GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Malaj: Koha për të krijuar një lëvizje të re përballë pushtetit absolut dhe të babëzitur të Ramës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Malaj: Koha për të krijuar një lëvizje të re përballë pushtetit absolut dhe të babëzitur të Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet brenda Partisë Socialiste, ku dy figura të rëndësishme të të majtës, Elisa Spiropali dhe Erion Braçe kanë dalë kundër liderit të PS, Edi Rama.

Me anë të një postimi në Facebook, Malaj hedh idenë e krijimit të një lëvizje të re politike ‘përballë pushtetit absolut dhe të babëzitur të rilindasve, që vetëm rilindje nuk janë’.

Komenti i plotë i Arben Malajt

Mirmëngjesi! Elisa duhet të sfidojë dhe të meritojë mbështetjen publike, të elektoratit gri dhe të të zhgënjyerve, të cilët protestojnë me mospjesëmarrje edhe në votime.

Por sidomos, Elisa duhet të fitojë shpresën dhe mbështetjen e socialistëve të vërtetë.

Kur analizojmë qëndrimin deri tani sfidues të Spiropalit, mund dhe duhet të mbajmë parasysh disa momente:

  1. Pas vitit 2005, PS-ja nuk është më partia për të cilën shumë socialistë, përfshirë edhe mua, u inspiruan dhe u bashkuan.

Nuk është më një parti e personaliteteve inspiruese si Dritëroi, Prof. Serveti, Nano dhe shumë personalitete të tjera.

PS-ja u krijua dhe arriti të jetë partia me demokraci të brendshme, ku nxitej dhe nuk dënohej mendimi ndryshe.

PS-ja kishte një proces përzgjedhës dhe promovues për mandatet e larta në politikë, në institucionet kushtetuese dhe në forumet partiake.

Pra, në këtë rast, Rilindja është një SHPK me pronar të vetëm dhe 100% të aksioneve,

ku ndalohet dhe dënohet mendimi ndryshe dhe

ku po vërtetohet se lakmia për pasurim kriminal ka infektuar rrënjët e saj.

Atëherë edhe Elisa, Erioni dhe kushdo tjetër politikan atdhedashës,

ka të drejtë të inspirohet dhe të veprojë pa frikë, i udhëhequr edhe nga integriteti i Churchill-it kur deklaronte: “Për parimet i ndryshoj partitë, por për partitë nuk i ndryshoj parimet.”

E dyta, ka një fushatë të mirëdirigjuar për ta goditur Elisën që në hapat e para që të tërhiqet.

Unë besoj dhe inspiroj që të kemi sa më shumë zëra alternative deri edhe  kundërshtues edhe brenda Rilindjes.

Aq më tepër që PS-ja është duke u tkurrur nga keqqeverisja e vendit, për shkak të korrupsionit dhe sidomos nga kapja e shtetit.

Përballë këtyre sulmeve të divizioneve digjitale shpifëse të patronazhistëve nepotikë, të sponsorizuar edhe nga krimi, për Elisën, Erionin  për mua në konkurrimin si i pavarur për kryetar bashkie në Vlorë, vlen shumë shprehja e Gëtes:

“Ke humbur pasurinë?

Ke humbur pak.

Ke humbur nderin?

Ke humbur shumë.

Ke humbur guximin? Atëherë më mirë të mos kesh lindur fare!”

Elisa duhet të vlerësojë rëndësinë e momentit.

Nëse inspirohet nga modeli hungarez, duhet kujtuar se Orbán u mund duke i dalë përballë, jo nga brenda, sepse sipas Senekës: “Nuk ka skllavëri më të turpshme se ajo e vullnetshmja.”

Rilindasit nuk duan të nxitojnë ta përjashtojnë Elisën vetëm për një qëllim:

T’i lënë sa më pak kohë të organizohet për një alternativë të re politike përballë Ramës.

Momenti, qartësia, vendosmëria, aftësia inspiruese dhe sfiduese

janë kolonat ku Elisa, por jo vetëm Elisa, mund të nisë një lëvizje të re politike përballë pushtetit absolut dhe të babëzitur të rilindasve, që vetëm rilindje nuk janë.

Sepse rilindasit e vërtetë vunë veten e tyre në shërbim të Shqipërisë, ndërsa këta po e shfrytëzojnë papërgjegjshmërisht vendin përmes një pushteti absolut që korrupton në mënyrë absolute.

Një apel për socialistët rilindas që u verbuan nga pasurimi i shpejtë deri dhe kriminal, vjen nga  pastori gjerman Martin Niemöller kur apelonte:

“Kur erdhën për komunistët, unë nuk fola, sepse nuk isha komunist.

Kur erdhën për socialistët, unë nuk fola, sepse nuk isha socialist.

Kur erdhën për sindikalistët, unë nuk fola, sepse nuk isha sindikalist.

Kur erdhën për hebrenjtë, unë nuk fola, sepse nuk isha hebre.

Kur erdhën për mua, nuk kishte mbetur më askush të fliste.”

Ky do te jete fati I deputeteve qe vetë shërbejnë,

jo si deputet te votuesve

por si skllevër vullnetarë te kryetarit të partisë.

Ditë të mbarë!

 

Etiketa: Kryesore1levizjeMalajRama

Lajme të lidhura

Kryemadhi: Berisha i ka thënë Bashës ‘mos e kundërshtoni Dumanin për kryetar të SPAK sepse’…
Aktualitet

Kryemadhi: Berisha i ka thënë Bashës ‘mos e kundërshtoni Dumanin për kryetar të SPAK sepse’…

08:52 - 01/05/26
EUROSTAT: Shqipëria sërish e fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin për frymë
Aktualitet

39% e punonjësve shqiptarë nuk shtyjnë dot as muajin, rekord në Europë

08:16 - 01/05/26
“PD, pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidimi, reagon Ervin Salianji
Breaking Views

“PD, pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidimi, reagon Ervin Salianji

22:55 - 30/04/26
Para
Zjarr në një varrezë automjetesh në Shkodër, digjen tre makina dhe një zyrë pune

Sërish zjarr në Tiranë! Përfshihet nga flakët pallati pranë burgut 313, zjarrfikëset në vendngjarje

Discussion about this post

TË FUNDIT

BE pezullon fondet për Serbinë, Marta Kos: Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë
Botë

BE pezullon fondet për Serbinë, Marta Kos: Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë

09:34 - 01/05/26

Bashkimi Evropian ka vendosur të ndalojë përkohësisht disbursimin e fondeve për Serbinë në kuadër të Planit Evropian të Zhvillimit, për...

Lexo më shumë
Izraeli dhe Palestina shkaktojnë tension në kongresin e FIFA-s: refuzohet shtrëngimi i duarve

Izraeli dhe Palestina shkaktojnë tension në kongresin e FIFA-s: refuzohet shtrëngimi i duarve

09:19 - 01/05/26
Protestë për 1 Majin në Prishtinë, sindikatat dalin në mbështetje të punëtorëve

Protestë për 1 Majin në Prishtinë, sindikatat dalin në mbështetje të punëtorëve

08:56 - 01/05/26
Kryemadhi: Berisha i ka thënë Bashës ‘mos e kundërshtoni Dumanin për kryetar të SPAK sepse’…

Kryemadhi: Berisha i ka thënë Bashës ‘mos e kundërshtoni Dumanin për kryetar të SPAK sepse’…

08:52 - 01/05/26
EUROSTAT: Shqipëria sërish e fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin për frymë

39% e punonjësve shqiptarë nuk shtyjnë dot as muajin, rekord në Europë

08:16 - 01/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com