GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Malltezi i burgosur politik”, Kaso akuza SPAK

15:56 - 10/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Malltezi i burgosur politik”, Kaso akuza SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ivi Kaso, një prej ekspertëve ligjorë të PD-së së drejtuar nga Sali Berisha, përmes një deklarate, u shpreh se Jamarbër Malltezi prej 20 ditësh mbahet në burg me urdhër politik.

Kaso tha se në 3 vite hetime të kryera nga Prokuroria e Edi Ramës  nuk u gjet dot asnjë provë, fakt apo dokument dhe asnjë dëshmi që të fajësojë Malltezin, pra të faktojnë se ai ka kryer ndonjë vepër penale.

“Prof. Jamarbër Malltezi mbahet i burgosur politik vetëm e vetëm se si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD dhe kryetar i departamentit të Mjedisit në qindra e qindra raste në rrjetet sociale, mediat e shkruara dhe elektronike, ka denoncuar me forcën më të madhe, dhe me dokumente të pakundërshtueshme vjedhjet dhe lidhjet me krimin e Edi Ramës, klanit të tij familjar, ministrave dhe zyrtarëve të tij lokalë dhe qëndror, si dhe ka mbrojtur pa u lëkundur vlerat dhe parimet qëndajnë së bashku demokratët shqiptar.

Nuk ka asnjë dyshim se Jamarbër Malltezi mbahet i burgosur politik edhe për faktin se ai është dhëndri i kryetarit të PD Sali Berisha, parti e cila po i bën çdo ditë autopsinë kufomës politike të narkoshtetit të Edi Ramës.

Edi Rama me larot e tij për hakmarrje politike urdhëroi në një akt hakmarrës primitiv arrestimin e tij brutal në aeroportin e Rinasit, si një armik të tij personal, ndonëse mbi të nuk kishte as dhe njëakuzë të vetme penale”, tha Kaso.

Paria Demokratike deklaron se SPAK-u i partisë nuk ka juridiksion mbi Jamarbër Malltezin, por ai është aty si i dënuar politik sepse SPAK shkel ligjin sipas orekseve politike të Edi Ramës.

“Në shkelje të plote të ligjit SPAK shpik ligje për të mbajtur me porosi politike në burg Jamarbër Malltezi. Ai akuzohet për korrupsion pasiv dhe ndiqet penalisht nga Struktura e Posaçme e Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, pa qenëkurrë zyrtar.

SPAK pretendon se ai ka kryer korrupsion pasiv, pra ka marrë para. Po për çfarë? Për të fituar vete pronën e tij të ligjshme?!

Korrupsioni nënkupton dhënien e parave nga personi që përfiton diçka që nuk i takon me ligj dhe jo marrjen e tyre për të marrë atë që të takon me ligj. Në shpikjen e SPAK Jamarber Malltezi i ka dhënë vetes para që të fitojë pronën e familjes së tij. Kjo akuze qesharkë bëhet vetëm që t’i shërbehet luftës politike të Edi Ramës.

Neni 228 pika 3 i Kodit të Procedurës Penale,përcakton se masat e sigurimit personal vendosën:

  1. a) kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës, bazuar në rrethana fakti që duhet të tregohen posaçërisht në arsyetimin e vendimit;
  2. b) Cilat rrethana në këtë rast rrezikojnë marrje e provave të 10 apo 20 viteve më parë. Zero. Asnjë. Përveç mllefit politik të Edi Ramës, që e ka vënë drejtësinë nën thundër dhe e përdor si drapër mbi opozitën. Asnjë fakt nuk ka arsyetuar gjykata se pse duhej masa e sigurisë. Kjo sepse masa duhej vetëm për të mposhtur opozitën dhe jo për të zbatuar ligjin.

Por SPAK s’ka më lidhje me ligjin”, tha Kaso.

Etiketa: KasoMallteziSpak

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Kosova publikon listën, konfirmohen dy mungesa të mëdha

Kosova publikon listën, konfirmohen dy mungesa të mëdha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com