GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mandati i Olta Xhaçkës/ Çuçi nuk tërhiqet: Kushtetuesja s’mund të na imponohet

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mandati i Olta Xhaçkës/ Çuçi nuk tërhiqet: Kushtetuesja s’mund të na imponohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, në përfundim të sesionit, ka bërë një përmbledhje për punët kryesore të realizuara.

Ndër të tjera, Çuçi ka sqaruar pse mazhoranca nuk po çon në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës.

Sipas tij, kushtetuta e thotë e qartë se nuk mund të imponohet vullneti i deputetit për të votuar, madje thekson se nuk mban as përgjegjësi për votimin.

Mazhoranca, tha Çuçi, gjykon se Gjykata Kushtetuese ka tentuar të krijojë një normë të re kushtetuese, gjë që nuk i lejohet. Ai thekson se dy vendimet qe janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese edhe Kuvendi i ka zbatuar.

Ai shtoi se do t’i drejtohen Komisionit të Venecias për të marrë një opinion për këtë rast.

“Çështja e raportit të Parlamentit me gjykatën Kushtetuese mendoj që është një raport që e përcakton qartë. Që të shfuqizojë çdo vendim, akt të marrë nga Kuvendi nëse ajo e gjykon që është në kundërshtim me Kushtetutën. Është ajo interpretimi i fundit i Kushtetutës së Shqipërisë. Ka pasur një vendim të gjykatës që ka shfuqizuar dy Kuvende.

Në rastin konkret është krijuar një paqartësi në lidhje  faktin nëse do duhet që një deputet apo të gjithë deputetë duhet të votojnë apo jo. Ky është një debat që s’ka gjetur trajtim nga Kushtetuesja, Kushtetuesja në gjykimin tonë ka tentuar të krijojë një normë të re, gjë që nuk ia lejon Kushtetuta. Gjykata verifikon normat ekzistuese nëse janë në përputhje apo jo.

Kushtetuta thotë që deputeti nuk mban as përgjegjësi për votën e tij. E thotë neni 73, pra deputeti nuk mban përgjegjësi për votën.

I vetmi moment kur kushtetuta e detyron parlamentin të votojë në një mënyrë të caktuar, është kur i jepet e drejta opozitës për të ngritur Komisionet Hetimore. Është edhe një moment tjetër kur pas disa mbledhjeve për shortet, deputeti është i detyruar të votojë. Këto janë dy momentet.

Nëse ka një debat për këtë  a është e drejtë kjo që them unë apo jo, ne kemi vendosur që ta zgjidhim këtë ngërç me Gjykatën Kushtetuese që t’i kërkojmë një opinion komisionit të Venecias. Në këtë ngërç do duhet të kemi një interpretim te komisioni i Venecias. Kushtetuesja e ka pasur hapësirën për ta adresuar interesin publik nëse duhet ta mbajë deputetin Xhaçka apo jo. Ne duhet të marrim një opinion, pasi ka një konflikt kushtetues në këtë pikë”, tha ai.

Lexo edhe:

PS kundër Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës, Bardhi: SPAK të marrë masa për Ramën dhe Çuçin

Etiketa: ÇuçiKryesore1kushtetuesexhacka

Lajme të lidhura

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”
Breaking Views

Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”

20:03 - 29/09/26
Para
Plagosi të riun se i ngacmoi të dashurën në plazh, lihet në burg autori

Plagosi të riun se i ngacmoi të dashurën në plazh, lihet në burg autori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com