GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mandarinat me pesticide/ Si gënjente AKU në dhjetor! Prokuroria thotë se u hodhën në treg

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mandarinat me pesticide/ Si gënjente AKU në dhjetor! Prokuroria thotë se u hodhën në treg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 10 ton mandarina të kontaminuara me pesticide të rrezikshme për shëndetin që ishim kthyer nga Kroacia, janë shitur në tregun tonë për konsum!

Skandali ka dalë pas një hetimit të Prokurorisë së Beratit, e cila ka zbuluar se fermeri Elton Tafa ka shitur 10 ton mandarina te Arben Dyli, administrator i një pike grumbullimi, i cili më pas i ka eksportuar drejt Kroacisë. Autoritetet kroate kanë konstatuar nivele të larta të pesticidit “Fosmet” në mandarina, një substancë e ndaluar për përdorim për shkak të rrezikshmërisë ndaj shëndetit. Si rezultat, ngarkesa u kthye në Shqipëri, por në vend që të asgjësohej sipas rregullave, Arben Dyli dyshohet se e ka rihapur në treg.

Gjithashtu prokuroria thotë: “dyshohet se shtetasi Elson Tahiraj me detyrë inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar certifikata fitosanitare fiktive për subjekte të ndryshme ndër të cilat dhe subjekti i shtetasit Arben Dyli”.

Ata janë ndaluar nga policia, nën akuzat e “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shpërdorimi detyrës”, parashikuar nga nenet 281, 288, 288/c dhe 248 te K.Penal.
Ky skandal u zbulua falë kontrolleve të rrepta të autoriteteve kroate, ndërsa në Shqipëri mungesa e monitorimit efektiv mbi përdorimin e pesticideve ka bërë që të ndodhin raste të tilla. Nëse Ministria e Bujqësisë do të kishte zbatuar detyrat e saj me rigorozitet, ky problem do të ishte parandaluar në kohë, duke shmangur rrezikun për shëndetin e konsumatorëve.

AKU Gënjeu

Në fund të vitit 2024 pasi tre ngarkesa me mandarina me origjinë nga Shqipëria u kthyen mbrapsht nga Kroacia, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Berat në një deklaratë tha se gjobiti subjektin eksportues me pronar Arben Dyli me 4 milion lekë, pasi nuk ka njoftuar për tregtimin e agrumeve.

Madje sipas tyre, i gjithë prodhimi i kthyer mbrapsht u gropos nga specialistët e AKU-së.

Etiketa: jane konsumuarKryesore1mandarine

Lajme të lidhura

Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir
Aktualitet

Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir

14:45 - 08/11/26
Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim
Aktualitet

Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim

14:30 - 08/11/26
U akuzua nga nxënëset në Selenicë për ngacmim seksual, mbërrin në gjykatë mësuesi i fiskultures
Aktualitet

U akuzua nga nxënëset në Selenicë për ngacmim seksual, mbërrin në gjykatë mësuesi i fiskultures

14:14 - 08/11/26
Para
Akuzat/ Erjon Bani: S’mund t’u bëhet gjyqi gjyqtarëve

Akuzat/ Erjon Bani: S’mund t’u bëhet gjyqi gjyqtarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi
Breaking Views

“Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi

16:00 - 08/11/26

Sali Berisha ka reaguar pas përplasjes së protestuesve dhe demokratëve në tubimin e së shtunës përpara Ministrisë së Arsimit. Në...

Lexo më shumë
“Të mos besojnë skenarin serb”/ Berisha-studentëve: Në Serbi nuk kishte një parti opozitare si PD

“Të mos besojnë skenarin serb”/ Berisha-studentëve: Në Serbi nuk kishte një parti opozitare si PD

15:30 - 08/11/26
Rrezikon shëndetin e përdoruesve, KE paralajmëron Tik Tok për gjobë për algoritmin që nxit varësinë

Rrezikon shëndetin e përdoruesve, KE paralajmëron Tik Tok për gjobë për algoritmin që nxit varësinë

15:05 - 08/11/26
Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir

Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir

14:45 - 08/11/26
Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim

Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim

14:30 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com