GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mandati i Xhaçkës, Çupi: Kuvendi duhet të ekzekutojë menjëherë vendimin e Kushtetueses

11:41 - 27/08/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Mandati i Olta Xhaçkës/ Çuçi nuk tërhiqet: Kushtetuesja s’mund të na imponohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Këshillit të Legjislacionit Dhurata Çupi ka paraqitur raportin e PD-së sa i takon debateve për mandatin e deputetes së PS-së, Olta Xhaçka.

Sipas Partisë Demokratike, “Kuvendi ka detyrimin që të votojë për dërgimin e këtij mocioni në Gjykatën Kushtetuese, si mënyra e vetme për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe mënyra e vetme e zgjidhjes së këtij konflikti kompetencash”.

Po ashtu, Çupi tha se Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin se duhet të vendosë dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pa vonesa, për t’i hapur rrugë ushtrimit nga Gjykata të kompetencave të saj kushtetuese.

“Kuvendi nuk ka hapësirë për interpretimin e normave kushtetuese, pasi nuk është në pozitat e interpretuesit të parë dhe origjinal të tyre, për sa kohë që për çështjen konkrete është shprehur Gjykata Kushtetuese, e cila në vendimmarrjen e saj ka konstatuar se mocioni i jo më pak se 1/10-ës së deputetëve plotëson kriteret juridiko-formale për vënien e saj në lëvizje nga Kuvendi, ndaj ky i fundit nuk ka pasur hapësirë për të vlerësuar sërish ato”, shtoi ajo.

Gjithashtu demokratët kërkojnë që kryeparlamentarja Spiropali te përfshijë në seancën e 2 shtatorit projektvendimin për dërgim menjëherë në Gjykatën Kushtetuese te mandatit te Xhaçkës, ndërsa i sugjerojnë që t’i kujtojë deputetëve që kanë detyrimin vetëm për të votuar “PRO”.

Sipas Partisë Demokratike, “Kuvendi ka detyrimin që të votojë për dërgimin e këtij mocioni në Gjykatën Kushtetuese, si mënyra e vetme për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe mënyra e vetme e zgjidhjes së këtij konflikti kompetencash”.

  • Mandati i Xhaçkës, PD prezanton raportin në Këshillin e Legjislacionit:

“Mënyra e vetme për zbatimin e këtij vendimi te Gjykatës Kushtetuese është ndjekja e procedurës parlamentare si më poshtë:

1. Kryetarja e Kuvendi duhet të përfshijë në seancën më të parë plenare për vendimmarrje nga Kuvendi projektvendimin “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhaçka”.

2. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin se duhet të vendosë dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pa vonesa, për t’i hapur rrugë ushtrimit nga Gjykata të kompetencave të saj kushtetuese.

3. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë se në këtë rast kanë detyrimin për të zbatuar Kushtetutën dhe ligjin, që detyrojnë vetëm votimin “PRO” projektvendimit “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhaçka”, për shkak se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të ekzekutojnë një detyrim konkret të lindur prej një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

4. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin për konstatimet dhe rekomandimet e dhëna në këtë opinion këshillimor nga anëtarët e Këshillit për Legjislacionin”, thuhet ne raportin e hartuar nga demokratja Dhurata Çupi.

Beteja e demokratëve për mandatin e Olta Xhaçkës vijon prej dy vitesh mes ecejakeve Parlament-Gjykatë Kushtetuese. Opozita po nxiton ti heqe mandatin Xhackës para se ti mbarojë natyralisht pasi neni 66/a i ligjit për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, parashikon se kërkesa për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit mund të paraqitet në Kushtetuese jo më vonë se 6 muaj para përfundimit të tij”

Etiketa: kushtetuesexhacka

Lajme të lidhura

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile
Aktualitet

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër
Lajme

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës
Breaking Views

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

19:41 - 15/03/26
Para
Ndezi zjarrin që dogji ullinjtë, procedohet një person në Lushnjë

“Më është zhdukur djali”, babai ngre alarmin në policinë e Lushnjës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes
Breaking Views

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Lexo më shumë
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26
Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

20:19 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com