GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Manastirliu, 1.4 mld lekë 2 tendera/ Fitojnë oligarkët farmaceutikë

12:33 - 28/11/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Manastirliu, 1.4 mld lekë 2 tendera/ Fitojnë oligarkët farmaceutikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë ka ndërtuar kartelin e kompanive të favorizuara që ndajnë paratë e tenderëve. Ato fitojnë, edhe kur shkelin ligjin e konkurrencës apo nuk plotësojnë dot kriteret. Rasti më i fundit janë tenderë, të cilët kapin vlerën 1.4 miliardë lekë. Bëhet fjalë për dy lote me objekt të njëjtë “Stenta të medikuara”. Në dokumente evidentohet se për lotin 6 janë vënë në dispozicion 103. 707. 450,00 lekë  dhe për lotin 7 do të shpenzohen 137. 192. 300,00 lekë. Në total, janë në lojë rreth 1.4 miliardë lekë për stenta të medikuara.

 

Sipas shpjegimit mjekësor “Stenta është një gyp i rrjetëzuar që përdoret për të trajtuar arteriet e ngushta ose të dobëta. Stenta vendoset brenda një arterie si pjesë e një procedure të quajtur angioplasti. Disa stenta mbështillen me ilaçe që lëshohen ngadalë vazhdimisht brenda arteries. Këto stenta njihen edhe si stenta ilaç-lëshuese. Medikamentet që lëshohen gradualisht nga stenta parandalojnë arterien të mos bllokohet sërish”.

Duket qartë që këto lloj pajisjesh janë të domosdoshme, por interesi i Manastirliut është se ku do të shkojnë paratë, jo tek shërbimi.

Përmendim këtu se nuk kanë qenë të pakta rastet kur të sëmurët me zemër në vendin tonë drejtohen në spitalet private. Pasi spitalet publike nuk ofrojnë shërbim në kushtet e duhura. Ndërkohë, përveç vlerës së lartë, në këto kontrata vërehet edhe abuzimi me rregulloren.

Tek të dy prokurimet kanë paraqitur ofertë 5 kompani, të njëjtat për të dyja garat. Dhe në të dy rastet, Manastirliu ka skaulfikuar të gjitha kompanitë dhe ka lënë në garë vetëm bashkimin e operatorëve O.E.S DISTRIMED sh.p.k & Montal sh.p.k. Dy kompanitë farmaceutike janë të njohura për abuzimet me tenderët në sektorin e shëndetësisë, ku në çdo rast paraqesin oferta më të shtrenjta. Sipas “Open Data Albania” të dy tenderët janë mbyllur pa garë dhe kompanitë fituese janë favorizuar nga autoriteti kontraktor në shkelje të ligjit për konkurrencën. Pra, për riskun e abuzimit janë klasifikuar si kontrata me “Red Flag”.

Mungesa e konkurrencës

Në shumë raste, edhe nga Autoriteti i Konkurrencës janë evidentuar shkelje të ligjit nga kompanitë farmaceutike në vend. Por, në fakt është vetë Manastirliu që krijon privilegje për këto kompani imponon pushtetin e një grushti biznesmenësh. Dy firmat e sipërpërmendura janë pjesë e këtij rrethi, që ndajnë mes tyre paratë e tenderëve, sidomos në periudhën 2017-2022. Firma  “O.E.S DISTRIMED” në pronësi të  Orjada Jaho dhe Ermal Rizaj numëron 20 miliarda lekë tenderë në 3 vitet e fundit. Për llogari të saj janë mbi 1 mijë transaksione nga Thesari i Shtetit.

Kujtojmë se në Janar 2020, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” mbylli tenderin “Loti 1 Materiale për Trajtim Vaskular Kirurgjikal”, me fond limit rreth 500 mijë euro bashkë me TVSH.

 

-Konkretisht, në vitin 2020 tenderi për blerje stentash fitohet nga “OES Distrimed”.

