GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Manastirliu si Çuçi/ Abuzon me tenderin 34 mln lekë për bojëra, KPP ia anulon

19:40 - 18/03/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Manastirliu si Çuçi/ Abuzon me tenderin 34 mln lekë për bojëra, KPP ia anulon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë renditet si një nga institucionet e para për abuzimet që bënë me tenderët, duke shpërdoruar  fondet e qeverisë. Ogerta Manastirliu nuk mjaftohet me miliarda eurot që vjedh nga koncesionet në shëndetësi, të cilët në çdo vit marrin vlera marramendëse, por tashmë po kalon me tender edhe shpenzimet më të vogla. Këtë herë bëhet fjalë për tenderin me REF-00460-07-07-2021, me objekt “Loti 8, Blerje Tonera për Ministrinë Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe institucionet e vartësisë”. Nuk e dimë se sa bojëra për printer shpenzon kjo ministri, por Manastirliu do të japë për këtë tender 34,691,225 lekë.

Përveç vlerës kaq të madhe, ky tender është plot me abuzime. Le t’ia nisim nga shkelja, për të cilën ka shkuar një ankesë në KPP dhe si pasojë ka sjellë pezullimin e projektit. Kompania  “Infosoft Office” SHPK ka denoncuar në Komisionin Prokurimit Publik se është skualifikuar pa të drejtë nga gara, pasi Ministria e Shëndetësisë ka favorizuar kompaninë mike.

Ankimusi shprehet se është skualfikuar me justifikimin se ka paraqitur një ofertë anomalisht të ulët, që nëse do të ishte e vërtet ligji e anulonte pasi shtonte risqet për mos realizmin  e projektit. Por, në këtë ankesë Infosoft Office” SHPK ka sqaruar me detaje se oferta e saj plotëson të gjitha kriteret dhe vërteton se shërbimi që kërkohet mund të kryhet me 11,169,095.00 lekë, pa qenë nevoja të shpenzohen 34 milionë lekë. “Lidhur me arsyen e skualifikimit sqarojmë se kemi paraqitur oferta të marra nga furnitorët tanë enkas për këtë tender. Fatura të blerjes së produkteve, fletë zhdoganimi të produkteve si dhe analizën e detajuar të kostos për çdo artikull. Po të analizohen çmimet e paraqitura në to, shihet lehtësisht që produktet janë blerë apo do të blihen me çmime më të ulëta se ato të paraqitura në tender.

Pra kemi vërtetuar me dokumentacion të shumtë që çmimet e blerjes së produkteve janë ato të deklaruara në analizën e kostos. Dhe ky është synimi i nenit 93 , të sigurojë AK se OE ka mundësitë reale të sigurojë furnizimin e artikujve të kërkuar me çmimet e ofertuara”, sqaron ankimuesi.

 

Shkeljet e evidentuara

Duke marrë parasysh të dhënat e publikuara nga kompania ankimuese, të dhënat e tenderit, si dhe ligjin për prokurimet KPP ka evidentuar shkelje të hapur të ministrisë në këtë projekt. Në përgjigjen e kthyer ankimuesit, KPP thekson se në rastin kur janë të vlefshme dy ose më pak oferta, në përputhje me nenin 93, të LPP-së, oferta vlerësohet anomalisht e ulët kur ajo është ulur më shumë se 25% e fondit limit të përllogaritur.

Ndërsa në rastin konkret oferta është vetëm 18% më e ulët se fondi limit, shto këtu faktin se kompania ka paraqitur qartë mënyrën si do shpenzohen dhe përfitimet që do të merren. Pra, në këto kushte KPP vlerëson se fondi i ofruar nga kompania nuk përbën shkelje ligjore.  “KPP gjykon se gjykimi mbi analizën e kostos së paraqitur bëhet në tërësi dhe jo mbi një element të veçantë të tij sikundër në rastin konkret fitimi i kompanisë. Anomalitë në përqindje të lidhura me fitimin e kompanisë nuk janë një arsye e qenësishme, pasi elemente të tjera të cilat lidhen me çmimin e shitjes dhe të blerjes të cilat ankimuesi i ka dokumentuar dhe provuar me dokumentacion konkret, në këtë rast e bëjnë ofertën e tij të pranueshme dhe të justifikuar sa i përket elementit anomalisht të ulët në përputhje me nenin 93 të LPP-së.

Akoma më tej, vetë autoriteti kontraktor në informacionin mbi procedurën të paraqitur pranë KPP pranon, se diferenca midis çmimit të ofertuar dhe vlerës totale të çmimit të blerjes për këto artikuj është 2,772,718 lekë pa TVSh, pra çmimi i blerjes së artikujve është dukshëm më i ulët se çmimi total i ofertës së dhënë”, Thekson KPP. Ndërsa ndër të tjera i tërheq vëmendje Ministrisë së Shëndetësisë se ka zhvilluar tenderin me fitues të përcaktuar, pra pa një garë të mirëfilltë, si dhe ka shpallur fituese kompaninë me vlerën më të shtrenjtë. Pasi të gjitha kompanitë e tjera kanë sugjeruar se ky shërbim mund të kryhet me vlerat 10 deri në 14 milionë lekë.

 

Pezullimi i tenderit

Kështu duke parë këto shkelje dhe duke evidentuar abuzimet që janë bërë më këtë tender, KPP ka vendosur që kontrata e parë të pezullohet, si dhe të fillojë edhe njëherë rivlerësimi i kompanive që kishin paraqitur ofertë për këtë garë. “Autoriteti kontraktor të anulojë vendimin e KVO-së mbi skualifikimin e operatorit ekonomik “Infosoft Office” SHPK, si dhe të korrigjojë shkeljet, duke e kualifikuar këtë operator ekonomik. Autoriteti kontraktor brenda 5 ditëve të vërë në dijeni Komisionin e Prokurimit Publik për zbatimin e vendimit, duke dokumentuar veprimet e kryera”, thuhet në vendim.

Kujtojmë se kjo kompani vetëm dy ditë më parë ka denoncuar për të njëjtën shkelje Ministrinë e Brendshme, ku bëhej fjalë sërish për blerje bojërash dhe ishin bërë të njëjtat shkelje. Si duket, qeveria jonë paska rregulla të vetat për tenderët, që ndryshojnë sipas dëshirës. /Esmeralda Hida/

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimekeqpedorim fondikryesore2Ministria e ShendetesiseOgerta Manastirliushkleje ligjitender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Kush fshihet pas protestave? Florian Binaj i përgjigjet Ramës: Askush s’na blen

Mungoi në “Portokalli”/ Reagon Florian Binaj dhe zbulon arsyen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

Një fluks i madh automjetesh ka bllokuar këtë të premte aksin Tiranë–Elbasan, duke shkaktuar kaos të plotë në qarkullim dhe...

Lexo më shumë
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com