GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Mali i Zi paralizohet nga sulmet kibernetike, hakerat bllokojnë kompjuterat e selisë që qeverisë

17:50 - 12/09/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Mali i Zi paralizohet nga sulmet kibernetike, hakerat bllokojnë kompjuterat e selisë që qeverisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një sulm masiv dhe i vazhdueshëm kibernetik në Mal të Zi, për të cilin zyrtarët fajësojnë hakerët pro-rusë dhe Moskën, është cilësuar nga ekspertët si i paprecedentë në intensitetin dhe shtrirjen e tij. Ai ka dëmtuar platformat e qeverisë në internet dhe vuri në rrezikshmëri të lartë infrastrukturën jetike të Malit të Zi. Goditja ishte në vazhdën e një numri incidentesh kibernetike që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës në shkurt.

Në selinë e qeverisë së Malit të Zi, një vend anëtar i NATO-s, kompjuterët e tavolinës janë të mbyllur, interneti mungon dhe faqet e agjencive shtetërore janë të çaktivizuar.

Ndërprerja vjen në mes të një sulmi masiv kibernetik kundër shtetit të vogël ballkanik, për të cilin zyrtarët thonë se ka shenjat dalluese të hakerëve pro-rusë dhe shërbimeve të sigurisë së Moskës.

Sulmi i koordinuar filloi rreth datës 20 gusht dhe ka dëmtuar platformat e qeverisë në internet, si edhe ka vënë në rrezikshmëri të lartë infrastrukturën jetike, përfshirë sistemin bankar, furnizimin me ujë dhe energjinë elektrike.

Që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës në shkurt, hakerët kanë vënë në shënjestër disa vende të tjera evropiane, kryesisht anëtarë të NATO-s.

I ulur në tryezën e tij në kryeqytetin Podgoricë, përpara një ekrani kompjuteri të fikur, Ministri i Mbrojtjes Rasko Konjeviç thotë se zyrtarët e qeverisë janë këshilluar të shkëputen nga linja për arsye sigurie.

“Kemi rreth 20 ditë që përballemi me sfida serioze për shkak të sulmit kibernetik dhe i gjithë sistemi shtetëror, sistemi i administratës shtetërore dhe sistemi i shërbimeve ndaj qytetarëve po funksionojnë në një nivel mjaft të kufizuar”, thotë ai.

Ekspertët, duke përfshirë një ekip hetuesish të Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA, po përpiqen të gjejnë përgjegjësit për sulmin “brutal”, shton ai.

“A ka një sfond politik pas këtij sulmi? Personalisht, unë mendoj se po” vazhdon ministri.

Zyrtarët e qeverisë së Malit të Zi besojnë se sulmi ka të ngjarë të jetë kryer nga një bandë hakerësh e lidhur me Rusinë.

Banda kibernetike rusisht-folëse mori përgjegjësinë për të paktën një pjesë të sulmit, duke infektuar shërbimet e qeverisë në internet me një virus të njohur si Kuba.

Ajo funksionon në përgjithësi pa u penguar nga Kremlini, për sa kohë që nuk sulmon vendet mike të Rusisë.

Megjithatë agjencia e Malit të Zi për Sigurinë Kombëtare, fajësoi drejtpërdrejt Rusinë për sulmin.

“Nga intensiteti i sulmit, nga mënyra se si u godit Ministria e Mbrojtjes, dyshimet se një palë e tretë (shtet) mund të jetë pas tij, janë mëse të arsyeshme”, thotë ministri Konjeviç.

Mali i Zi, që dikur konsiderohej një aleat i fortë rus, iu bashkua NATO-s në vitin 2017, pavarësisht kundërshtimit të Kremlinit.

Ai i është bashkuar gjithashtu sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.
Mali i Zi aktualisht drejtohet nga qeveria e përkohshme e drejtuar nga Dritan Abazoviç, e cila ka humbur mbështetjen parlamentare për shkak të marrëveshjeve dhe bashkëpunimit të kryeministrit me Serbinë dhe Kishën Ortodokse Serbe.
Vendi është thellësisht i ndarë midis atyre që po kërkojnë rivendosjen e lidhjeve të ngushta me Serbinë dhe Rusinë, dhe atyre që janë në favor të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Megjithëse lufta me armë zjarri dhe bomba po zhvillohet në Ukrainë, analisti politik Zlatko Vujoviç beson se ajo që po ndodh në Mal të Zi është “diçka e ngjashme “.

“Nuk ka bomba, por ka një tension të madh, një konflikt të madh hibrid, në të cilin janë të ndërlidhura interesat e Rusisë dhe shërbimeve të saj të zbulimit dhe atyre serbe,” shpjegon ai.

Edhe vende të tjera të Evropës Lindore që konsiderohen si armiq të Rusisë kohët e fundit kanë pësuar sulme kibernetike.

Objektivat kanë përfshirë rrjete në Moldavi, Slloveni, Bullgari, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.

Javën e kaluar, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dëboi diplomatët e saj pas një sulmi kibernetik në korrik për të cilin fajësoi Republikën Islamike./ VOA

 

Lajme të lidhura

Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE
Kosovë & Rajon

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Para
Hotelieri grek e mbyti me litar, ja veprimet e fundit të biznesmenit shqiptar (FOTO)

Hotelieri grek e mbyti me litar, ja veprimet e fundit të biznesmenit shqiptar (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com