– Në Dhjetor 2019, QSUT shpall kompaninë ‘OES Distrimed” fituese të tenderit “Blerje materiale mjekimi stapler për QSUT”. Me fond limit mbi 650 mijë euro bashkë me TVSH.

– Në Gusht 2019, QSUT shpall kompania ‘OES Distrimed” fituese në tenderin “Loti 3-Pacemaker me antibiotik”, me fond limit rreth 100 mijë euro bashkë me TVSH.

– Po në Gusht 2019, ‘OES Distrimed” shpallet fituese e tenderit “Loti 7 – Transcatheter aortic valve implantation / Kompleksi i materialeve per stente valvulare aortal (TAVI)”. Me fond limit rreth 200 mijë euro bashkë me TVSH.

– Në Korrik 2019, Ministria e Shëndetësisë shpall kompaninë “OES Distrimed” fituese të tenderit “Blerje materiale konsumi për shërbimin e Hemodinamikës së QSUT, me fond limit rreth 500 mijë euro bashkë me TVSH.

– Në Gusht 2018, QSUT shpall kompaninë ‘OES Distrimed” fituese të tenderit “Blerje materiale mjekesore Stapler ne QSUT”, me fond limit mbi 300 mijë euro me TVSH.

– Në Qershor 2018, Ministria e Shëndetësisë shpall kompaninë “OES Distrimed” në tenderin Lot. 3 Blerje ballona, kateter guide dhe gida angioplastike”, me fond limit total prej rreth 500 mijë euro me TVSH

– Po në Qershor 2018, Manastirliu shpall kompaninë “OES Distrimed” fituese në tenderin “Loti 7, Blerje stenta të medikuara”, me fond limit rreth 400 mijë euro me TVSH.

Miliardat e Skënder Lufit

Kompania tjetër që ka fituar në këto dy tenderë të Manastirliut është Montal sh.p.k, në pronësi të Skënder Lufit. Ky i fundit njihet mjaftë mirë në përfitmin e kontratave të Shëndetësisë, sidomos për miliardat që merr vetëm për pajisjen me skanera të spitaleve dhe mirëmbajtjen e tyre.

Në fillim të këtij viti, Gijotina.com ka denoncuar tenderin ku përfshihet mirëmbajtja e dy skanerave të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me vlerë 256 milionë lekë të vjetra pa TVSH. Skanerat e QSUT kanë një histori të gjatë me kompaninë Montal shpk në pronësi të Skënder Lufit. Sepse para dy vjetësh Ministria e Shëndetëisë programoi blerjen e një skaneri që do realizohej në vitin 2020. Por procesi u stërzgjat nga ankesat e kompanive pjesëmarrëse në garë.

Blerja e skanerit me vlerë 1.17 milionë euro pa TVSH, iu besua në gusht 2020 kompanisë Montal shpk.

Por dy kompanitë e tjera në garë Health &Light shpk dhe BNT Electronics shpk bënë ankesë në Komisionin e Prokurimit Publik në korrik të vitit 2020. Ankesa klishte objekt modifikimin e kritereve teknike nga Ministria e Shëndetësisë, pasi favorizonin kompaninë fituese Montal shpk. Por, sërish Manastirliu ka vazhduar me planet e saj për Montal shpk.

Gjithashtu nga të dhënat e siguruara evidentohet se në dy vitet e fundit Montal Shpk ka përfituar mbi 10 miliardë lekë. Duke marrë mbi 1 mijë transaksione të bërë nga Thesari i Shtetit. Në tabelën më poshtë duket qartë që pjesa më e madhe i janë falur nga QSUT.

Lexo edhe: 200 mijë euro tender pa garë/ “Montal shpk” nuk u ndahet skanerave

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimMontal shpkOES DistrimedOgerta ManastirliuskaneraSkender Lufistentatender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Brexit lë Britaninë pa mjekë, mijëra specialistë më pak

Brexit lë Britaninë pa mjekë, mijëra specialistë më pak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com