GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Malaj tregon bisedën me deputetin socialist: Në PS ka filluar ‘lufta’ mes klaneve

16:21 - 28/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Malaj tregon bisedën me deputetin socialist: Në PS ka filluar ‘lufta’ mes klaneve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Financave dhe deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, ka analizuar situatën politike dhe luftën e  brendshme mes klaneve të PS-së në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Malaj tha se në PS po shikohet një përplasje e pashmangshme mes klaneve të ndryshme, duke i bërë thirrje partisë të reflektojë mbi listat e mbyllura të kandidatëve.

“Ata që janë në listat e mbyllura të PS janë anëtarë të qeverisë pa kontribute politike. Këto janë zgjedhje të Ramës,” deklaroi ai.

Ish-ministri theksoi se marrja e një mandati politik pa një njohuri të mirë për partinë nuk është e shëndetshme. Ai citoi një koleg deputet të PS-së, i cili i kishte thënë se pritej të ndodhte një luftë grupesh brenda partisë.

“Ata që janë në listën e sigurt kanë filluar që, pasi janë siguruar vetë, të sulmojnë mbështetjen e të vjetërve,” tha Malaj në News 24.

Malaj, shprehu shqetësimin e tij në lidhje me vendimin e papritur të qeverisë për ndërtimin e një ndërmarrjeje për prodhimin e armëve luftarake në Shkozë të Tiranës.

Duke u rikthyer në periudhën kur ai ishte ministër, ai kujtoi se kishte propozuar që ndërtesa të shfrytëzohej me koncesion për një periudhë të caktuar, duke theksuar se ajo kishte një funksion publik.

“Kjo godinë i shërben një funksioni të mirë publik dhe nuk duhet të rrezikohet nga projekte të tjera,” tha ai. Ai gjithashtu theksoi se çdo vendim duhet të kalojë nga pushteti vendor, duke u shprehur se nuk e dinte nëse miratimi ishte dhënë nga zyrtarët përkatës.

Malaj shprehu shqetësimin se ky rast mund të përputhet me stilin e qeverisjes së Putinit, ku pushteti vendor kontrollohet nga një lider. “Nuk është e pranueshme që kryeministri të kthehet në kryetar të bashkisë,” theksoi ai.

Ai theksoi se rreziku për jetën e banorëve është i lartë dhe se Shqipëria ka shumë mundësi për ndërtimin e objekteve të tjera që nuk paraqesin kërcënim.

“Standardi ndërkombëtar kërkon qëndrimin e komunitetit. Nëse injorojmë shqetësimet e qytetarëve, rreziku do të mbetet i lartë,” përfundoi Malaj, duke kërkuar që zëri i shoqërisë civile dhe ekspertëve të merret parasysh.

“Këtë ndërtesë ia kam dhënë medias kur isha ministër i Ekonomisë që media të zhvillohej dhe jo t’i bëhej presion. E kemi dhënë me koncesion. Objekti është me funksion publik dhe s’duhet rrezikuar nga projektet e tjera.

E dyta, çdo vendim që merret duhet të kalojë patjetër në pushtetin vendor, nuk është me dëshirë. Këshilli bashkiak, Bashkia nuk ka dhënë miratimin për këtë projekt.

Po lexoja një profil të Putinit, nga një njeri që do të shpëtonte Rusinë, në autokrat. Dhe një nga tiparet dalluese ishte marrja e kompetencave të pushtetit vendor. Nuk është vetëm faji i Ramës, por edhe i atyre që marrin pagat nga taksat, që të bëjnë memon, është e ndaluar që kryeministri të kthehet edhe kryetar i bashkisë. Nuk mund të shkohet në bashki, e thërret në bashki kryetarin ose bën videocall. Kur ka ndërtime me risk të lartë, vendimtar duhet të jetë komuniteti.

Shqipëria ka plot godina të tjera për të zhvilluar industrinë e luftës. Nëse injorojmë shqetësimin e qytetarëve, nëse nuk do të marrim parasysh qëndrimet zyrtare dhe publike, risku do të mbetet i lartë. E gjitha ka të bëjë me pasigurinë për jetën. Problemet e shpërthimit në uzinat e armatimit janë bërë shqetësuese edhe në vende të tjera”, u shpreh ai.

Etiketa: klaneMalaj

Lajme të lidhura

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë
Aktualitet

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

08:20 - 21/02/26
Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen
Aktualitet

Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen

07:52 - 21/02/26
Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
Para
Skandali me mishin me salmonelë, Këlliçi i bën thirrje ministres t’u përgjigjet qytetarëve

Skandali me mishin me salmonelë, Këlliçi i bën thirrje ministres t'u përgjigjet qytetarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë
Aktualitet

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

08:20 - 21/02/26

Policia shqiptare të premten përdori topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestat e reja kundër korrupsionit nga demonstruesit...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:09 - 21/02/26
Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen

Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen

07:52 - 21/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Shkurt 2026

07:35 - 21/02/26
Parashikimi i motit, e premte, 14 shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 21 Shkurt 2026

07:33 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com