GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mandati i Xhaçkës, Tabaku: Mos ketë më ‘investitorë strategjik’

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Jorida Tabaku paraqitet në SPAK, ja cila është arsyeja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku thotë se duhet t’i jepet fund statusit të investitorit strategjik për bashkëshortin e minisres Olta Xhaçka, Artan Gaçi.

E pranishme në Komisionin e Ekonomisë, Tabaku përmendi Portin e Durrësit dhe thotë se këto janë shembujt kuptimplotë se si pasuritë shtetërore i falen kompanive private, në lidhje me qeverinë ose atyre, pronësia e të cilave mbetet e dyshimtë për shkak të regjistrimit në parajsa fiskale. Sipas saj, ligji është përdorur kryesisht si një mekanizëm për t’u dhënë favore dhe përfitime individëve me lidhje të forta personale apo familjare pranë qeverisë dhe drejtuesve të Partisë Socialiste.

Ndonësë, fillimisht ligji parashikonte se afati i fundit për paraqitjen e kërkesave nga subjektet investuese të interesuara për përfshirjen në procedurat për përfitimin e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e vecantë” do të ishte data 31 dhjetor 2018, Tabaku tha se katër ndryshimet që e pasuan ligjin, mazhoranca vendosi që ky afat të shtyhej deri më 31 dhjetor 2023, duke shtuar kështu dyshimet se ligji do të vazhdojë të përdoret si një mjet shpërblimi ndaj njerëzve pranë qeverisë dhe të afërmve të saj, dhe veçanërisht statusi “investim/investitor strategjik” mund të përdoret si shpërblim gjatë këtij viti zgjedhor për të gjithë subjektet që do të qëndrojnë pranë dhe mbështesin Partinë Socialiste.

“Fatkeqësisht, dyshimet për korrupsion, favorizim, klientelizëm dhe arbitraritet, në vendimmarrjen mbi dhënien e statusit të investimit/investitorit strategjik nga ana e Komitetit të Investimeve Strategjike, kanë ndikuar që numri i projekteve apo vlera e investimeve, të përfituara nga investitorët e huaj të jetë tepër modeste, krahasuar me numrin apo vlerën e investimeve, të përfituara nga investitorët shqiptarë. Me qëllim adresimin e këtyre problematikave të krijuara, përmes Projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 55/2015, “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, kam propozuar që afati për paraqitjen e kërkesave nga subjektet e interesuara të ndryshohet duke përcaktuar si afat datën 1 janar 2023 dhe për rrjedhojë, çdo projekt që do të paraqitet jashtë këtij afati të refuzohet apriroi nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve. Miratimi i këtij Projektligji, i cili nuk parashikon asnjë efekt financiar për Buxhetin e Shtetit, do t’i mbyllte rrugë cdo përpjekje që kompani apo biznese të lidhura me nivelet e larta drejtuese të shtetit apo qeverisë, si dhe funksionarë të lartë që fshihen pas këtyre bizneseve të përfitojnë pasuri të cmuara shtetërore, duke u përjashtuar njëkohësisht nga detyrimet tatimore. Nga ana tjetër, dhënia fund e këtyre praktikave që shihen me dyshim edhe nga institucionet e Bashkimit Evropian, sic është komunikuar nga qëndrimi i Delegacionit të BE-së në Tiranë së fundmi, lidhur me projektin e Portit të Durrësit, është një sinjal pozitiv në kuadër të procesit të negociatave,“- tha Tabaku.

Ditën e sotme do të zhvillohen dy seanca në Kushtetuese. Njëra ka nisur në orën 10:00, ndërsa e dyta pritet të nisë në oën 13:00. Opozita pretendon se deputetja Xhaçka është në konflikt të hapur interesi, sepse kompania e bashkëshortit të saj, pra edhe ajo vet, kanë përfituar pasuri publike shtetërore, gjatë investimit në një objekt turistik. Ndërsa sipas socialistëve, ky rast nuk ka të bëjë me konflikt interesi, dhe propozojnë në raportin e tyre, që mocionet e opozitës të mos i përcillet Gjykatës Kushtetuese, sepse shoqëria e bashkëshortit të deputetes Xhaçka do të ndërtojë me leje në një truall privat dhe nuk ka ndonjë kontratë me institucione për të përfituar nga prona publike.

Etiketa: Ministrjastatusixhacka

Lajme të lidhura

Artikulli i Fox News, reagon Berisha: Edi Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës!
Aktualitet

Berisha: Edi Rama është një gangrenë, po e mban peng integrimin në BE me organizatën e tij kriminale

14:01 - 13/05/26
“9 vende të BE kërkojnë shpjegime”, Balliu për Raportin e Integrimit: Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni
Aktualitet

“9 vende të BE kërkojnë shpjegime”, Balliu për Raportin e Integrimit: Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni

13:47 - 13/05/26
‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd
Aktualitet

‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd

11:22 - 13/05/26
Para
Habit Berisha: Alda Kosi ia dha vetë kodin e kasafortës pastrueses

Berisha: Edi Rama është kreu i organizatës kriminale të djegësve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kriza e karburanteve, IEA: Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord
Botë

Kriza e karburanteve, IEA: Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord

15:32 - 13/05/26

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar një tronditje të paprecedentë të furnizimit në...

Lexo më shumë
Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës

15:22 - 13/05/26
Neuer sulmon Bayern: Po e rishikoj të ardhmen time këtu

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin

15:11 - 13/05/26
Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë

14:45 - 13/05/26
A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

14:32 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com