GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Maliqi: Rama na vodhi! Përveç Berishës, shumica e drejtuesve politikë nuk punuan

16:57 - 23/05/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi përmbyllës në Berat, Maliqi paralajmëron: Uragani i fitores nuk ndalet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lefter Maliqi, kandidat për deputet nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka kritikuar mungesën e përkushtimit nga drejtuesit politikë të PD-së, përveç kryedemokratit Sali Berisha.

Maliqi theksoi se xhelozia dhe mungesa e bashkëpunimit mes tyre e dëmtuan, duke thumbuar kështu drejtuesin e koalicionit PD-ASHM për qarkun e Beratit Eno Bozdo. Ndërsa po ashtu ish-deputeti e cilëson masakrën elektorale si një fakt të pakundërshtueshëm.

Më tej ai u shpreh i gatshëm të vazhdojë punën për mbështetësit e tij, pavarësisht mungesës së mandatit, dhe bëri thirrje për unitet brenda opozitës në përballje me sfidat politike.

“Për shkak të kodit zgjedhor të padrejtë, duhet të punoja fort. Ky sistem për mua është i korruptuar, lista e mbyllur është fatkeqësi kombëtare dhe për demokracinë në Shqipëri. I përmbahem masakrës zgjedhore që ka ndodhur, unë jam krenar për ata vota që kam marrë. Gara zgjedhore ishte e pabarabartë.

Dihej që Lefter Maliqi dilte i treti, por disa drejtues të PD-së, duke nisur nga drejtuesi politik, gjë që ia kam thënë edhe liderit Berisha, nuk punuan siç duhet, orientuan votat. Kishin xhelozi të paparë për të më goditur. Unë ia kisha thënë opozitës së bashkuar dhe liderit Berisha që nuk më interesonte mandati i deputetit. Ka detyra të tjera që mund t’ju shërbej mbështetësve të mi. U fokusuan të gjithë në Kuçovë dhe në Otllak, ata donin të më dëmtonin mua.

U bë mitingu i PD në Berat, i dështuar. I kërkova miting liderit Berisha në Kuçovë dhe bëra miting madhështor në qytetin e Kuçovës. Ishte një protokoll që kandidatët e listës së hapur nuk duhet të flasin, si mos flasë kandidati i listës së hapur, kur mua do më votojë populli. Berisha ishte i palodhur nga mëngjesi në darkë, ata poshtë tij nuk e ndiqnin dot, për të mos thënë që ia patën me hile. Përveç Berishës, pjesa dërrmuese e drejtuesve politikë nuk kanë punuar.

Nuk kanë punuar se e kishin të sigurt. Po të ishte Ilir Meta jashtë, Partia e Lirisë do kishte shumë më tepër vota. Në PD, mos të ketë betejë me njëri-tjetrin, por me kundërshtarin. Z Noka më thoshte ta mbroj unë votën, si do e ruash votën, nuk di nga kush të ruhem nga demokratët a nga socialistët. 5222 vota janë shumë për mua dhe për Partinë e Lirisë, ku nuk kemi pasur numërues e vëzhgues jam i bindur se kam manipulim. Berisha reagoi dhe më lanë disa numërues, se do isha pa numërues fare. Duhet bashkëpunimi e jo fryma e përçarjes”, tha Maliqi

Etiketa: berishamaliqi

Lajme të lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile
Aktualitet

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha
Aktualitet

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

17:16 - 15/03/26
Para
Zgjedhjet e 11 Majit, KQZ miraton tabelat përmbledhëse të rezultateve për 4 qarqe

Zgjedhjet e 11 Majit, KQZ miraton tabelat përmbledhëse të rezultateve për 4 qarqe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com