GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mandati i Xhaçkës/ Zhupa-Spiropalit: Je betuar në Kushtetutë, apo për kokën e Edi Ramës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mandati i Xhaçkës/ Zhupa-Spiropalit: Je betuar në Kushtetutë, apo për kokën e Edi Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare është shoqëruar me debate, gjatë ditës së sotme.

Debati kryesor ka qenë në lidhje me raportin e Komisionit të Venecias që i dha të drejtë opozitës për mandatin e deputetes së PS-së, Olta Xhaçka.

Zhupa iu drejtua kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit, duke i thënë se ka investuar në Komisionin e Venecias që më pas të mos e zbatojë atë që thotë ky komision.

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa kërkoi që kjo çështje të futet në axhendën e seancës së të enjtes.

“Kjo konferencë kryetaresh duhet kishte pikë të parë ndjesën tuaj për vërdallisjen 2 vjeçare për të mbrojtur Edi Ramën me mandatin e Olta Xhaçkës.

Qartësisht Komisioni i Venecias konfirmon drejtësinë e betejës së opozitës, duke thënë atë që çdo jurist e dinte, që zbatimi i vendimeve të GJK është i panegociushëm dhe nuk mund të varet nga vullneti politik i një mazhorance.

Znj. spiropali investove komisionin e Venecias qe më pas mos ta zbatoje atë që thotë Komisioni Venecias, edhe flisje sikur kishe lexuar gjuhë marsiane.

Me logjikën tuaj ju jeni mbi Kushtetutën, me logjikën tuaj deputeti është mbi kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe jo e kundërta.

Me këtë puç kushtetues ju jepni fund shtetit të së drejtës dhe legjitimoni që jemi në diktaturë. Nesër Gjykata Kushtetuese vendos që një ligj është antikushtetues, me logjikën tuaj ju mund ta votoni njëlloj se nuk pyesni. Me këtë standard asnjë deputeti të mazhorancës nuk mund ti hiqet kurrë mandati, sepse e mbrojnë votat politike. Ju mund të bëheni investitor strategjik, ju mund të merrni prona publike, tendera. Sot Olta, nesër kushdo.

Jeni betuar në Kushtetutë, apo jeni betuar për kokën e Edi Ramës?

Me vjen keq që znj. Bushka po djeg diplomën e saj duke thënë që vendimet e gjykatës kushtetuese nuk janë detyruese për kuvendin

Kërkoj në emër të grupit të mos mbani peng kuvendin për interesa klienteliste, të fusni të enjten për votim raportin dhe ta dërgoni menjëherë po nesër në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Zhupa.

Etiketa: SpiropaliZhupa

Lajme të lidhura

“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën
Breaking Views

“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën

18:25 - 13/11/26
Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI
Aktualitet

Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

15:51 - 13/11/26
Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?
Aktualitet

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?

14:52 - 13/11/26
Para
Abuzimet me tenderat, SPAK dërgon për gjykim dosjen e Plarent Ndrecës

Shtyhet senca paraprake ndaj Plarent Ndrecës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën
Breaking Views

“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën

18:25 - 13/11/26

Kur vjen cështja e integrimit, Shqipëria asociohet nga BE me vende të pasigurta. Disa vjet e rreshtuan me RMV. U...

Lexo më shumë
Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

18:01 - 13/11/26
Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

15:51 - 13/11/26
Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

15:27 - 13/11/26
Nations League/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë

Nations League/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë

15:06 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com