Humb jetën një turist malazez teksa ishte duke u transportuar me autoambulancë në spital.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Lëpushë, Malësi e Madhe ku një grup turistësh malazeze kërkuan ndihmë pasi shoku i tyre nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore.
Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe së bashku me ekipin e urgjencës kanë transportuar për në spital me autoambulancë 71-vjeçarin por fatkeqësisht nuk ia doli dot.
Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Njoftimi i policise:
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në fshatin Lëpushë, një grup turistësh malazezë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi një shoku i tyre, shtetasi M. N., nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë së bashku me ekipin e urgjencës dhe kanë transportuar për në Spital me autoambulancë shtetasin M. N., për ndihmë mjekësore. Shtetasi M. N., 71 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në Spital.
Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Discussion about this post