GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kalaja: Mamica shkoi në ‘gijotinë’ politike sepse guxoi të kërkojë distancim nga Balluku

08:22 - 25/03/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Kalaja: Mamica shkoi në ‘gijotinë’ politike sepse guxoi të kërkojë distancim nga Balluku
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi i Departamentit për Mbrojtjen e Familjes në PD, Aulon Kalaja, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur veçanërisht te situata brenda Partisë Socialiste.

Kalaja përdori analogji historike, duke iu referuar figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe tradhtisë së Hamza Kastriotit, për të përshkruar marrëdhëniet aktuale politike. Sipas Kalasë, Spiropali ka “djegur etapat” duke marrë rol të theksuar në arenën ndërkombëtare, përfshirë kontakte në SHBA dhe takime në Kosovë e Gjermani.

Në vijim, ai u ndal te raporti mes Spiropalit dhe Belinda Ballukut, duke u shprehur se Spiropali ka shfaqur distancim për shkak të çështjeve të korrupsionit brenda Partisë Socialiste. Kalaja tha se kjo sjellje i kushtoi asaj “gijotinën politike”, ndërsa shtoi se kryeministri Rama ka rikonfirmuar mbështetjen ndaj Ballukut.

Sipas tij, marrëdhënia mes Ramës dhe Ballukut është “problematike”, e karakterizuar nga tensione të vazhdueshme, që variojnë nga “paqe e armatosur” deri në përplasje të hapura. Ai i krahasoi ata me “enë komunikuese” dhe “vëllezër siamezë”, duke theksuar varësinë politike mes tyre.

Kalaja deklaroi gjithashtu se Balluku,  zotëron një grup deputetësh brenda Partisë Socialiste dhe se ndikimi i saj lidhet me çështje të ndjeshme.

Në vijim, Kalaja e cilësoi situatën në Partinë Socialiste si një realitet të tensionuar politik, duke u shprehur se përplasjet e brendshme dhe akuzat për korrupsion po ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin e qeverisjes.

“Unë i thërras historisë për të kuptuar se çfarë po ndodh. Historia e Skënderbeut na ka njohur me një tradhti që Hamzai i ka bërë Skënderbeut. Ndërkohë në politikën shqiptare po ndodh e kundërta. Skënderbeu tradhton Mamicën në këtë rast. Njeriu që e ngriti në piedestal Edi Ramën dhe e quajti Skënderbe ishte pikërisht Spiropali, që është Mamica në këtë rast.

Patjetër pra dhe kjo është edhe karma e kësaj zonje që për mendimin tim dogji etapat, sepse mori një rol, qoftë edhe në departamentin amerikan të shtetit, ku Rama nuk pritej, është e konfirmuar tanimë që ai kërkoi një vizitë dhe një takim me Marco Rubion, e cila ju refuzua. Ndërkohë kjo zonjë po bënte si lider dhe në Kosovë, duke takuar të gjithë liderat e Kosovës. Mori një rol duke djegur etapat edhe në Bundestagun gjerman.

Është vetëm sfondi pra, po i merrja me radhë. Pra të kalova nga historia te fakt, te sfondi për me kaluar tek gjëja kryesore që është zonja Spiropali pati guximin për me dënuar korrupsionin në Partinë Socialiste. Sepse kjo parti e cila, për mendimin tim po kthehet tek gërmat njëstore…

Tani në shportën e dardhëve dhe mollëve të kalbura, nuk ke çfarë të zgjedhësh, unë jam dakord, por ky ishte një realitet që po ndodhte brenda Partisë Socialiste dhe tha që zonja Balluku po kthehet në një kosto për Partinë Socialiste në këtë rast. Ajo pati guximin ta thonte këtë moment dhe sigurisht shkoi në gijotinë politike për këtë arsye. Pra, kjo zonjë kërkoi distancim nga zonja Balluku, ndërkohë që Rama bëri një rinegociatë me zonjën Balluku duke i dhënë edhe njëherë ministrat që ajo kërkonte si garanci.

Është marrëdhënie problematike, herë-herë paqe e armatosur, herë-herë luftë, është një gjë që zoti Rama nuk del dot nga kjo situatë. Këta janë si enët komunikuese, domethënë me njëri-tjetrin, dhe si vëllezërit siamez, kur sëmuret njëri, të shtinë tjetri. Destini i tyre është për të, për me shkuar bashkë në, është barriera e fundit, besoj unë, Balluku, për me arritur tek Rama, i cili foli krejt hapur dhe i tha SPAK-ut, mos hajdeni në zyrën time se unë nuk jua jap telefonin.

