GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mandati i Hajdarit të Kuçovës, KAS ia rikthen çështjen Celibashit

20:55 - 05/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mandati i Hajdarit të Kuçovës, KAS ia rikthen çështjen Celibashit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi të premten të shfuqizojë vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, në lidhje me vlefshmërinë e mandatit të kryebashkiakut socialist të Kuçovës Kreshnik Hajdari, pasi prokuroria konstatoi se nuk kishte deklaruar një dënim të hershëm në shtetin grek.

Por, KAS nuk mori vendim për ndërprerjen ose jo të mandatit të Hajdarit duke i kërkuar Celibashit që ta rishqyrtojë çështjen dhe të marrë një vendim bazuar edhe në dispozitat e Kodi të Procedurës Administrative.

Partia e Lirisë ankimoi vendimin e datës 14 nëntor të Komisionerit duke kërkuar shpalljen të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Hajdarit.

Sipas vendimit të Celibashit, kryebashkiaku socialist nuk ishte në kushtet për të humbur mandatin edhe pse prokuroria zbuloi se ai kishte një dënim të hershëm të padeklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Pas verifikimit të thelluar të kërkuar nga KQZ-ja Prokuroria e Përgjithshme gjeti se ishte dënuar me 4 muaj burg të konvertuar me gjobë në Greqi për hyrje të paligjshme në territorin grek në vitin 1999.

Hajdari nuk e ka deklaruar këtë fakt në formularin e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, ose siç njihet si “Dekriminalizimi”.

Por, sipas palës paditëse në KAS, vetë veprimi i mosdeklarimit përbën një shkak ligjor për të humbur mandatin. Duke iu referuar një vendimi të Kuvendit në plotësim të ligjit të dekriminalizimit, avokati Franci Nuri, tha se, “pasqyrimi në formular i të dhënave të rrema të paplota apo të pasakta sjell përjashtimin e menjëhershëm nga funksioni publik”.

“Pak rëndësi ka masa dhe lloji i dënimit që mund të ketë marrë në atë kohë”- tha ai, duke shtuar se, “ajo që ka rëndësi për ligjin është nëse është deklaruar apo jo”.

Përfaqësuesi ligjor i Hajdarit, avokati Theodhori Sollaku mbrojti vendimin e Celibashit dhe tha se pretendimi i palëse paditëse nuk përbën shkak për pozicionin publik të tij. “Mosdeklarimi mund të jetë objekt i procedurave të tjera, por vendimet e Gjykatës së Lartë nuk thonë se mosdeklarimi është shkak ndalues për ushtrimin e pozicionit publik”, këmbënguli ai.

Në fillim të dhjetorit Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi se ka paraqitur kërkesën për gjykim në ngarkim të Hajdarit, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Hajdari kur ka kandiduar për kreun e Bashkisë Kuçovë në qershor të vitit 2019 dhe sërish në vitin 2023 në formularin e vetëdeklarimit ka fshehur një dënim të formës së prerë të marrë në shtetin grek. /BIRN/

Etiketa: hajdariKASKuçove

Lajme të lidhura

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Para
Ligji i ‘Investimeve Strategjike’ propozohet të shtyhet për herë të 3-të

Ligji i ‘Investimeve Strategjike’ propozohet të shtyhet për herë të 3-të

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com