GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese,Shehaj: Janë gjitha provat…

17:48 - 18/01/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese,Shehaj: Janë gjitha provat…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj deklaron se Gjykata Kushtetuese i ka të gjitha provat për të marrë vendimin e duhur në lidhje me mandatin e ministres Olta Xhaçka. Pas përfundimit të seancës së parë në Gjykatën Kushtetuese për mandatin e Ministres së Jashtme, deputeti mbajti një fjalë për gazetarët e pranishëm. Ai shtoi se ministrja ka përfituar nga pronat publike.

‘Është shumë e qartë, zonja Xhaçka ministre e Jashtme ka përfituar nga prona publike. E ka bërë këtë duke përdorur bashkëshortin dhe kunatën. Sot avokati i Xhaçkës, pranoi vetë që shtetasja e huaj që ka marrë statusin e investitorit strategjik për të fshehur bashkëshortin e Xhaçkës, është kunata e zonjës Xhaçka. Kështu që vendimi në gjykimin tonë është shumë i thjeshtë. Ne besojmë se Gjykata Kushtetuese, ka krijuar një precedent, standard, atë që të heqë mandatin e deputetëve nëse këta përfitojnë nga prona publike. Jemi të bindur që ka vetëm një mundësi përballë këtij abuzimi dhe akti korruptiv, përndryshe do të ishte realisht një dëm shumë i madh për besueshmërinë e kësaj gjykate që me vendimin e saj do ta nxirrte të larë deputeten Xhaçka.

Pyetje: Ka një pretendim nga pala mbrojtëse dhe Kuvendit, që është tejkaluar afati 3 mujor për shqyrtimin?

Agron Shehaj: Nëse vendimi dhe nëse Gjykata do të jetë e drejtë, nuk ka asnjë arsye dhe i ka të gjitha provat për të marrë vendimin e duhur. Nëse ka një vendim tjetër që është marrë, ka justifikime, pretekste sa të duam dhe sa të duan për ta marrë atë vendim.’-tha Shehaj.

I pyetur nëse fjalimi i fundit që mbajti në seancë ishte një formë presioni ndaj Kushtetueses, deputeti e mohoi. Shehaj shtoi se u tregua i kujdesshëm në mënyrë që fjala e tij të mos interpretohej si formë presioni.

‘Në asnjë mënyrë nuk ishte presion, u kujdesa shumë që të mos mbaj një fjalim që të dukej si presion, por fakti është se ne jetojmë në një vend ku mungon drejtësia, ku njerëzit largohen se nuk ka drejtësi sepse mendojnë se njerëzit e pushtetshëm si Xhaçka janë mbi ligjin, të praprekshëm  dhe nuk ndëshkohen. Kurse qytetarët e thjeshtë ndëshkohen padrejtësisht dhe të vetmen alternativë që kanë është ajo që të largohen nga vendi.’- shtoi deputeti.

Deri më tani, Kushtetuesja ka shqyrtuar padinë e parë dhe ka kërkuar 30 ditë kohë për vendimin. Opozita pretendon se deputetja Xhaçka është në konflikt të hapur interesi, sepse kompania e bashkëshortit të saj, pra edhe ajo vet, kanë përfituar pasuri publike shtetërore, gjatë investimit në një objekt turistik. Ndërsa sipas socialistëve, ky rast nuk ka të bëjë me konflikt interesi, dhe propozojnë në raportin e tyre, që mocionet e opozitës të mos i përcillet Gjykatës Kushtetuese, sepse shoqëria e bashkëshortit të deputetes Xhaçka do të ndërtojë me leje në një truall privat dhe nuk ka ndonjë kontratë me institucione për të përfituar nga prona publike.

Etiketa: GJKmandatiXhackes

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
Para
Vieri tallet me Alegrin: Ka 20 kampionë në fushë e nuk di të fitojë

Vieri tallet me Alegrin: Ka 20 kampionë në fushë e nuk di të fitojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com