GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Makinat luksoze zhdoganohen si mjete të dëmtuara/ Zbulohet dokumenti i një tjetër skandali të Gent Gazhelit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Makinat luksoze zhdoganohen si mjete të dëmtuara/ Zbulohet dokumenti i një tjetër skandali të Gent Gazhelit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas skandalit me emërimet në nepotike në Doganat Shqiptare, zbulohet një tjetër skandal ne institucion e drejtuar nga Genti Gazheli. Një hetim i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit në ministrinë e Drejtësisë në Doganën e Durrësit, ka zbuluar një skemë të mirëfilltë të shmangies së detyrimeve me zhdoganimin e makinave luksoze të cilat klasifikohen si të dëmtuara që në import. Gjithçka ndodh me bekimin e drejtorit të përgjithshëm të Doganave Genti Gazheli, i cili ligjëron praktikat korruptive të vartësve të tij të besuar. Dokumenti që News24 zotëron është i majit 2022, dhe është akti i konstatimit i drejtorisë antikorrupsion.

Aty janë analizuar 16 praktika zhdoganimi të mjeteve luksoze të dëmtuara, të cilat pasi riparohen në Shqipëri futen në qarkullim. Kështu një mjet luksoz ‘Mercedes Benz GLE’, i viti 2020, i cili referencën për pagimin e taksave e ka 58 mijë euro, është zhdoganuar me një referencë prej vetëm 11 mijë 793 euro. Antikorrupsioni i ministrisë së Drejtësisë konstaton se është shkelur urdhri i ministrit të Financave, i cili saktëson se transaksioni i paraqitur nuk mund të zbresë kurrë poshtë 40% të vlerës kur malli është i ri. Historia përsëritet me të tjera makina luksoze, që janë zhdoganuar shumë herë me pak se vlera e tyre reale.

Një ‘Mercedes Benz GLC’ i vitit 2017 është zhdoganuar për 3904 euro, ndërkohë që vlerën reale e ka 24 400 euro,. Një tjetër ‘Mercedez GLC’ po i vitit 2017, nga 31400 euro është zhdoganuar për 9400 euro. Kurse një ‘Mercedes GLE’ hybrid i vitit 2020 ka kaluar traun e doganës për 21 753 euro ndërkohë që referencë e kishte 61 800 euro. Në një praktikë tjetër një ‘Volkswagen passat’ i 2015 është zhdoganuar praktikisht falas, pasi vlera e referencës i ka dalë 2160 euro, nga mbi 10 mijë që e ka në të vërtetë.

Në fakt zhdoganimet e mjeteve nuk bëhen drejtpërdrejt nga dogana e Durrësit, aty thjesht kalon praktika. Zhdoganimi behët nga drejtoria qendrore e vlerës në Tiranë, e cila përpilon vlerën e zhdoganimit, vulos deklaratën doganore dhe i hap rrugë shlyerjes së detyrimeve. Hetimi zbulon po ashtu se njësia qendrore në tiranë nuk ka administruar foto të gjendjes reale të mjeteve luksoze në sheshin e trageteve në portin e Durrësit apo terminalin e kontejnerëve, por është mjaftuar me foton e internetit.

Në këtë mënyrë janë llogaritur edhe dëmet duke i zbritur referencën e zhdoganimit mjeteve luksoze. Në këtë mënyrë procedurat nuk janë bërë duke e bërë kontrollin fizik mjeteve luksoze, por thjesht duke u bazuar në fotot që gjenden në faqet e internetit të ankandeve. Në aktin e konstatimit të drejtorisë anti korrupsion thuhet shprehimisht se këto praktika pa foto ilustruese ngrenë dyshime nëse këto mjete kanë qenë realisht të dëmtuara dhe nëse po a është kjo shkalla reale e dëmtimit. Duke përmendur një rast zhdoganimi me këtë procedure pa foto reale, antikorrupisoni thotë së referenca e zhdoganimit të mjetit mjaft luksoz ‘Mercedes GLE’ i vitit 2021 ka zbritur nga 64 500 euro në 26 160 euro, shmangia e detyrimeve është mbi 8 mijë euro. E gjithë skema ka drejtim piramidal, ku nga baza në Durrës merret miratimi në qendër në Tiranë/ Ballkanweb/

 

 

Etiketa: documentdoganaGent GazheliKryesore1

Lajme të lidhura

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome
Aktualitet

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen
Aktualitet

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK
Aktualitet

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26
Para
Ekzekutimi i ish drejtorit të OST u porosit nga një grup kriminal, çfarë u gjet në banesën e vrasësit

Ekzekutimi i ish drejtorit të OST u porosit nga një grup kriminal, çfarë u gjet në banesën e vrasësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

10:44 - 21/10/26

Përballja mes Bayernit dhe Arsenalit është kryendeshja e mbrëmjes së kësaj të mërkure në Champions League. Skuadra londineze vjen në...

Lexo më shumë
Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com