GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Maliqi: Mandatin e tretë në Berat e humbëm për shkak të Eno Bozdos, të fut thikën pas shpine!

17:18 - 25/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Maliqi nga KQZ: Më kanë vjedhur votat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti Lefter Maliqi zbulon se do të nisë një tur falenderimi jo për të festuar, por për tu shprehur mirënjohje atyre që e votuan dhe për t’u kërkuar ndjesë për rezultatin.

Më tej, Maliqi ka shprehur pakënaqësitë me Partinë Demokratike, pasi nuk u përfshi i dyti në listë, megjithëse ishin dakordësuar më parë për këtë gjë.

Sipas tij, në qarkun e Beratit humbën mandatin e tretë për shkak të drejtuesit politik demokrat Eno Bozdo, të cilin e akuzoi se ka ndikuar drejtpërdrejt për ta bojkotuar.

Maliqi tha se të gjithë kandidatët e opozitës së bashku morën 13 mijë vota, ndërkohë që vetë ai, mori më shumë mbështetje me mbi 5 mijë vota.“Nga nesër nis turin e kontakteve të falenderimeve në qarkun e Beratit, takime dorë për dorë dhe aspak festë se nuk është kohë për festë por për reflektim dhe për t’u kërkuar ndjesë demokratëve. I përmbahem deklaratës së Berishës  për farsën elektorale të Zgjedhjeve në shumë aspekte në qarkun e  Beratit, duke filluar nga asfalti elektoral, denoncimet në polici edhe në Prokurori për përdorimin e administratës në orar zyrtar të hipotekës dhe bashkisë. Janë përdorur zyrat e institucioneve në Skrapar, Berat e kudo. Përveç këtij krimi, ne kemio nevojë për reflektim. Deri tani kam fituar vetë në gjithë karrierën time politike, duke i dhuruar mandat të tërë PD në 2009.

Po kështu, në Kuçovë e dinë shqiptarët se humbja ishte shumë pak, por beteja ligjore vazhdon ende e kësaj dite. Por kësaj radhe pretendoja të isha i dyti në bazë të rezultateve dhe mbështetjes popullore në qarkun e Beratit si drejtues politik i PL, për të siguruar tre mandate dhe për të luftuar për të 4 në qarkun e Beratit. Këto biseda ishin bërë me të dy liderët, me Metën pa u arrestuar dhe me Berishën. Më pas për shkak se iu lanë vetëm 4 mandate PL, dy në Tiranë, Fier dhe Elbasan, pata kundërshtime por në fund fare u vendos. Mandat i tretë i qarkut të Beratit është i sigurt, me vajtjen time atje. I treti u humb drejtpërdrejt nga drejtuesi politik i PD, Eno Bozdo. Ia kam bërë të ditur edhe opozitës dhe doktor Berishës. Meqenëse opinioni u hap se Maliqi fiton, ishte xhelozi e brendshme dhe u fokusuan të gjithë fuqitë e PD hidh gurin e fshehur dorën në bashkinë Kuçovë dhe komunën Otllak, duhet të isha fitues edhe më i thellë. Jo vetëm që nuk u prezantova, por keqpërdori disa struktura dhe më ndiqte nga pas mua, madje edhe në Skrapar.”, tha Maliqi për Report TV.

Etiketa: BeratLefter Maliqimaliqi

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak
Aktualitet

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas
Aktualitet

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Para
Miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve

Miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja...

Lexo më shumë
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com