GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama e largoi nga kabineti, Mamica nuk harron t’i thurrë lavde ‘Skëndërbeut’ të saj

14:25 - 27/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama e largoi nga kabineti, Mamica nuk harron t’i thurrë lavde ‘Skëndërbeut’ të saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali ka postuar një mesazh të gjatë në faqen e saj në facebook. Një ditë pasi Edi Rama e flaku nga institucioni që drejtonte me urdhër të Ballukut, ajo shkruan se “politika është një territor ku koha lëviz shpejt, por kujtesa lëviz ngadalë”.

Duke mos harruar t’i bëjë lavde ‘Skënderbeut’, ajo shkruan më poshtë se “i jam mirënjohëse Partisë Socialiste dhe Kryeministrit për besimin e dhënë ndër vite”.

Në fund, ajo tha se për të përfundimi i një detyre nuk është tërheqje, por vazhdim i angazhimit me të njëjtën bindje dhe të njëjtën përgjegjësi.

Ajo që bie në sy, përveç “furçave” ndaj liderit, janë dy fjali që duket si “thumb” për Ballukun dhe akuzat e SPAK ndaj saj.

“Historia personale e secilit prej nesh nuk matet me kohëzgjatjen e një mandati, as me fuqinë e përkohshme politike, por me gjurmën që lë në kulturën politike dhe morale të vendit. Në histori, figurat që mbeten nuk janë ato që mbajnë më gjatë pushtetin, por ato që nuk relativizojnë kurrë karakterin, sepse dinjiteti nuk është dekoratë ceremoniale, por qëndrueshmëri përballë kohës dhe aftësi për të mos u frikësuar as nga e kaluara, as nga e ardhmja.

Pozicionet janë kalimtare, ndërsa gjurma është zgjedhje e vetëdijshme.“- shprehet Spiropali.

Reagimi

Dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim. Në jetën publike funksionet mbyllen me një vendim, ndërsa përgjegjësia vazhdon me ndërgjegjen. Politika është një territor ku koha lëviz shpejt, por kujtesa lëviz ngadalë. Në fund ajo që mbetet nuk është posti që ke mbajtur, por mënyra se si e ke mbajtur atë dhe çfarë peshe i ke dhënë fjalës dhe qëndrimit tënd.

Shërbimi ndaj Shqipërisë për mua ka qenë dhe është i lidhur pazgjidhshmërisht me dashurinë për Shqipërinë, zgjedhje e vetëdijshme dhe jo aksident karriere, një akt besimi se vendi ynë mund dhe duhet të qëndrojë në anën e duhur të historisë, ashtu siç në momentet kyçe të saj Shqipëria ka ditur të zgjedhë orientimin perëndimor, edhe kur kjo zgjedhje ka qenë e vështirë. Nga koha kur rilindasit kërkonin dritë në Europë, te vendimi historik për anëtarësimin në NATO dhe rruga drejt Bashkimit Europian, projekti ynë kombëtar ka qenë gjithmonë projekt për t’u bërë pjesë e qytetërimit politik që ndërtoi shtetin e së drejtës, dinjitetin institucional dhe njerëzor.

Në këtë kuptim, detyra ime si Ministre e Jashtme nuk ishte thjesht funksion, por vazhdim i një narrative historike që e sheh Shqipërinë si pjesë të pandashme të Perëndimit politik.

I jam mirënjohëse Partisë Socialiste dhe Kryeministrit për besimin e dhënë ndër vite, sepse mirënjohja është kulturë politike dhe jo nënshtrim personal.

Ne kemi ndërtuar së bashku një model që e ka zhvendosur Shqipërinë nga psikologjia e tranzicionit drejt normalitetit europian, duke zgjedhur reforma kur ishte më e lehtë të zgjidhej kompromisi me mediokritetin dhe duke zgjedhur përgjegjësinë kur populizmi ofronte duartrokitje të shpejta. Ky model nuk është i përsosur, por është i qartë në orientim dhe i vendosur në qëllim.

Kam besuar dhe vazhdoj të besoj se politika nuk është zotërim apo pronësim, por kujdestari e përkohshme. Institucionet janë më të mëdha se individët, por janë individët ata që u japin atyre frymë, ton dhe karakter. Në çdo funksion që më është besuar, si deputete, kryetare Kuvendi e ministre, kam zgjedhur të jem zë me bindje dhe jo jehonë pa peshë, sepse dinjiteti i shtetit mbrohet jo vetëm me marrëveshje e dokumente, por me qëndrimin që mban kur përfaqëson flamurin tënd përballë të tjerëve. Në Europën politike, nga De Gasperi te Schuman, modeli që mbeti ishte ai i burrështetasit që ndërton mbi parime dhe jo mbi kalkulime afatshkurtra, dhe ky mbetet edhe për mua standardi ideal i shërbimit publik.

