GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Mandati i fundit si deputet”, Duka paralajmëron: Në 2025 do synojmë…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Duka: Ja pse po kërkojmë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sistemi aktual copëzon votat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka,  është bërë një nga nismëtarët e ndryshimit të sistemit zgjedhor përmes referendumit.

Ai tha se ky do të jetë mandati i tij i fundit si deputet, që do t’i shërbejë ndryshimit të sistemit zgjedhor.

“Karriera ime është e fundit, sepse nuk do të shkoj më në parlament, edhe po të ma ofrojnë pa zgjedhje fare. Ky sistem zgjedhor është i padrejtë. Listat e hapura nuk ekzistojnë. Ka raste që dikush ka marrë 200 vota dhe është në parlament, ndërsa me 9 mijë vota nuk futet dot, se nuk e lejon ky sistem. Vota e qytetarit duhet të shkojë aty ku orientohet. I jep rol të merituar një individi. Kryeministri ka pushtet absolut prej këtij sistemi. Kjo duhet të ndryshojë dhe të ketë nevojë edhe për aleanca me partitë e tjera.”, tha Duka në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” në RTSH.

Për nismëtarët e ndryshimit të sistemit, ideale do të ishte një sistem proporcional kombëtar.

“Ne propozojmë që nga 12 zona te jënë 4 zona e poshtë, që mundësia që votat për disa nga partitë, të jetë sa më e vogël. Probabiliteti që votat të konvertohen në deputetë është më i madh, kur rajoni rritet. Shqipëria një zonë elektorale do të ishte ideale, por kjo kërkon ndërhyrje kushtetuese dhe duhet patjetër dakordësia me Ramën”, tha Duka.

Duke u ndalur te pritshmëritë që ka PAA-ja për vitin 2025, Duka tha se do të rezultati do të jetë dyfishim votash dhe se partia e tij do të përfshihet në qeveri.

“Çështja agrare në Shqipëri është shumë e rëndësishme, por fatkeqësisht nuk kemi mundur ta përçojmë siç duhet vitet e fundit për shkak të shumë rrethanave politike. Unë nuk po i kërkoj pushtet Ramës, por duke qenë se çështjet agrare dhe ambientaliste janë shumë të rëndësishme, nëse do të ketë ofertë nga PS mundet që të shihet e të merret në konsideratë.”. – tha Duka.

Ai shtoi mes të tjerash se; “Unë nuk dua as ministër, as deputet. 45 mijë vota nuk janë pak. Nëse ato dyfishohen në 100 mijë, do të thotë se kanë besim. Padyshim jam i hapur. Nuk kam kompleks, jam i plotësuar vetë, kam qenë ministër, prefekt, deputet 3 herë. Nuk dua më. Të shoh PAA në qeveri e bëj me qejf,. Nuk ia mbyll derën askujt dhe nuk e bëj për pazaret e mia. Por PAA nëse rritet, e ka rrugën e hapur në qeverisje, në qeveri apo në nivel drejtorish. Por detyra kryesore është të ndryshojë sistemi zgjedhor dhe të forcohet opozita. Një maxhorancë e fortë me një opozitë të dobët, nuk i bën mirë vendit.”.

Etiketa: deputetdukapaaaZgjedhje

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Enca reagon pas komenteve për partnerin e aluduar: Më pak urrejtje, më shumë dashuri

Enca reagon pas komenteve për partnerin e aluduar: Më pak urrejtje, më shumë dashuri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com