GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Malaj sulmon Ramën: Protestat nuk e pengojnë integrimin në BE, por arroganca jote nxit pakënaqësi

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Arben Malaj: Rama po nxit urrejtjen politike midis shqiptarëve, e ka përcaktuar vetë fundin e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama, teksa është shprehur se protestat e studentëve dhe qytetarëve nuk janë pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas tij, disa nga qëndrimet dhe argumentet që përdoren kundër protestuesve synojnë të dobësojnë lëvizjen e tyre dhe të shmangin vëmendjen nga kërkesat që kanë ngritur.

Malaj theksoi se çdo qytetar ka të drejtë të protestojë, ndërsa u shpreh se brezat e rinj kanë ambicie dhe pritshmëri më të larta për të ardhmen, si dhe kërkojnë kushte më të mira jetese.

“Gjenerata Z është e vërtetë që ka pretendime të tjera. Patjetër, sepse një shoqëri ka gjithmonë ambicie më të mëdha sesa e kaluara e saj. Por, t’i paragjykosh pse protestojnë për një jetë më të mirë është e pabesueshme. Po përmendim teorinë që në 1997 ne e penguam Bashkimin Europian. Por, procesi i Bashkimit Europian filloi pas samitit të Zagrebit dhe të Selanikut, në vitin 2003, dhe marrëveshja e parë e Stabilizim-Asocimit është firmosur nga qeveria jonë në 2003, ka përfunduar në 2005 dhe ka hyrë në fuqi në 2006, kur ka ardhur Partia Demokratike. Nuk janë protestat që e lënë Shqipërinë jashtë BE-së”, deklaroi Malaj.

Ish-ministri kritikoi gjithashtu qëndrimin e kryeministrit Rama, i cili, sipas tij, e ka paraqitur veten si garant të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Malaj shtoi se edhe vetë BE-ja e ka kundërshtuar në mënyrë diplomatike.

“Teoria që përdori Rama që vetëm me mua shkohet në BE, u atakua në mënyrë diplomatike nga vetë Bashkimi Europian”, theksoi ai.

Duke u ndalur te protestat, ish-ministri tha se studentët dhe qytetarët kanë një kërkesë të qartë politike, dorëheqjen e kryeministrit, dhe se askush nuk duhet t’ua mohojë të drejtën për ta kërkuar atë.

“Po ngrihen disa teza për ta denatyruar protestën. Protesta në thelb nuk kërkon të negociojë për karrigen, është e qartë në kërkesën e tyre politike dhe kanë të drejtën e tyre ta kërkojnë: kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Dhe kjo gjë duket më qartë në të gjitha gazetat ndërkombëtare. Rallëherë ndodh të jenë kaq të sinkronizuara në komentet që bëjnë. Ato thonë: ‘studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit për shkak të korrupsionit dhe për shkak të varfërisë’”, u shpreh Malaj.

Ai kritikoi edhe pretendimet për ndikime të huaja në protesta, duke theksuar se institucionet shtetërore kanë përgjegjësinë të hetojnë çdo rast të mundshëm ndërhyrjeje, në vend që të fajësojnë të gjithë pjesëmarrësit.

“Tani, diku u tha për iranianët, diku për turqit, diku forcat e errëta. Pse, nuk e dimë ne se Shqipëria ka vende që nuk e duan zhvillimin e saj? Po ç’është ky justifikim? Shteti, me gjithë këto struktura, duhet të parandalojë, jo të justifikohet. Nëqoftëse ka infiltrime, gjeje, çoje në burg. Por të thuash se e gjithë protesta është e iniciuar nga ata që s’e duan Shqipërinë dhe po e dëmton Shqipërinë, nuk ka të bëjë thjesht me fuqinë e atyre, ka të bëjë me dështimin e vendit tënd”, deklaroi ish-ministri.

Sipas Malajt, disa nga tezat që qarkullojnë për protestat janë të pabazuara dhe synojnë të ndikojnë negativisht te protestuesit. Ai shprehu bindjen se lëvizja do të vazhdojë, por theksoi nevojën që organizatorët të krijojnë një strukturë dhe një program të qartë politik.

“Kështu që, disa teza që hidhen për të vrarë shpirtërisht protestuesit janë tërësisht demagogjike dhe pa asnjë bazë logjike. Në këtë aspekt, unë mendoj që protesta do vazhdojë. Uroj që të organizohen sa më parë sepse po vijnë zgjedhjet e pushtetit vendor që do të jenë një test. Duhet të kenë program politik, duhet të kenë ekip, duhet të kenë strategji derë më derë”, theksoi ai.

Malaj vlerësoi pjesëmarrjen e qytetarëve në protesta, duke theksuar se mobilizimi i tyre ka ndryshuar perceptimin për reagimin qytetar në Shqipëri. Ai e lidhi zhvillimin e protestave edhe me mënyrën e komunikimit dhe qëndrimin e kryeministrit Rama.

“Por, është protesta që i ka bërë krenarë shqiptarët. Shqiptarët ishin klasifikuar si komb që nuk protestonin asnjëherë. Në protestë ka ndikuar edhe arroganca e Edi Ramës”, përfundoi Arben Malaj.

Etiketa: MalajprotestaRama

Lajme të lidhura

Ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave
Aktualitet

Ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave

09:10 - 28/10/26
Studentët i kërkojnë dorëheqje të panegociueshme, Rama përsërit ftesën për dialog
Aktualitet

Studentët i kërkojnë dorëheqje të panegociueshme, Rama përsërit ftesën për dialog

08:52 - 28/10/26
Hoxha: Vuçiç humbi dhe vajti në shtëpi, por Rama t’i bëjë llogaritë mire se po kalon çdo masë!
Aktualitet

Hoxha: Vuçiç humbi dhe vajti në shtëpi, por Rama t’i bëjë llogaritë mire se po kalon çdo masë!

07:51 - 28/10/26
Para
Studentët i kërkojnë dorëheqje të panegociueshme, Rama përsërit ftesën për dialog

Studentët i kërkojnë dorëheqje të panegociueshme, Rama përsërit ftesën për dialog

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave
Aktualitet

Ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave

09:10 - 28/10/26

Në një sallë të mbushur plot me punonjës të Policisë së Shtetit më 19 tetor, kryeministri Edi Rama e ndau...

Lexo më shumë
Studentët i kërkojnë dorëheqje të panegociueshme, Rama përsërit ftesën për dialog

Studentët i kërkojnë dorëheqje të panegociueshme, Rama përsërit ftesën për dialog

08:52 - 28/10/26
Arben Malaj: Rama po nxit urrejtjen politike midis shqiptarëve, e ka përcaktuar vetë fundin e tij

Malaj sulmon Ramën: Protestat nuk e pengojnë integrimin në BE, por arroganca jote nxit pakënaqësi

08:34 - 28/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 28 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:01 - 28/10/26
Hoxha: Vuçiç humbi dhe vajti në shtëpi, por Rama t’i bëjë llogaritë mire se po kalon çdo masë!

Hoxha: Vuçiç humbi dhe vajti në shtëpi, por Rama t’i bëjë llogaritë mire se po kalon çdo masë!

07:51 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com