GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mandati i Belerit, VOA: Nuk e lejojnë të bëjnë betimin, ligji parashikon…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fitoi në Himarë, Beleri kërkon nga qelia e burgut transferim në spital
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme në Tiranë, rrëzoi kërkesën e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri për të qenë i pranishëm në mbledhjen e parë të Këshillit bashkiak, ku nesër është parashikuar dhe betimi i tij.

Zoti Beleri mbahet në paraburgim nën akuzën e shitblerjes së votës. Kërkesat e tij për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga Gjykatat.

Ndonëse ndodhej në gjendje arresti, zoti Beleri, rezultoi fitues në zgjedhjet e 14 Majit, me një diferencë të ngushtë votash ndaj kandidatit socialist, ish kryebashkiakut Gjergji Goro. Ndërsa më vonë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i dha atij mandatin e drejtuesit të ardhshëm të Bashkisë së Himarës.

Moskryerja e betimit krijon një situatë të paqartë juridike. Ligji parashikon mes të tjerash, se mandati i kryetarit të Bashkisë përfundon kur ai “nuk pranon të bëjë betimin”. Ndërkohë që në këtë rast, situata është tërësisht e ndryshme, pasi ai ndodhet në kushtet kur nuk mund ta bëjë atë.

Arrestimi i tij, dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit, provokoi acarimin e marrëdhënieve me Greqinë, duke qenë se Beleri është përfaqësues i Partisë Bashkimi për të drejtat e njeriut, e cila mbron të drejtat e pakicave greke. Kandidatura e tij u mbështet dhe nga Partia e Lirisë e ish presidentit Ilir Meta dhe grupimii demokratëve i drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha.

Përveç replikave në distancë mes dy qeverive, ministrja e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka pati dy takime në Bruksel me homologët e saj grekë, ku në qendër ishte pikërisht rasti Beleri, të cilin Athina po e trajton si një çështje të shkeljes të të drejtave të minoritetit. Ndërkohë që pala shqiptare këmbëngul se bëhet fjalë për një rast të pastër gjyqësor, në të cilin zoti Beleri, nuk mund të gëzojë asnjë privilegj, nga të qenit pjesë e minoritetit grek.

Edhe sot, Ministria e Jashtme greke përmes një deklarate tha se refuzimi i Gjykatës “që ai të marrë pjesë nesër në mbledhjen e parë të Këshillit të ri Bashkiak, si dhe të bëjë betimin dhe të marrë zyrtarisht detyrën”, tregon, sipas saj, se “qëllimi i autoriteteve shqiptare është që ta privojnë atë nga detyra e kryetarit të Bashkisë”, duke theksuar se “si kandidate për anëtarësim në familjen europiane, Shqipëria duhet të respektojë shtetin e së drejtës dhe prezumimin e pafajësisë”./VOA

Etiketa: belerimandatiVOA

Lajme të lidhura

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!
Breaking Views

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

21:30 - 09/11/26
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë
Breaking Views

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Para
Keni dhimbje të forta menstruale? Këto metoda shtëpiake do t’ju ndihmojnë

Keni dhimbje të forta menstruale? Këto metoda shtëpiake do t’ju ndihmojnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26

Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë, Klevis Kaso ka dhënë një intervistë për Report Tv pas rasteve të shtuara të banorëve që...

Lexo më shumë
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

21:30 - 09/11/26
Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com