GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Manchester City fiton me përmbysje dhe “flirton” me zonën Champions

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Manchester City fiton me përmbysje dhe “flirton” me zonën Champions
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Java e 32-të e Premier League e ngriti siparin me ndeshjen Manchester City-Crystal Palace 5-2 (kliko për të parë 7 golat). Ky ballafaqim në “Etihad” solli drithërima për vendësit, të cilët e panë veten në disavantazhin e dy golave brenda 21 minutave lojë.

Ishte një shkundje e fortë kjo për Pep Guardiolën dhe të tijtë, të cilët reaguan dhe gjetën forca për ta barazuar rezultatin në pjesën e parë. Me barazimin 2-2, skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.

Fraksioni i dytë i lojës shopalosi më së miri potencialin e Manchester City, që brenda 10 minutash shënoi edhe dy herë të tjera, duke e vënë në “shina” të sigurta përmbysjen e çmuar. Goli i pestë për vendësit, që mbylli gjithçka, erdhi pikërisht në minutën e 79-të.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje startoi si titullar De Bruyne, i cili ka njoftuar lamtumirën nga “qytetarët” kësaj vere. Madje, belgu shënoi golin e parë (33’) për vendësit, duke i hapur rrugën përmbysjes.

Më këtë 3-pikësh shumë të çmuar, skuadra e Guardiolës arrin vendin e katërt të Premier League, për momentin, në pritje të zhvillimit të ndeshjeve të tjera të kësaj jave. Nëse Chelsea dhe Newcastle fitojnë në sfidat e tyre respektive këtë fundjavë, atëherë “qytetarët” do të humbasin sërish dy vende nga klasifikimi aktual.

Gjithsesi, beteja për t’u kualifikuar në Champions-in e sezonit të ardhshëm (zënia e një vendi në top 5 të Premier League në fund të kampionatit në vijim) vazhdon për kampionët në fuqi anglezë.

Lajme të lidhura

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar
Breaking Views

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar

23:30 - 08/11/26
Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu
Breaking Views

Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

22:00 - 08/11/26
Napoli, keqardhja e Rrahmanit: Ndeshje e vështirë, por mund ta kishim fituar
Sport

Napoli, keqardhja e Rrahmanit: Ndeshje e vështirë, por mund ta kishim fituar

20:00 - 08/11/26
Para
Flick bën misteriozin për rinovimin e kontratës: Te Barcelona ndihem shumë mirë, por…

Flick bën misteriozin për rinovimin e kontratës: Te Barcelona ndihem shumë mirë, por…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar
Breaking Views

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar

23:30 - 08/11/26

Old Trafford u bë skena e një ndeshjeje spektakolare me gola të shumtë ku përballë u vunë Manchester United dhe...

Lexo më shumë
“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!

23:00 - 08/11/26
“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim

“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim

22:30 - 08/11/26
Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

22:00 - 08/11/26
Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

21:59 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com