GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

EKSKLUZIVE/ Manastirliu kallëzohet për dy tenderë të majmë në shëndetësi

12:20 - 12/01/22
në Ekonomi & Sociale, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
EKSKLUZIVE/ Manastirliu kallëzohet për dy tenderë të majmë në shëndetësi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është kryefjala e abuzimeve dhe skandaleve që ndodhin në spitalin “Nën Tereza”. Në çdo vit publikohen denoncime për abuzime me tenderët, duke përdorur nevojat dhe shpenzimet që kanë spitalet, sidomos kur bëhet fjalë për koncesione.

Brenda pak ditëve dy denoncime janë bërë pranë Komisionit të Prokurimit Publik për tenderët abuzivë që ka shpallur Manastriliu, një për spitalin “Nënë Tereza” dhe tjetri për spitalin e Traumës. Kallëzimi i parë është bërë në fillim të janarit për tenderin me objekt “Blerje veshje të plumbuara të stafit që punon me burime të rrezatimit”, i cili ka shkelur në masë ligjin e prokurimeve.

Abuzimi nis që nga shuma që qeveria do të marrë nga xhepat e qytetarëve shqiptarë, për të mbushur arkën e kompanisë fituese. Konkretisht, për këtë shërbim do të jepen 6 miliardë lekë, ku në dokumentin e kallëzimit shpjegohet se blerja e këtyre pajisjeve mund të bëhet me një shumë edhe më të vogël. Por, jo! Manastirliu ndjek strategjinë e abuzimit me paratë publike. Në dokument thuhet se, “përmes kontratës së tenderit manipulohen sendet që blihen dhe u vendoset një shumë fiktive, ose shtohen objekte, të cilat llogariten me një vlerë më vete, por që shuma i lihet në dorë ofertuesve”.

Në këtë rast bëhet fjalë për varëset e përparëse dhe veshjeve të mjekëve. Kompania ankimuese “Saer Medical” shprehet se asnjë artikull që blihet nuk duhet të lihet në dorë të garuesve, pasi krijojnë hapësira për abuzime dhe dëmton konkurrencë, fakt të cilin e dënon dhe ligji për tenderët. Më tutje, “Saer Medical” thekson se kontrata e tenderit nuk përcakton vlerat dhe karakteristikat e artikujve që do blihen, madje as sasinë. Kjo ka bërë që ofertat të mos krahasohen teknikisht dhe janë eliminuar pa të drejtë kompanitë. Madje, ankimuesi pretendon se kompania fituese është një nga “të përkëdhelurat e qeverisë”.

Pikat ku abuzohet

Në ankesë evidentohen pikat ku ka abuzuar Manastirliu për këtë tender. Së pari, “Saer Medical” kërkon që të përcaktohen çmimet e artikujve, për sa do të shpenzohet për secili, pasi në të kundërtën ato ndikojnë në vlerën e fondit limit dhe rrjedhimisht në shumë që duhet të derdhet nga buxheti i shtetit.

Problemi i dytë është përcaktimi i karaktereve të  artikujve, për të vlerësuar saktësisht ofertën e secilës kompani në garë.

Së treti, ankimuesi kërkon që të  gara të bëhet në bazë të rregullave, sepse në garë janë përdorur kritere të ndryshme për kompani të ndryshme, duke krijuar pabarazi mes garuesve.

10 mld lekë vjedhje te Trauma

Ministrja Manastirliu nuk u mjaftua me tenderin 6 miliardë lekësh te “Nënë Tereza” , prandaj hapi edhe një tjetër tender te “Trauma” me shifër akoma më të lartë, për një shërbim të lirë. Edhe për këtë tender kanë mbërritur një sërë ankesash pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Ankimuesi shprehet se tenderi i është dhënë kompanisë, e cila ka paraqitur ofertën me vlerë të përafërt me fondin limit, pra rreth 10 miliardë lekë.

Objekti i tenderit është blerja e oksigjen gaz për përdorim mjekësor, i lëngshëm x 100% Litra dhe tenderi i është “falur” kompanisë  që përfitoi këtë kontratë. Sipas ankimuesit, kompania fituese është favorizuar nga qeveria, pasi ka fituar tenderin pa u zhvilluar më parë një garë, duke qenë se “Messer Albagaz shpk” dhe kompanitë e tjera janë skualifikuar pa nisur gara.

Ankimuesi thekson se kriteret dhe rregullat e tenderit nuk ishin të paraqitura të plota në kontratën e aplikimit, pasi për disa kompani kërkoheshin kushte të panevojshme, që krijojnë ngërçe në tenderim dhe ligji i ka eliminuar.  Më tutje thuhet se, tenderuesi nuk ka shqyrtuar si duhet ofertat, madje i ka mbyllur ato në një kohë fare të shkurtër dhe shpalli fituese kompaninë mike.

Këto janë dy skandalet më të fundit, por Manastirliu edhe vitin që shkoi u denoncua për faktin që shpenzoi 5.5 milionë euro vetëm për mirëmbajtjen e aparaturave të QSUT, plus aferat që vazhdojnë ndër vite me koncesionarin e dializës dhe check-up, të cilët paguhen për punën që nuk bëjnë si duhet. 

E.H/Gijotina.com/

Etiketa: abuzimekryesore2Ogerta ManastirliuQSUTtender

Lajme të lidhura

Sot 7 Marsi/ Mirënjohje dhe respekt për arsimtarët! Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj
Aktualitet

Sot 7 Marsi/ Mirënjohje dhe respekt për arsimtarët! Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj

10:40 - 07/03/26
Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen  rrugëve
Aktualitet

Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen rrugëve

10:32 - 07/03/26
Shifrat tronditëse para 8 Marsit: 37 gra e vajza të vrara për 4 vite në Shqipëri
Aktualitet

Shifrat tronditëse para 8 Marsit: 37 gra e vajza të vrara për 4 vite në Shqipëri

10:10 - 07/03/26
Para
Tensionet në PD, Yuri Kim: Nxitësit e dhunës do mbajnë përgjegjësi

Mesazhi i Yuri Kim për Reformën në Drejtësi: Të vazhdojmë zbatimin e saj!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë
Lajme

Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë

21:05 - 07/03/26

Thonë se në Shqipëri çudia më e madhe zgjat tre ditë. Projekti “Himara Invest” i Vangjel Tavos në Himarë zgjati...

Lexo më shumë
Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja…..

Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja…..

20:54 - 07/03/26
Parlamenti çek “mbron” kryeministrin Babiš nga hetimi! Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri?

Parlamenti çek “mbron” kryeministrin Babiš nga hetimi! Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri?

20:48 - 07/03/26
Dy vrasje në tre muaj! Si u dekorua drejtuesi i policisë i lidhur me grupin e Ines Hajrullës

Dy vrasje në tre muaj! Si u dekorua drejtuesi i policisë i lidhur me grupin e Ines Hajrullës

20:45 - 07/03/26
Goditje e forte per Berishen, humb zyrtaren e larte demokrate! Kush është zyrtarja që “braktisi” PD për PS

Goditje e forte per Berishen, humb zyrtaren e larte demokrate! Kush është zyrtarja që “braktisi” PD për PS

20:29 - 07/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com