GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Manastirliu kërkon njohjen e certifikatës elektronike të vaksinimit: Shqipëria vend i sigurt

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Manastirliu kërkon njohjen e certifikatës elektronike të vaksinimit: Shqipëria vend i sigurt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të Procesit të Berlinit, Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim dhe Ministri Gjerman i Shëndetësisë konfirmuan se tre vende të Ballkanit Perendimor janë ‘zona të gjelbërta’ dhe theksuan se po punohet për njohjen e certifikatave të vaksinimit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishte sot pjesë e Samitit të Ministrave të Ballkanit Perendimor, i drejtuar nga Ministri Gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Manastirliu, në fjalën e saj tha se situata epidemiologjike në Shqipëri është e përmirësuar dhe kërkoi njohjen e certifikatës tonë elektronike të vaksinimit nga vendet e Bashkimit Europian. “Njohja e përbashkët e certifikatës elektronike të vaksinimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perendimor dhe vendeve të Bashkimit Europian është e domosdoshme: E para, sepse vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një nivel të ulët të përhapjes së infeksionit; e dyta, për shkak të lidhjeve të ndërsjellta dhe shkëmbimit që ekziston mes vendeve të Ballkanit Perendimor dhe vendeve të Bashkimit Europian dhe e treta, për rëndësinë strategjike që ka turizmi për ekonomitë e vendeve tona. Ndaj unë do të doja të përfitoj nga ky rast, për të sjellë në vëmendjen e kolegëve të nderuar në këtë takim, që certifikata jonë, të njihet nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, për të ndihmuar qytetarët tanë të udhëtojnë të sigurt dhe të lirë”, -tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë shtroi nevojën për një qasje të integruar dhe të unifikuar rajonale, drejt një tregu të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në Bashkimin Europian, duke nisur nga sektori shëndetësor. “Doja të ritheksoja mesazhin kryesor të Kryeministrit Edi Rama në Samitin e 6 të vendeve të Ballkanit Perëndimor që u zhvilluar në Tiranë, për nevojën për t’i sjellë më afër vendet e Ballkanit Perëndimor drejt një tregu unik dhe drejt Bashkimit Europian, në fushat me interes kyç, siç është edhe sektori i shëndetësisë, i cili është i një rëndësie strategjike. Bashkëpunimi mes nesh duhet të forcohet për të rritur kapacitetet e burimeve njerëzore, sa i takon fushave si kërkimi shkencor dhe inovacioni”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës së tij, Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, theksoi se 3 vende të Ballkanit Perendimor, përfshirë edhe Shqipërinë, tashmë e kanë marrë dritën jeshile për lëvizjen e lirë, teksa bëri me dije se po punohet për njohjen e certifikatave të vaksinimit me vende të treta dhe ritheksoi mbështetjen në vijim për vendet e Ballkanit Perendimor.

“Siç e dini tashmë tre vende të Ballkanit Perendimor janë vlerësuar ‘zonë e gjelbër’ për lëvizjen e lirë dhe ne duam që kjo verë të jetë shumë më e mirë se e vitit të kaluar, sa i takon lëvizjes së lirë dhe besojmë se e tillë do të jetë. Ne e kemi treguar se jemi krah vendeve të Ballkanit Perendimor me mbështetjen e dhënë edhe sa i takon sigurimit të vaksinave anticovid dhe do t’a thellojmë këtë mbështetje në muajt në vijim. Nga ana tjetër ne po punojmë për një sistem, për të njohur certifikatat e vaksinimit edhe nga vendet e treta”, tha Varhelyi.

Ministri Gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se vendet e Ballkanit Perendimor tashmë konsiderohen nga Gjermania si zona me risk të ulët, duke iu referuar të dhënave të Institutit të njohur Robert Koch.

“Është shumë i rëndësishëm forcimi i bashkëpunimit mes vendeve sa i takon ‘udhëtimit të sigurt’. Për Gjermaninë, vendet e Ballkanit Perendimor tashmë janë zona me risk të ulët të përhapjes së Covid19. Por duhet parë me kujdes varianti Delta, i cili duhet thënë se po përhapet edhe në Gjermani”, pohoi Spahn.

Trendin pozitiv të situatës epidemiologjike të vendeve të Ballkanit Perendimor e konfirmoi edhe zv/Presidenti i Institutit Robert Koch, prof. Lars Schaade.

Samiti i Ministrave të Shëndetësisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, u zhvillua në kuadër të Procesit të Berlinit. Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ky proces filloi dhe u prezantua në 28 Gusht 2014, nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel. Në takimin e nivelit të lartë të zhvilluar online pasditen e sotme, merrnin pjesë Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, Ministri i Shëndetësisë i Republikës Federale të Gjermanisë, Jens Spahn, Ministri i Shëndetësisë i Francës, Oliver Veran, Ministrat e Shëndetësisë së vendeve të Ballkanit Perendimor, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans Kluge, drejtorja e Qendrës Europiane të Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve (ECDC) dr. Andrea Ammon, Zv/Presidenti i Institut ‘Robert Koch’ prof. Lars Schaade, etj.

Lajme të lidhura

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër
Aktualitet

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

15:06 - 12/09/26
Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada
Aktualitet

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

13:26 - 12/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Para
EDITORIALI I GIJOTINES/Lal Plehu dhe pasuria e tij enigme, deklarimi mbetet peng i pasurise se vene mes aferave te pista

EDITORIALI I GIJOTINES/Lal Plehu dhe pasuria e tij enigme, deklarimi mbetet peng i pasurise se vene mes aferave te pista

TË FUNDIT

Disa persona mbeten të lënduar nga përplasja e dy makinave në rrugën Qishbardhë-Peshkëpi
Aktualitet

Disa persona mbeten të lënduar nga përplasja e dy makinave në rrugën Qishbardhë-Peshkëpi

14:43 - 13/09/26

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Qishbardhë-Peshkëpi, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve...

Lexo më shumë
106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen

106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen

14:22 - 13/09/26
“Qepeni gojën”, Rama u pret fjalën banorëve të Poliçanit, debate edhe me fituesen e BBV3, Egla Ceno

“Qepeni gojën”, Rama u pret fjalën banorëve të Poliçanit, debate edhe me fituesen e BBV3, Egla Ceno

14:14 - 13/09/26
Pas konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti mandatohet për formimin e qeverisë së re

Pas konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti mandatohet për formimin e qeverisë së re

13:45 - 13/09/26
Shkodër/ Policia dyshon se tritoli në shtëpinë e mësuesit lidhet me të vëllanë në Gjermani

Shkodër/ Policia dyshon se tritoli në shtëpinë e mësuesit lidhet me të vëllanë në Gjermani

13:37 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com