GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Duam draftin e Komisionit të Venecias, Spiropali refuzon

10:50 - 05/12/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Duam draftin e Komisionit të Venecias, Spiropali refuzon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi sot po mban seancës e radhës plenare. Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi të vihen në dispozicion draft-opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës.

Bardhi tha se deputetët e maxhorancës e kanë draftin, dhe se ligjvënësit e opozitës duhet të kenë në dispozicion draftin.

Por, kryeparlamentarja Spiropali thotë se mazhoranca nuk e ka draftin dhe se ai do u shpërndahet të gjithë deputetëve sipas rregullave të Komisionit të Venecias. Edhe kreu i grupit të PS, Niko Peleshi tha se nuk e kanë draftin dhe iu bashkëngjit kërkesës që t’u vihet në dispozicion sapo të bëhet publik.

Debati: 

Gazment Bardhi: Draft opinioni i Venecias i është paraqitur dhe në shkelje flagrante, ju keni njohur grupin e PS me draftin opinionin ndërkohë që të tre grupet parlamentare të opozitës s’iu keni vënë në dispozicion draft opinionin e Komisionit të Venecias. E keni mbajtur të fshehur nga opozita, duke ia vënë në dispozicion vetëm mazhorancës. E keni detyrim, nuk e keni kërkuar si Elisa Spiropali, por si kryetare e Kuvendit, Duhet ti trajtoni të gjitha grupet parlamentare në të njëjtën formë. Keni krijuar delegacionin që do përfaqësojë kuvendin gjatë seancës së shqyrtimit në Komisionin e Venecias. Për herë të parë delegacioni përbëhet vetëm nga deputetë të PS, nuk ka ndodhur kurrë më parë. Gjithmonë përbërja ka qenë 4 anëtarë, 2 nga maxhoranca dhe 2 nga opozita. Ky është rasti i parë në historinë e Kuvendit që ju keni dërguar delegacion vetëm me deputetë të mazhorancës. Jemi shpallur armiq të popullit ne nga partia juaj në pushtet. Këtë pushtetin tuaj do e shfrytëzoni për të shpallur Shqipërinë një partiake. Mos ndoshta dini se Bushka ka më shumë mend se ne deputetët e opozitës apo merr më shumë vesh nga çështjet e Kushtetutës apo konventave europiane.

Elisa Spiropali: Nuk ka asnjë dokument zyrtar të Komisionit të Venecias për të ndarë. Sapo të vijë do ndahet sipas rregullave të Komisionit të Venecias. Shumica nuk ka asnjë draft të komisionit të Venecias. Nesër është seanca, sipas rregullave të tyre bëhet publik. Mos spekuloni, nuk ka asnjë draft për të ndarë, sepse bëhet sipas rregullave të tyre. Do jem në seancë si kryetare e Kuvendit, si kërkesë që kam bërë. Unë ju kam bërë ftesë në çdo vizitë, kam kërkuar edhe prezencë të deputetëve të opozitës. Shpesh kemi marrë përgjigje refuzuese edhe për shkak të situatë politike e prezencës së deputetëve në Kuvend.

Gazment Bardhi: Keni marrë draft opinionin, keni detyrim të shpërndani katër grupeve parlamentare. Keni bërë delegacion një partiak. Do na hiqni të drejtën të japim mendime dhe këshilla, pasi keni refuzuar dy herë zbatimin e vendimit të Kushtetueses. Doni të përjashtoni opozitën nga ky proces.

Elisa Spiropali: Më vjen mirë që të gjitha grupet kanë qenë të përfshira në opinion dhënie në raport me këtë çështje. Komisioni i Venecias ka rregulla se si publikohen dhe kur, me kë ndahen. Meqë këmbëngulni në këtë pikë dhe paskeni komunikuar me drejtorin e Komisionit të Vencias, mund t’u kërkoni atyre një kopje dhe unë do konsultohem nëse është publik dhe a mund të shpërndahet në grupe parlamentare. Kryetari i Kuvendit nuk ka shpërndarë draft, grupi i PS nuk e ka draftin nga Kryetari i Kuvendit.

Etiketa: Veneciaxhacka

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Korreshi ironizon: Na lini të paktën të vjedhim fjalë, se po ju lëm të vidhni buxhetin

Korreshi për Bushkën: Nuk dinte të lexonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensionohet situata nga Parlamenti,  Hidhen molotov, policia përgjigjet ashpër me ujë me piper
Breaking Views

Tensionohet situata nga Parlamenti, Hidhen molotov, policia përgjigjet ashpër me ujë me piper

20:23 - 20/02/26

Tensionohet situata nga Parlamenti tek Rruga e Elbasanit/ Hidhen molotov, policia përgjigjet ashpër me ujë me piper. Gaz lotsjellës mbi...

Lexo më shumë
“Skenarët ndryshojnë”, Berisha, thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, mos mbroni këta banditë

“Skenarët ndryshojnë”, Berisha, thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, mos mbroni këta banditë

20:14 - 20/02/26
Skandal, vdes në komisariatin e Durrësit i dënuari me 18 ditë burg

Skandal, vdes në komisariatin e Durrësit i dënuari me 18 ditë burg

20:05 - 20/02/26
Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit

Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit

19:51 - 20/02/26
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

19:45 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com