Vendimet politike janë pjesë e një vizioni më të gjerë dhe si të tilla respektohen, por historia personale e secilit prej nesh nuk matet me kohëzgjatjen e një mandati, as me fuqinë e përkohshme politike, por me gjurmën që lë në kulturën politike dhe morale të vendit. Në histori, figurat që mbeten nuk janë ato që mbajnë më gjatë pushtetin, por ato që nuk relativizojnë kurrë karakterin, sepse dinjiteti nuk është dekoratë ceremoniale, por qëndrueshmëri përballë kohës dhe aftësi për të mos u frikësuar as nga e kaluara, as nga e ardhmja.

Socialistëve u detyrohem gjithmonë besnikëri ndaj idealeve dhe jo ndaj komoditetit, sepse e majta europiane që kemi synuar të ndërtojmë në Shqipëri nuk është retorikë, por përpjekje për drejtësi sociale, shtet funksional dhe integrim të pakthyeshëm në Bashkimin Europian. Këto janë busulla që nuk ndryshojnë me rrethanat dhe nuk zbehen me rotacionin e detyrave.

Forca e një projekti politik matet nga aftësia për të prodhuar modele që qëndrojnë edhe kur rrethanat ndryshojnë, sepse modelet nuk rrëzohen me dekrete, ato provohen me kohën.

Shqipëria është më e rëndësishme se çdo rol dhe Partia është më e rëndësishme se çdo individ, por dinjiteti personal mbetet themeli mbi të cilin ndërtohet çdo shërbim publik i ndershëm dhe i qëndrueshëm. Në këtë kuptim, për mua përfundimi i një detyre nuk është tërheqje, por vazhdim i angazhimit me të njëjtën bindje dhe të njëjtën përgjegjësi.

Mesazhet tuaja më të shumta në largim, se në marrjen e detyrës, ma përforcojnë detyrimin dhe vendosmërinë për të dhënë më shumë. Sepse pozicionet janë kalimtare, ndërsa gjurma është zgjedhje e vetëdijshme.

Etiketa: mamicaRama

Lajme të lidhura

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako
Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

15:25 - 27/02/26
Samiti i Komunitetit Politik Europian në vendin tonë, pushim më 15 dhe 16 maj për institucionet në Tiranë dhe rrethina
Aktualitet

Lirohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson

14:59 - 27/02/26
Këlliçi: Rama po e lëshon Ballukun për të blerë pak kohë, por edhe fundi i tij është i ditur
Aktualitet

Këlliçi: Rama bëri sikur largoi Ballukun, por ajo ka njerëzit e saj që kontrollojnë Palloshin e gjatë

14:15 - 27/02/26
Para
Europa League/ Derbi italian mes Bolognas dhe Romës, Porto gjen Stuttgartin! Tetë përballjet e fazës së 1/8-ave

Europa League/ Derbi italian mes Bolognas dhe Romës, Porto gjen Stuttgartin! Tetë përballjet e fazës së 1/8-ave

Discussion about this post

TË FUNDIT

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako
Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

15:25 - 27/02/26

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 27 shkurt vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të...

Lexo më shumë
Samiti i Komunitetit Politik Europian në vendin tonë, pushim më 15 dhe 16 maj për institucionet në Tiranë dhe rrethina

Lirohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson

14:59 - 27/02/26
Europa League/ Derbi italian mes Bolognas dhe Romës, Porto gjen Stuttgartin! Tetë përballjet e fazës së 1/8-ave

Europa League/ Derbi italian mes Bolognas dhe Romës, Porto gjen Stuttgartin! Tetë përballjet e fazës së 1/8-ave

14:30 - 27/02/26
Rama e largoi nga kabineti, Mamica nuk harron t’i thurrë lavde ‘Skëndërbeut’ të saj

Rama e largoi nga kabineti, Mamica nuk harron t’i thurrë lavde ‘Skëndërbeut’ të saj

14:25 - 27/02/26
Këlliçi: Rama po e lëshon Ballukun për të blerë pak kohë, por edhe fundi i tij është i ditur

Këlliçi: Rama bëri sikur largoi Ballukun, por ajo ka njerëzit e saj që kontrollojnë Palloshin e gjatë

14:15 - 27/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com