GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Manastirliu shkel urdhrin / Tendera me negocim pa shpallje për gruan e Nikolin Jakës

18:56 - 24/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Manastirliu shkel urdhrin / Tendera me negocim pa shpallje për gruan e Nikolin Jakës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kërkimet e redaksisë tonë kanë zbuluar se nga dhjetori i vitit të kaluar e deri tani kompania “Sori-al” shpk në pronësi të Alma Tafani, gruaja e oligarkut të shëndetësisë të dënuar për korrupsion dhe ish-pronar i kësaj kompanie Nikolin Jakës, ka marrë tendera me negocim pa shpallje me vlerë 582 mijë euro, 6  nga Spitali Universitar i Traumës (SUT) si dhe 1 tender nga Akademia e Sigurisë, institucion në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Sipas ligjit në fuqi, procedura me negocim, pa shpallje paraprake parashikon që Autoriteti Kontraktor (AK) i përzgjedh vetë kompanitë dhe negocion kushtet e kontratës me një ose më shumë prej tyre, ku AK në këtë rast ka qënë SUT-ja dhe Akademia e Sigurisë duke lënë hapësira për klientelizëm dhe abuzim.

Kryeministri Rama doli në Ndroq para disa ditëve duke deklaruar se qeveria e tij nuk është qeveri e të pasurve por premtimet dhe veprimet e tij së bashku me qeverinë e tij nuk qendrojnë kur flasim për shpërndarjen e fondeve publike.

Ato nuk qendrojnë sepse sapo mbarojnë fjalimet, larg vëmendjes së publikut zhvillohen procedura prokurimi për kompani të cilat shkelin kriteret e prokurimit publik, kompani të cilat janë fuqizuar gjatë qeverive Rama 1, Rama 2 duke shkaktuar dëme kolosale në buxhetin e shtetit, të dokumentuara nga KLSH-ja para 2 muajsh.

Procedura e negocimit pa shpallje mund të përdoret vetëm në disa raste e më konkretisht, kur në përgjigje të dy procedurave të njëpasnjëshme nuk është siguruar konkurrenca minimale, kur për arsye që lidhen me të drejtat ekskluzive ose të drejtat e autorit, kontrata nuk mund të ekzekutohet përveçse nga një kompani ose kur për arsye të nevojës ekstreme, të shkaktuar nga ngjarje të paparashikueshme nga autoriteti  kontraktor, afati kohor për procedura normale nuk  mund  të  respektohet.

Vala e pandemisë covid-19 ka ikur prej kohësh dhe realizimi i tenderave të pastrimit në kohë rekord me oferta fituese me 99% të fondit limit janë sinjale të forta për dyshime për korrupsion dhe klientelizëm nga qeveria e të pasurve.

Në 9 korrik të vitit të kaluar kryeministri Rama doli para kryetarëve të bashkive duke deklaruar se procedura me negocim pa shpallje është një kancer që ha lekë te bashkitë dhe ndaloi në mënyrë kategorike realizimin e saj.

“Planifikim në kohë dhe me cilësi, që të shmanget përdorimi i procedurës me negocim pa shpallje paraprake, një kancer me të cilin tanimë prej disa vitesh në nivelin e qeverisë qendrore i kemi larë duart. Ndërkohë që në nivelin e qeverisë vendore, kanceri vazhdon ha lekë, me negocim, pa procedurë.

Çdo përdorim qartazi abuziv i kësaj teknike do të konsiderohet haptazi i paligjshëm dhe i dërgohet SPAK-ut për skanim penal. Të gjitha procedurat me negocim pa shpallje do t’i nënshtrohen hetimit administrativ”, tha Rama asokohe në mbledhjen në kryeministri me kryetarët e bashkive nga i gjithë vendi.

Rama deklaroi se qeveria i ka larë duart me këtë procedurë por mesa duket fjalimet dhe mbledhjet e organizuara janë kthyer në një show mediatik që përpiqet të heqë vëmendjen nga qeveria për t’ia ngecur përgjegjësinë e keqqeverisjes bashkive kur në fakt në majë të pushtetit qendron kryeministri i vendit. Mesa duket urdhrat e Ramës ishin për kryetarët e bashkive pasi Policia e Shtetit dhe Manastirliu kanë të drejtë të realizojnë tendera që nuk justifikojnë dot mënyrën se si bëhet shpërndarja  e fondeve publike

Kryeministri Rama ka të drejtë kur thotë se “kush ka ngjyer gishtin” duhet mbajë përgjegjësi por ai nuk mund të justifikohet kur 5 muaj pasi jep urdhra për eliminimin e kësaj procedure, SUT-ja dhe Akademia e Sigurisë kanë realizuar tendera me vlerë 582 mijë euro me një kompani e cila përndiqet nga skandalet.

Vetëm para disa javësh pastrueset e kompanisë denoncuan në mënyrë anonime se hanin drekën te tualetet e SUT-së dhe se atyre nuk i ofrohej nga kompania gjërat më minimale si dorezat dhe maskat. Ato deklaruan se kishin bërë ankesë por as administratorja e kompanisë Alma Tafani dhe as drejtoresha Edlira Bode nuk i ishin përgjigjur kërkesës së tyre.

Ajo që bën përshtypje është se nga viti 2016 e në vazhdim, shumicën e tenderave kompania e ka marrë nga Spitali Universitar i Traumës i ndjekur nga Spitali Rajonal Berat.

Sipas të dhënave nga Open Data Albania (AIS), kompania “Sori-al” shpk ka marrë 8 milionë euro para publike nën siglën e flamurit të kuq vetëm nga shëndetësia e Ogerta Manastirliut. Sipas AIS, flamuri i kuq nënkupton se për këto fonde ka dyshime të forta për korrupsion dhe sjellje antiligjore nga kompania dhe AK që ka realizuar procedurën e prokurimit.

Deri më sot asnjë nga procedurat me negocim pa shpallje nuk kanë qënë nën hetim edhe pse kryeministri Rama deklaroi se ato do t’i nënshtrohen hetimit administrativ duke paralajmëruar bashkitë me mendjen e fjetur se qeveria ndjek udhëzimet e tij.

Etiketa: 8 milione euroAkademia e Sigurisealma tafaniEdi Ramakryesore2Nikolin JakaOgerta Manastirliusori-al shpltendera me negocim pa shpallje

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Rënia e Bashkisë së Veliajt në Lanë

Rënia e Bashkisë së Veliajt në Lanë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Librazhd-Prrenjas e bllokuar nga shembja, fadromat e Artan Sakos gërryejnë Shkumbinin
Breaking Views

Rruga Librazhd-Prrenjas e bllokuar nga shembja, fadromat e Artan Sakos gërryejnë Shkumbinin

11:22 - 22/02/26

Shpesh debati publik ndalet te ndotja plastike, te mbetjet që shihen me sy dhe që fotografohen lehtë. Por drama e...

Lexo më shumë
SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha

10:52 - 22/02/26
Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro

Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro

10:41 - 22/02/26
Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën

Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën

10:23 - 22/02/26
Çahet rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën, u inaugurua para dy vjetësh

Çahet rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën, u inaugurua para dy vjetësh

09:55 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com