GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Mali i Zi, dështon përpjekja për formimin e Qeverisë së re

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Si nata me ditën”, deputeti i PD reagon pas deklaratës së Abazoviç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shumica parlamentare e përbërë nga Fronti Demokratik pro-rus, Demokratët dhe Lëvizja URA e Dritan Abazoviçit nuk ka arritur një marrëveshje për formimin e një qeverie të re, të udhëhequr nga Miograd Llekiq.

Pas një takimi me përfaqësuesit e shumicës parlamentare më 4 janar, Llekiç njoftoi se nuk do të ketë ekzekutiv të ri.

“Kam thënë se ose do të ketë një qeveri serioze, ose nuk do të ketë fare. Nuk do të ketë Qeveri dhe le t’ua lëmë qytetarëve që ta interpretojnë vetë se kush ishte serioz”, tha Llekiç pas takimit, ku pritej të vendosej për Qeverinë e re dhe datën e seancës plenare për zgjedhjen e ekzekutivit.

Paraprakisht, Llekiç kishte njoftuar se Qeveria e re do të formohej më 20 janar.

Më 29 dhjetor, shumica parlamentare i dha Miograd Llekiçit mandatin që të formojë Qeverinë e re, bazuar në ndryshimet kundërthënëse në Ligjin për presidentin.

Sipas këtij ligji, shumica parlamentare tentoi që të merrte kompetencat e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, sepse ai refuzoi që të mandatonte Llekçin për formimin e ekzekutivit të ri.

Partnerët ndërkombëtarë, posaçërisht Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, vazhdimisht i kanë bërë thirrje shumicës parlamentare që të mos tentojë të formojë Qeverinë e re bazuar në Ligjin për presidentin, duke paralajmëruar se një ekzekutiv i tillë do të kishte legjitimitet të kontestueshëm.

Pavarësisht kësaj, Miograd Llekiç, insistoi në formimin e Qeverisë.

Një prej liderëve të Frontit Demokratik, Andrija Mandiç, tha pas takimit të 4 janarit se partitë që janë pjesë e Qeverisë aktuale teknike të Dritan Abazoviqit, nuk kanë paraqitur nënshkrimet për seancën e paraparë plenare, ku do të zgjidhej Qeveria dhe kreu i ri i Parlamentit.

“Ne nuk patëm sukses në atë që nisëm më 1 shtator [pas zgjedhjeve të vitit 2020]. Më vjen keq të them se ne kemi investuar shuamë energji në arritjen e një marrëveshjeje”, tha Mandiç.

Ai tha se kryetarja e Parlamentit të Danjiela Gjuroviç, dhe presidenti i shtetit, Millo Gjukanoviç, duhet të pajtohen për të thirrur zgjedhje të reja presidenciale dhe parlamentare.

Mandati i Gjukanoviçit mbaron në pranverën e këtij viti.

Në shtator, partitë e shumicës parlamentare refuzuan nismën e presidentit Gjukanoviç për të shpërndarë Parlamentin dhe për të thirrur zgjedhje të reja, me qëllim që të formohej ekzekutivi i ri.

Qeveria e Dritan Abazoviçit është me mandat teknik që nga gushti i vitit të kaluar, pasi ekzekutivit iu votua mocioni i mosbesimit në Parlament. Mocioni u nxit pas nënshkrimit të Marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse Serbe. Qeveria kontrollohet nga partia e Abazoviqit dhe Vlladimir Jokoviçit, i cili ka vetëm nëntë deputetë në Parlament. Në ekzekutiv po ashtu janë edhe disa parti të minoriteteve.

Shumica parlamentare përbëhet nga partitë që fituan në zgjedhjet e vitit 2020, që mposhtën partinë e Gjukanoviqit, duke e dërguar në opozitë pas tri dekadash. Qeveria e parë e Zdravko Krivokapiçit punoi për 14 muaj, dhe më pas drejtimin e ekzekutivit e mori Abazoviç, që qeverisi për mbi tre muaj para se të ngrihej mocioni i mosbesimit në Parlament.

– REL – 

Etiketa: Mali i Ziqeveri e re

Lajme të lidhura

Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët
Kosovë & Rajon

Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët

11:29 - 10/09/26
“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”
Kosovë & Rajon

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit po shkon drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26
Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!
Aktualitet

Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!

16:49 - 09/09/26
Para
Pandemia, ja sa qytetarë rezultojnë të infektuar në 24 orët e fundit

6 raste të reja me Covid, në 24 orët e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë
Sport

Champions League rikthehet me duele të forta, Bayern nis rrugëtimin ndaj Bodo Glimt

14:44 - 10/09/26

Bayern Munich, një prej pretendentëve për fitimin e Champions League, nis sonte në orën 21:00 aventurën në sezonin e ri...

Lexo më shumë
Ditë e keqe për kuqezinjtë U19, Moldavia mposht 0-1 Shqipërinë në Tiranë

Dy ndeshje brenda tre ditësh, FSHF zyrtarizon miqësoret e Shqipërisë

14:25 - 10/09/26
Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

14:08 - 10/09/26
Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën

Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën

14:01 - 10/09/26
SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

Kërkuan takim me Veliajn në paraburgim, SPAK refuzon kërkesën e avokatëve të huaj

13:41 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com