GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dritan Agolli, 320 mln lekë Agron Papulit për makina elektrike

12:08 - 04/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Dritan Agolli, 320 mln lekë Agron Papulit për makina elektrike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i FSHZH, Dritan Agolli, ka shpenzuar 300 milionë lekë vetëm për makina elektrike. Agolli është denoncuar disa herë nga mediat për abuzimet që bënë me tenderët, të cilët kapin vlera marramendëse. Pak ditë më parë ai mbylli tenderin me objekt “Blerje automjetesh elektrike për nevoja të FSHZH-së”. Ky tender kap si fond  limit vlerën 25,867,478 lekë të reja. Prokurimi në fjalë është mbyllur pa garë dhe për këtë ka merituar “Flamurin e kuq”. Sipas të dhënave të Open Data Albania, FSHZH ka skualifikuar me justifikime të pabaza ofertën tjetër dhe ka lënë në garë vetëm firmën “C L A S S I C” shpk. E cila ka rrëmbyer fitoren dhe paratë pa u lodhur fare. Open Data thekson se kompania e Agron Papulit, që njihet si miku i Ramës, ka pasur edhe ofertën më të shtrenjtë.

Kështu, në tenderin e parë, për blerjen e makinave, Agolli ka shkelur dy rregullat kryesore të ligjit të prokurimeve. Çka ka bërë që 300 milionë nga taksat tona të fryjnë xhepin e Papulit.  Duke shtuar një tjetër tender në listën e aferave, Agolli vazhdon rrugën e abuzimeve pa u shqetësuar që ndodhet nën hetim nga SPAK-u. Ndërkohë, ajo që bie në sy është se me 300 milionë lekë do të blihen vetëm 5 automjete.

Tender për bateritë

Vetëm disa ditë më pas, Agolli hapi garën për lotin e dytë të këtij projekti. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje poste karikimi për automjete elektrike (Karikues AC)”. Vlera e tenderi  është 2,884,630 lekë të reja dhe fituese është shpallur firma “ALBA LIGHT” shpk.  Edhe këtë tender Agolli e ka mbyllur në shkelje të flagrante të ligjit. Sipas të dhënave, për këtë prokurim nuk është zhvilluar asnjë garë! “ALBA LIGHT” shpk ishte e vetmja firmë që ka paraqitur ofertë. Dhe në vend që të pezullonte garën sikur e kërkon ligji,  Agolli i ka falur 20  milionë lekë kompanisë së vetme.

Ndërkohë Agolli e ka lëvruar në total 320 milionë lekë që i duhen Fondit Shqiptar të Zhvillimit për makinat e punonjësve. Me Vitin e Ri iu duhen dhe mjete të reja, që t’iu vijnë ide të reja të zhvatin fondet.

Lexo edhe: Agolli gati për burg, firmos fshehurazi 200 mln lekë për 2 kontrata

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimbateriDritan AgolliFSHZHmakina elektriketender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Dikur e kishte “kunatë”, Beatrix nuk i ndahet vajzës së ministrit

Dikur e kishte “kunatë”, Beatrix nuk i ndahet vajzës së ministrit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com