GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Manastirliu harxhon 500 milionë lekë për të larë çarçafët e Spitalit të Fierit, KPP e kap në shkelje

16:28 - 15/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Manastirliu harxhon 500 milionë lekë për të larë çarçafët e Spitalit të Fierit, KPP e kap në shkelje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ogerta Manastirliu nuk pyet për ligjin e prokurimeve, por  i qëndis tenderët në bashkëpunim me biznesmenët e përzgjedhur. I tillë është edhe tenderi i hapur për të larë çarçafët e Spitalit Rajonal të Fierit. Bëhet fjalë për prokurimin me numër reference REF-40205-08-30-2022, me objekt “Shërbim Lavanderie për Spitalin Rajonal, Fier”, për të cilin do të shpenzohen jo pak, por 500 milionë lekë. Ky tender është njoftuar nga Agjencia e Prokurimeve të Përqendruara me urdhër të Ogerta Manastirliut, e cila firmos miliarda lekë, por shërbimet e Shëndetësisë lënë për të dëshiruar.

Ashtu sikur shumë prokurime të tjera të këtij sektori edhe ky tender është denoncuar pranë  Komisionit të Prokurimeve Publike për cenim të konkurrencës së lirë. Ankimuesi është operatori “Devis” Sh.p.k., i cili pretendon se autoriteti kontraktues ka hartuar tenderin me kritere diskriminuese. Për shembull në një pikë të tenderit kërkohet që  kompania të ketë të regjistruar dy inxhinierë kimist që do të shërbejnë në lavantari, të cilët do të shërbejnë vetëm për grumbullimin dhe hekurosjen e çarçafëve të spitalit. Sipas, ankimuesit ky kriter është vendosur në bazë të kritereve që plotëson kompania e paracaktuar nga autoriteti kontraktues, pasi ky shërbim mund të kryhet edhe nga  punonjësit e tjerë të deklaruar.

Në shqyrtim të dokumentit, Komisioni i Prokurimeve ka pranuar ankesën dhe është shprehur ky kriter referuar objektit të prokurimit është i ekzagjeruar dhe joproporcional me objektin e prokurimit, që është shërbimi i lavanderisë.

“Referuar edhe formularit të specifikimeve teknike, ku përcaktohet se operatori ekonomik do të ofrojë shërbimin e grumbullimin e materialit të butë të papastër në të gjitha pavionet e Spitalit Rajonal Fier,; hekurosjen dhe paketimin e materialit të butë, shpërndarjen e materialit të butë në të gjithë shërbimet e Spitalit Rajonal Fier, sipas grafikëve të përcaktuar; shtrimin e shtratit të pacientit; sigurimin e materialit të butë për shtratin e pacientit, personelin shëndetësor si dhe për sallat operatore deri tek kompletimi me inventarin e materialit të butë shtrimin e materialeve në shtratin e pacientit, nuk është e nevojshme që operatori ekonomik të disponojë një drejtues teknik të profilit inxhinier kimist apo inxhinier mjedisi, ky shërbim mund të realizohet nga drejtuesi teknik”, thuhet në vendim.

Për këtë arsye KPP gjykon, se autoriteti kontraktor duhet të modifikojë kriterin sa më sipër, duke hequr profilin e drejtuesit teknik, në funksion të hapjes së konkurrencës ndërmjet operatorëve ekonomikë. Në përfundim KPP vendosi të pranojë ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “Devis” SHPK dhe i kërkon Autoriteti Kontraktor të bëj menjëherë modifikimet në dokumente dhe të rishikojë ofertat e paraqitura nga e para. Është e disata herë që KPP kap në shkelje dhe anulon tenderë në sektorin e Shëndetësisë, por Manastirliu nuk nuk heq dorë nga abuzimet.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimKPPkryesore2Ogerta Manastirliushkeljetender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Sot mbush 78 vjeç, Berisha mesazh të rinjve nga Tik Toku: Të bashkohemi të gjithë…

Sot mbush 78 vjeç, Berisha mesazh të rinjve nga Tik Toku: Të bashkohemi të gjithë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com