Manchester City ka arritur fitore me rezultatin 3:0 ndaj skuadrës japoneze Urava, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Botës për Klube.
City ka treguar lojë shumë të mirë dhe pa ndonjë problem e ka mundur ekipin japonez.
Në fund të pjesës së parë City kalon në avantazh, ndërsa Hoibraaten shënoi autogol.
Kovaçiç në minutën e 52-të e Silva në atë të 59-të thelluan fitoren në 0:3.
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Jeddah.
City e pret në finale Fluminensen e Brazilit.
Discussion about this post