GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Malaj: Edi Rama s’duhej të përfshihej në zgjedhje, janë vendore

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Malaj: Edi Rama s’duhej të përfshihej në zgjedhje, janë vendore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në emisionin “Frontline” në “News24” eksperti, Arben Malaj komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur tek zgjedhjet lokale të 14 majit.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, ish-ministri foli edhe për premtimet, duke i cilësuar ato si një inflacion elektoral.

Gjithashtu ai theksoi se kryeministri Edi Rama nuk duhet të ishte përfshirë, pasi janë zgjedhje që duhet të dominohen nga kandidatët dhe jo nga qeveria apo opozita.

“Është diçka që nuk ndodh në vendet me demokraci të konsoliduar  Këto duhet të dominohen nga kandidatët dhe jo nga qeveria po opozita. Pra këto premtimeve që janë bërë nuk ndikojnë mirë në demokracinë e një vendi. Votuesit e tyre nuk janë aq naivë sa ata i mendojnë, dhe që mund të arrijnë t’i mashtrojnë nëpërmjet premtimeve të tyre”, tha Malaj,.

Pjesë nga biseda në studio:

Premtimet lidhur me zgjedhjet e 14 majit?

Arben Malaj: Është inflacion elektoral. Në shumë vende të BE, transporti falas është aplikuar. Nëse thuhet që shërbimi urban do të jetë falas, kjo do të ketë edhe kosto. Një propozim ishte që ta bënte në mënyrë graduale. Por nëse thuhet premtim falas dhe nuk argumentohen burim, kjo lë për të dëshiruar. Tani vijmë tek pjesa e qeverisë, kemi një strategji ku shkon Shqipëria deri në vitin 2030. Të rriten pagat dhe pensionet është e domosdoshme sepse është rritur pabarazia. Inflacioni i ushqimor që prek pensionistët apo pagat më ulëta është 28 %. Ndaj dhe BB ka thënë që sistemi i mbrojtjes sociale është i mangët. Këtu është thelluar më shumë pabarazia.

Edhe në kohë krizash të pasurit bëhen më të pasur dhe të varfrit më të varfër. Pra rritja pagave duhet të bëhet për të ulur varfërinë. Kur varfëria ulet dhe ndalet thellimi i pabarazisë shoqëria bëhet më solidare dhe ka një qeverisje më efikase. Dhe mbi të gjitha qeveria duhet të dalë me shifra lidhur me rritjen e pagave. Në këtë rast qeveria nuk tregon as faturë dhe as burime. Rritja e pagave pa rritur produktivitetin nesër mund të kthehet në një kosto për Shqipërinë.

Bonus për pensionistët?

Arben Malaj: Taksa duhet të ishte pjesë e buxhetit dhe ne duhet të dimë se sa para do të marrim nga taksat. Pra duhet të ketë një buxhet afatmesëm dhe pas kësaj ka një buxhet vjetor, dhe nëse nuk i kemi këto, çfarë mund të pritet?

Kryeministri duke lozur me fjalën kinezeri e ka vënë në një pozitë të vështirë KQZ, sepse loja me fjalët, kur një gjë ndalet për zgjedhjet e përgjithshme, ndalohet 10 herë për ato vendore. Nuk duhet të kishte fare ndërhyrje të kryeministrit në fushatë, shihet si keqpërdorim.

Etiketa: fushataMalajRama

Lajme të lidhura

Emigranti nga Greqia: Ndihem mëkatar, kam votuar dy regjime të ndyra
Aktualitet

Emigranti nga Greqia: Ndihem mëkatar, kam votuar dy regjime të ndyra

21:32 - 14/08/26
Rrogozhina sërish në protestë kundër bashkimit me Kavajën: Kjo është shtëpia jonë
Aktualitet

Rrogozhina sërish në protestë kundër bashkimit me Kavajën: Kjo është shtëpia jonë

21:25 - 14/08/26
Emigranti i drejtohet Ramës: Me kë e ke kontratën? Populli të do në qeli
Aktualitet

Emigranti i drejtohet Ramës: Me kë e ke kontratën? Populli të do në qeli

21:17 - 14/08/26
Para
Berisha thirrje emigrantëve nga Kukësi: Ejani votoni ndryshimin

Berisha thirrje emigrantëve nga Kukësi: Ejani votoni ndryshimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emigranti nga Greqia: Ndihem mëkatar, kam votuar dy regjime të ndyra
Aktualitet

Emigranti nga Greqia: Ndihem mëkatar, kam votuar dy regjime të ndyra

21:32 - 14/08/26

Një emigrant shqiptar që jeton dhe punon prej më shumë se 30 vitesh në Greqi iu bashkua protestës para Kryeministrisë....

Lexo më shumë
Rrogozhina sërish në protestë kundër bashkimit me Kavajën: Kjo është shtëpia jonë

Rrogozhina sërish në protestë kundër bashkimit me Kavajën: Kjo është shtëpia jonë

21:25 - 14/08/26
Emigranti i drejtohet Ramës: Me kë e ke kontratën? Populli të do në qeli

Emigranti i drejtohet Ramës: Me kë e ke kontratën? Populli të do në qeli

21:17 - 14/08/26
Politologia nga diaspora rrëfen dramën: Mamaja erdhi për pushime por u sëmur, urgjenca nuk i përgjigjej

Politologia nga diaspora rrëfen dramën: Mamaja erdhi për pushime por u sëmur, urgjenca nuk i përgjigjej

21:07 - 14/08/26
Protesta e 76-të, e reja nga diaspora: “Nuk dua një Shqipëri që i detyron fëmijët të ikin”

Protesta e 76-të, e reja nga diaspora: “Nuk dua një Shqipëri që i detyron fëmijët të ikin”

21:02 - 14/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com