Unë, domethënë në parashtrimin tënd… Ju e dini besoj, një debat i fundit që ka ndodhur në Partinë Socialiste, ku ai është drejtuar atyre që ju jeni të pavlerë, ju sakatoj, ai që më del kundër, dhe arsyeja që po qëndrojmë në pushtet, jam vetëm unë dhe fitoret janë të katërta të miat. Po unë s’kam parë kurrë një qeveri që të konsumohet pikërisht katër muajt e para të mandatit të ri, se ju thatë katër mandate, po ky është një mandat i ri, dhe të ndryshosh gjithë qeverinë katër muajt e parë, mua më duket gjë totalisht e çuditshme në krahasim me vendet e Europës Perëndimore, gjithmonë po flasim. Pra, e parë në këtë këndvështrim, unë gjykoj që kemi të bëjmë me një realitet politik.

Pse? Pa intrigë politike fare, zonja Balluku sot në Partinë Socialiste ka një grup prej 12 deputetësh dhe nuk i ka me shprehjen vdiq mbreti, rroftë mbreti. Por i ka në afera. Në rast se kemi zotin Arben Ahmetaj që televizioni juaj e ka nxjerrë të fiksuar pas dokumentimit të korrupsionit, kjo zonjë ka shkuar një hap më tej. Kjo ka dokumentuar me video. Ne kemi video të cilat besoj unë i ka në dorë edhe organi i drejtësisë në këtë rast. Pra, prandaj them që këta janë si vëllezërit siamez. Është një zonjë problematike. Po për kryeministrin, se ajo njihet në Partinë Socialiste si Vejusha e Zezë. Çdo të thotë Vejusha e Zezë? Frikë më të madhe se nga vdekja nuk ka, apo jo? Ne duhet të vijmë dakord që në një ekip mafioz nuk ka dashuri, ka vetëm qëllime të përbashkëta. Zakonisht ekipet mafioze… I zgjidhin problemet me vrasje”, tha Kalaja.

Etiketa: Ballukumamica

Lajme të lidhura

Djemtë e pronarit të UBA Bank dhe ortakut të Eurosig, të dyshuar për rrëmbimin e një biznesmeni
Aktualitet

Djemtë e pronarit të UBA Bank dhe ortakut të Eurosig, të dyshuar për rrëmbimin e një biznesmeni

00:03 - 15/04/26
Çmendet babai i Arbër Hajdarit, nuk i plas se ku do rrinë banorët qe iu dogjën banesat nga faji i shtetit
Breaking Views

Çmendet babai i Arbër Hajdarit, nuk i plas se ku do rrinë banorët qe iu dogjën banesat nga faji i shtetit

22:37 - 14/04/26
“Pallati u ndërtua jashtë çdo kondicioni nga klienti i Ramës”, Berisha: Digjet sikur të ishte kasolle
Breaking Views

“Pallati u ndërtua jashtë çdo kondicioni nga klienti i Ramës”, Berisha: Digjet sikur të ishte kasolle

21:58 - 14/04/26
Para
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

E mërkura nis me rënie të çmimit të naftës, Trump: Negociatat me Iranin kanë përparuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Djemtë e pronarit të UBA Bank dhe ortakut të Eurosig, të dyshuar për rrëmbimin e një biznesmeni
Aktualitet

Djemtë e pronarit të UBA Bank dhe ortakut të Eurosig, të dyshuar për rrëmbimin e një biznesmeni

00:03 - 15/04/26

Një pengmarrje si nëpër filma ndodhi ditën e djeshme në Tiranë, ku në zonën e ish-Parkut të Autobusave, u mor...

Lexo më shumë
VIDEO/ Barcelona humb magjinë në Madrid, Atletico në gjysmëfinale, PSG likujdon Liverpool-in

VIDEO/ Barcelona humb magjinë në Madrid, Atletico në gjysmëfinale, PSG likujdon Liverpool-in

23:24 - 14/04/26
Çmendet babai i Arbër Hajdarit, nuk i plas se ku do rrinë banorët qe iu dogjën banesat nga faji i shtetit

Çmendet babai i Arbër Hajdarit, nuk i plas se ku do rrinë banorët qe iu dogjën banesat nga faji i shtetit

22:37 - 14/04/26
“Pallati u ndërtua jashtë çdo kondicioni nga klienti i Ramës”, Berisha: Digjet sikur të ishte kasolle

“Pallati u ndërtua jashtë çdo kondicioni nga klienti i Ramës”, Berisha: Digjet sikur të ishte kasolle

21:58 - 14/04/26
Pallati 12-katësh në flakë, inxhinieri ngre alarmin: “E kishim paralajmëruar”

Pallati 12-katësh në flakë, inxhinieri ngre alarmin: “E kishim paralajmëruar”

21:06 - 14/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com