Harry Kane është dëshira e madhe e Pep Guardiola për sulmin e Manchester City. Kampionët e Anglisë kanë bërë edhe një super ofertë.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, shkruan se “Qytetarët” kanë ofruar 100 milion euro për sulmuesin anglez, plus janë të gatshëm të përfshijnë edhe ndonjë lojtar në marrëveshje.
Tottenham e ka refuzuar ofertën. Presidenti Daniel Levy është i vendosur të mbajë Kane në ekip, pavarësisht dëshirës së tij për të ikur.