GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Mali i Zi, serbët protestojnë kundër formimit të qeverisë së re

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Mali i Zi, serbët protestojnë kundër formimit të qeverisë së re
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qytetarët serbë protestuan të mërkurën në Podgoricë dhe disa komuna të tjera të Malit të Zi kundër formimit të qeverisë së re nga udhëheqësi pro-perëndimor Milojko Spajiç, i cili mori miratimin e presidentit për të formuar një koalicion qeverisës.

Kryetari i Lëvizjes “Evropa Tani”, Milojko Spajiç ka thënë se në qeverinë e re nuk do të ketë përfaqësues të partive politike pro-serbe dhe pro-ruse.

Protestuesit bllokuan rrethrrotullimin në lagjen Zlatica që lidhet me autostraden kryesore të Malit të Zi. Ata mbanin flamuj ku dominonin simbolet serbe, ndërsa brohorisnin “tradhtia nuk falet”.

Policia tha se organizatorët e protestës nuk kishin marrë leje pranë organeve përkatëse dhe se gjithçka po vëzhgohet e madje po bëhen edhe filmime. Ndërkohë, banorët e bllokuar nga protesta e qytetarëve serbë kanë shprehur zemërimin e tyre.

Protesta e qytetarëve serbë në Malin e Zi vjen pas deklaratave të zyrtarëve në Beograd lidhur me mospërfaqësimin në qeverinë e re të partive pro-ruse dhe pro-serbe, të cilat fituan 13 vende në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi.

Udhëheqësi pro-perëndimor, Milojko Spajiç, i cili ka zhvilluar bisedime me partitë që kanë fituar vende në parlament, tha se lista “Europa Tani” ka marrë mbështetjen e nevojshme për formimin e qeverisë së re në vend.

“Koalicioni do të formojë një qeveri të përbashkët që do të përmbushë të gjitha programet e premtuara gjatë fushatës zgjedhore”, tha zoti Spajiç për mediat në Malin e Zi. Ai tha se partitë pro-serbe dhe pro-ruse nuk do të jenë pjesë e qeverisë, pasi siç u shpreh ai, nuk gëzojnë besimin e duhur.

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje partive politike në Mal të Zi që të formojnë sa më shpejt parlamentin dhe qeverinë e re, me synimin për të përshpejtuar reformat e duhura drejt Bashkimit Evropian.

Lëvizja “Evropa Tani” e formuar një vit më parë, fitoi 24 vende në parlament në zgjedhjet e mbajtura më 11 qershor. Pas saj rënditet koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve, e ish-Presidentit Milo Gjukanoviq./VOA

Etiketa: Mali i Ziserbet e malit te zi

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Skandal, shkopi në zyrën e Ramës kushton 11 mijë dollarë

Skandal, shkopi në zyrën e Ramës kushton 11 mijë dollarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com