GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Duhet të shkarkohet”/ Mandati i Vullnet Sinajt, raportet votohen në seancën e parë plenare

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin diskutoi sot mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj. Mazhoranca dhe opozita u dakordësuan që raportet e dy partive politike të votohen në seancën e parë plenare për këtë vit.

11:15 - 17/01/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
U kallëzua nga opozita në SPAK, Sinaj: Nuk kam frikë nga drejtësia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vijoi diskutimet lidhur me mocionin nga 1/10 e deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatitimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj dhe dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”.

Palët ranë dakord ta çojnë çështjen për votim në seancë.

“Raporti i mazhorancës ende nuk na është bërë me dije, siç kolegët e mi përballë kanë raportin e opozitës. Kjo mbledhje vendosi që relatorët të përcillnin raportet. Ne sot na vjen raporti i mazhorancës. Ky këshill është vonuar 2 muaj si vullnet i qartë i kolegëve të mazhorancës për të zvarritur këtë procedurë. Raportin tonë e keni në dispozicion prej më shumë se 1 muaj”, theksoi kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

“Kompanitë në pronësi të zotit Sina kanë përfituar të ardhura nga buxheti i shtetit. Mjafton që të ketë përfituar 1 lek nga paratë e taksapaguesve shqiptar që të jetë në kushtet papajtueshmërisë sipas nenit 70 të Kushtetutë. Kërkojmë që mocioni të përfshihet në rendin e ditës në seancën e para plenare të Kuvendit dhe dërgimin menjëherë në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimin e mandatit të deputetit Vullnet Sinaj. Kërkoj të votohet në seancën e ditës së hënë”, tha Bardhi.

Por deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka propozoi seancën e parë plenare, pra jo seancën e së hënës, një seancë e cila ka karakter ceremonial.

“Shumica në këtë këshill, rekomandon që t’i kalojë seancës plenare për votim projektvendimi për dërgim e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimin e mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”, u shpreh Bushka.

Propozimi hasi kundërshtim nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi.

“Konferenca e kryetarëve duhet të ishte mbledhur, s’ka asnjë pengesë për të ndryshuar rendin e ditës, boll kemi pushuar nga data 19 dhjetor deri në 20 duhet të ketë seancë të enjten ardhshme dhe nuk ka asnjë pengesë për të pasur seancë të enjten e ardhshme. Raportet duhet të paraqiten. Kemi bërë gati raportet janë gati për votim në çështjen plenare. Të votohet në seancën e parë plenare”, tha Bardhi.

Këshilli u dakordësua që “raportet të votohen në seancën e parë plenare”.

Deputetët e opozitës akuzojnë Sinajn se ka përfituar nëpërmjet nëntë kompanive të tij të ardhura nga buxheti i shtetit në shumën e rreth tre milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë mijë lekëve, në kundërshtim me kushtetutën. Ndërkohë Sinaj ka mohuar akuzat.

Ndërsa socialistët, në seancën e sotme, nuk deklaruan qëndrimin që do të mbajnë në parlament, kur duhet të votojnë nëse do t’ia kalojnë apo jo Gjykatës Kushtetuese çështjen për gjykim.

Etiketa: Kryesore1Vullnet Sinaj

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Vrau 81-vjeçarin Xhemal Meta pasi pretendonte se i ngacmonte gruan, gjykata merr vendimin për autorin

Vrau 81-vjeçarin Xhemal Meta pasi pretendonte se i ngacmonte gruan, gjykata merr vendimin për autorin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com