Një aksident ka ndodhur pak më parë në Maliq. Policia njofton se një 22-vjeçar, ka përplasur një të mitur vetëm 8 vjeç. Si pasojë e përplasjes, i mituri është në spital ku po merr ndihmën mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 20:20, në fshatit Vreshtas, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin J. G., 22 vjeç, ka përplasur një të mitur, 8 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
gijotina.com/
Discussion about this post