GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Manastirliu dhe Fico ftojnë 3 miq, fatura e hotelit 35 mln lekë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, do të shpenzojë 35 milionë lekë për të ftuarit e  Qendrës Spitalore Universitare Tiranë (QSUT).

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, do të shpenzojë 35 milionë lekë për të ftuarit e  Qendrës Spitalore Universitare Tiranë (QSUT).

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, do të shpenzojë 35 milionë lekë për të ftuarit e Qendrës Spitalore Universitare Tiranë (QSUT). Drejtorja Albana Fico paska disa të ftuar për muajt në vazhdim dhe Manastirliu është kujdesur që ata të akomodohen në mënyrë luksoze për gjashtë muaj! Bëhet fjalë për tenderin me objekt “ Shërbime hotelerie dhe ushqim për një periudhë 6 mujore”. Në dispozicion është vënë fondi me vlerë  35 milionë lekë dhe kohëzgjatja e kontratës 6 muaj. Kontrata është korruptive, duke shtuar listën e tenderëve abuzivë të Manastirliut. Së pari, fituesi është shpallur pa garë dhe vlera e ofruar kap 96% të fondit limit.

Sipas dokumenteve që Gijotina.com i disponon, vihet re se kanë paraqitur ofertë për këtë prokurim 3 firma, ku 2 prej tyre janë eliminuar në fazën e parë të prokurimit. Komisioni dha “argumentin” se këto firma nuk kanë paraqitur dokumentet e plota që të tregojnë se hotelet e tyre mund të sigurojnë akomodim të mirë për vizitorët. Kështu, në garë mbeti vetëm firma “Hotel Victoria” shpk. Fico i dha tenderin këtij hoteli pa garë fare, por në shkelje të hapur të ligjit për konkurrencën. Drejtoresha nuk pyeti se kjo firmë kishte paraqitur ofertën më të shtrenjtë.

Kështu 35 milionë lekë ikën nga fondet e Shëndetësisë për të akomoduar vizitorët për 6 muaj. Sigurisht paratë janë xhiruar në xhepin e fituesit të paracaktuar, mikut të Manastirliut. Dhënia e tenderëve pa garë është kthyer në “trend” nga ministrja Manastirliu dhe vartësit e saj, por asnjë masë nuk merret për këtë situatë, duke qenë se gëzon mbështetjen e kryeministrit Rama.

11 mln lekë për një person

Ndërkohë skandali thellohet edhe më shumë, po të shohim hotelin në të cilin do të flenë këta vizitorë. Edhe pse dhomat e hotelit do të përdoret vetëm në mbrëmje për të fjetur, se gjatë ditës Fico edhe mund t’i shëtisë vizitorët nëpër pavione, kostoja është marramendëse.

 

Ajo që bie më shumë në sy në këto dokumente është se në hotel do të akomodohen vetëm 3 persona. Pra, minimalisht do të shpenzohen 11 milionë lekë për person në 6 muaj qëndrim. Konkretisht 1.9 milionë lekë në një muaj do të shpenzoj 1 nga vizitorët për akomodimin dhe ushqimin në hotel, pa përfshirë këtu drekat dhe darkat jashtë hotelit. Me kaq lekë përballojnë shpenzimet mujore të paktën 3 familje!

Luks i shfrenuar për vizitorët

Ndërkohë vizitorët e Ficos do të jetojnë në luks për 6 muaj. Në dokument përmendet se hoteli nuk duhet të ketë më pak se tre yje dhe çdo ditë 3 vizitorëve do t’iu sigurohet transporti për në QSUT.

Gijotina.com ka hulumtuar dhe ka siguruar disa pamje të ambienteve të brendshme të Hotel Viktoria. Objekti ndodhet në rrugën e Dibrës, shumë pranë QSUT dhe është hotel me 4 yje.

 

Nga fotot, duket që hoteli ka ambiente luksi, dhoma super të mëdha dhe me kushte të mira. Ky hotel do iu sigurojë vizitorëve secilit nga një dhomë më vete. Madje dhe lavanderinë dhe transportin në kushte komode sipas kërkesave të  tyre. Transporti do të bëhet sipas nevojave të tyre, pse jo dhe shërbimi në dhomë.

Kështu tre të ftuarit do të lundrojnë në luks sa kohë do të qëndrojnë në Shqipëri. Çdo gjë duhet të jetë në gatishmëri të tyre!

Në anën tjetër kushtet në spitale janë si mos më keq: Pa ngrohje, me pajisje të vjetra, shtretër të shkatërruar, mungesë higjiene dhe shërbim i kompromentuar nga korrupsioni dhe ryshfetet. Por, për Manastirliun më shumë rëndësi ka t’u shërbejë miqve, ndërsa abuzimet mbulohen me propagandë dhe fasada.

Lexo edhe: Albana Fico në gjurmët e Jotit, i fal Luan Leklit 19 milionë lekë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimakomodimAlbana FicoDHUMAHOTEL ME KATER BYJEhoteleluksOgerta ManastirliuQSUTSPITALEtendertransportvizitore

Lajme të lidhura

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit
Breaking Views

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin
Breaking Views

Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

15:54 - 21/06/26
Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit
Breaking Views

Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit

14:06 - 21/06/26
Para
“Presim heqjen e barrikadave”, Kurti për situatën në veri të Kosovës: Dhuna nuk do të tolerohet

Albin Kurti flet për njohjen reciproke si dhe marrëdhëniet me SHBA

Discussion about this post

TË FUNDIT

Veprimi i papritur nga skuadra e Iranit, letër falënderimi për qytetin e Los Angeles
Botë

Veprimi i papritur nga skuadra e Iranit, letër falënderimi për qytetin e Los Angeles

15:06 - 22/06/26

Skuadra e Iranit dhe stafi i saj kanë treguar një gjest të veçantë sportiv pas barazimit me Belgjikën, duke lënë...

Lexo më shumë
Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

14:43 - 22/06/26
Evropa përfshihet nga vala e të nxehtit, temperatura shkojnë deri në 44°C

Evropa përfshihet nga vala e të nxehtit, temperatura shkojnë deri në 44°C

14:12 - 22/06/26
Kush është Andy Burnham, kandidati që pritet të pasojë Starmer në krye te Britanisë

Kush është Andy Burnham, kandidati që pritet të pasojë Starmer në krye te Britanisë

13:52 - 22/06/26
Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi deputetëve demokratë i kërkon Kuvendit mocion me debat

13:45 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişmeritking girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabet