GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Maliqi: Rama shet familjarët e tij për pushtet, jo më Dumanin

18:18 - 24/05/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Maliqi: Rama shet familjarët e tij për pushtet, jo më Dumanin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në qarkun e Beratit Lefter Maliqi ka shpërthyer në akuza kundër kryeministrit Edi Rama, teksa tha se ai është ‘koka e krimit’ dhe se çdo gjë në këtë vend është kriminalizuar.

Maliqi, i ftuar në Ora News tha se Rama shet edhe familjen e tij për pushtet dhe jo më kreun e SPAK Altin Dumani.

“Rama shet familjarët e tij për pushtet, jo më Dumanin dhe të gjitha këto janë skenare të Ramës për të mbajtur me forcë pushtetin.

Dhe jo më kot ka nisur lufën e brendshme edhe në Partinë Socialiste me Bashkinë e Tiranës.

Por të dy janë miq të Sorosit dhe përplasja nuk është e lehtë dhe besoj se do dalë zbuluar i gjithë krimi i organizuar në Shqipëri.

Këtu është bërë nami me paratë e shqiptarëve, mullari është ngritur. Koka e krimit në Shqipëri është në Surrel, ndaj çfarë po bën SPKA-u?! ai korrupton McGonigali, ambasadorë e politikanë të huaj vetëm e vetëm për të goditur opozitën.

Këtu zë skandali skandalin dhe ai bën vetëm aktrim. Situata është alarmante, sepse përdori SPAK-un, përdori një pjesë të opozitës dhe i lumtë ndaj bën kështu.

Dhe unë e kam thënë dhe e them se si prind nuk dua që fëmijët e mi të përfundojnë jashtë vendit, dhe ne po e shikojmë se si vendi po degradon dhe po fut ujë nga të gjitha anët dhe vetë ai tallet me shqiptarët duke shpopulluar vendin dhe duke shitur tokat e shqiptarëve tek të huajt.

Sigurinë në vend ka një strukturë që e vendos atë, që është Policia e Shtetit, e cila nuk gëzon mbështetjen e publikut.

Këtu çdo gjë ka marrë tatëpjetën, janë grupe të tëra kriminelësh që drejtohen nga politikanët e lidhur me Qeverinë dhe përplasjet janë të vazhdueshme. Sepse kanë bërë tendera me pagesë, vrasje me pagesë, e shikoni ku ka arritur Shqipëria, për 10 mijë euro vritet njeriu si pa gjë të keq. Kemi vrasje masive ku grupoet rivale eliminojnë njëri-tjetrin.

Nëse në vjeshtë nuk ka përballje pa kompromis me pushtetin ky nuk ikën nga qeveria, sepse nuk ikën me vota ky njeri dhe e vetmja rrugë është revolucioni. Ndaj e gjithë opozita dhe policia duhet të bëhen bashkë kundër këtyre kriminelëve.

Pasi drejtorët e policisë janë të gjithë të inkriminuar, e patë Oltion Bistrin, 3 milionë euro iu kapën nga SPAk-un.

E kanë degjeneruar këtë vend në këto 11 vite që janë në pushtet, ndaj duhet vetëm përballje pa kompromis me këta kriminelë”, tha Lefter Maliqi.

Etiketa: Kryesore1maliqiRama

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
Adoleshentët që pinë kanabis, 11 herë më të prirur ndaj problemeve të shëndetit mendor

Adoleshentët që pinë kanabis, 11 herë më të prirur ndaj problemeve të shëndetit mendor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com