GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Manastirliu merr 25 mln euro borxh për përmirësimin e shëndetësisë/ Ku shkojnë paratë?

15:00 - 14/07/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Manastirliu merr 25 mln euro borxh për përmirësimin e shëndetësisë/ Ku shkojnë paratë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Shëndetësisë edhe pse çdo vit merr pjesën më të madhe nga buxheti i shteti për sektorin që mbulon, vazhdon të marrë borxhe dhe në përfundim shërbimi mjekësor lë shumë për të dëshiruar. Qeveria shqiptare ka marrë disa herë borxhe dhe grante nga organizatat ndërkombëtare për të përballuar pasojat e koronavirusit dhe në përfundim doli me  propagandën se “ne ja dolëm vetë”. Po, tani e borxhin e radhës si do të justifikohet qeveria jonë? Çdo të bëjë Manastirliu me gjithë këto para që kurrë nuk janë kthyer në shërbime për pacientët? Bëhet fjalë për një hua që është marrë në Bankën Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim nga qeveria shqiptare. Sipas vendimit të publikuar me 6 korrik në Fletoren Zyrtare, BERZH ka ofruar fillimisht vetëm 32 milionë lekë, por si duket qeveria jonë qenka aq në hall për të kryer shërbimet në spitale dhe kështu i ka kërkuar 25 milionë euro hua. BERZH ka rënë dakord me këtë shumë dhe marrëveshja është tashmë e ratifikuar dhe ka hyrë në fuqi.

Në dokumentin e ratifikimit të marrëveshjes thuhet se ky borxh po merret për të përmirësuar kushtet e sistemit shëndetësorë, ndërsa vetëm pak javë më parë Manastirliu doli dhe hodhi poshtë akuzat se në spitalet tona mungojnë kushtet bazë. Por, jo vetëm kaq në një pikë të kontratës thuhet se kjo hua mund të kthehet përmes kësteve, bazuar në kursin e këmbimit valutor. Pra këtu qëndron dhe problemi, ka shumë gjasa që qytetarët shqiptarë ta paguajnë dyfish shlyerjen e këtij borxhi, duke qenë se prej disa kohësh kursi i këmbimit është në luhatje të vazhdueshme.   “Banka pranon t’i japë hua Huamarrësit shumën prej 25,000,000 euro (njëzet e pesë milionë euro), siç kjo shumë mund të konvertohet herë pas here nëpërmjet  një konvertimi  valutor”, thuhet në dokument.

Ku shkojnë paratë e shëndetësisë

Në dy vitet e fundit për shkak të pandemisë  përqindja më e lartë e buxhetit të shtetit është fokusuar të sistemi i shëndetësisë. Konkretisht në buxhetin fillestar për vitin 2022 parashikohej që fondi për shëndetësinë të jetë 63 miliard e 515 milion lekë, pra 7 miliardë lekë më shumë se buxheti fillestar i vitit 2021. Gjithsesi vlen të shtojmë se në këto muaj ka pasur disa rishikime të buxhetit, ku përveç fondeve për përballimin e krizës energjitike, ka pasur sërish disa shtesa në buxhetin për shëndetësinë. Gjithashtu, në këto kohë qeveria ka nënshkruar disa marrëveshje për marrje grantesh apo pajisje mjekësorë dhuratë nga ndërkombëtarët për luftën kundër koronavirusit. Por, pavarësisht se gjendja nga virusi është qetësuar, Manastirliu vendosi të marrë sërish borxh.

Në këto kushte, rrjedhimisht lind pyetja. Sigurisht që Manastirliu mund të ketë me dhjetëra skema dhe hapësira se ku t’i shfrytëzojë ato para, përveç se te pacientët. Një ndër këto skema përmendim tenderët, aferat e mëdha korruptive që bëhen përmes tyre. Nga të dhënat e grumbulluara nga Open Data rezulton se,  vetëm për muajin qershor ka zhvilluar gati 60 tenderë, ku 10 prej tyre janë ende në proces dhe pritet të mbyllen në javën e dytë të korrikut. Pra 60 tenderë në një muaj, ku gjysma e tyre tashmë janë mbyllur përfundimisht, pra me një përllogaritje të thjeshtë matematikore rezulton që të paktën çdo dit të muajit Ministria e Shëndet ka mbyllur nga një tender, për të cilin janë bërë dhe transaksionet financiare. Nga një vrojtim i tabelave evidentohet se këta tenderë fillojnë nga vlerat 50 milionë lekë deri në 20 miliardë lekë.

Ndërsa më keq akoma, në kohë krize Manastirliu nuk është kursyer të jap tenderë në shkelje të ligjit.  Sipas të dhënave të Open Data, në dy muajt e fundit 42 tenderë janë zhvilluar me procedura në kundërshtim të ligjit, të cilët janë renditur në listën e tenderëve me “RedFlag”.

Ndërkohë shtojmë këtu faktin se pavarësisht që edhe pse disa nga tenderët hapen me objekt përmirësim apo pastrim të ambienteve në spitale, në realitet nuk kemi parë asnjë përmirësim. Këtë e nxori një pah pak muaj një ish-këshilluar Austriak i cili punonte në Shqipëri dhe përmes një letre drejtuar Manastirliut dhe Kryeministrit Edi Rama tregonte me skandalin me të cilin ishte  përballur te spitali  i Traumës në Tiranë. Në atë letër ai tregonte se ne spital mungonin kushtet bazike, si çarçafë, alkool, fasho dhe uji në tulet. Ndërsa evidentonte që kishte edhe mungesa të mjekëve dhe paisjeve mjekësori. Në atë kohë Manastirliu hodhi poshtë akuzat, duke thënë se kushtet në spitale janë të përshtatshme.

Nëse është kështu, atëherë pse fill pas asaj ngjarje ministrja ka hapur disa tenderë për përmirësim kushtet dhe pse tashmë po merr borxh për këtë qëllim. Të gjitha këto fakte tregojnë se qeveria merr para borxh për të mbushur boshllëqet që ka krijuar nga keqpërdorimi i fondeve të shëndetësisë për të pasuruar oligarkët./ Esmeralda Hida/ Gijotina.com.

 

 

 

Etiketa: 25 mln euroabuzimeBERZHborxhdenoncimeFAKTEkryesore2kushte skandalozeletraMinistria e ShendetesiseOgerta manstirliuskema

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Policia vijon kërkimet për 18-vjeçarin që u fut për të shpëtuar dy të miturit por u mbyt vetë

Policia vijon kërkimet për 18-vjeçarin që u fut për të shpëtuar dy të miturit por u mbyt vetë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni
Breaking Views

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni

11:59 - 01/02/26

Prej orës 11:00 të paradites, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas është totalisht i bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe...

Lexo më shumë
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com