GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau 5 persona në 3 shtete, Mane Driza gati për ekstradimin në Shqipëri

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau 5 persona në 3 shtete, Mane Driza gati për ekstradimin në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mane Driza, 48 vjeç, është vrasësi serial shqiptar që vrau 5 persona në 3 shtete të ndryshme brenda më pak se 3 viteve. Kështu e përshkruajnë mediat britanike vrasësinë shqiptarë që kreu një seri krimesh që nisën në vendin tonë, vazhduan në Angli dhe më pas në Itali.

Ai njihej me pseudonimet “Tony Montana” ose “Scarface”, sipas personazhit të bosit të krimit në filmin e Al Pacinos. Mane ishte vetëm 18 vjeç kur kreu dy vrasjet e para në Shqipëri. Motivi ishte hakmarrja dhe një konflikt i mëparshëm kriminal me 33-vjeçarin Lavdosh Kanani, i cili kishte kryer një krim ndaj tij.

Mane Driza, së bashku me të atin, gjetën Lavdosh Kananin dhe e vranë me armë zjarri. Ndërsa largohej nga vendngjarja, Mane Driza u përball me babanë 71-vjeçar të Lavdoshit, Elmaz Kanani, dhe e vrau edhe atë.

Kjo vrasje e dyfishtë e detyroi atë të largohej nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar duke përdorur një emër të rremë, “Sokol Drenova”.

Ai nisi të jetonte me një shqiptar tjetër të quajtur Stefan Mone.

Në qershor të vitit 1999, Stefan Mone i dhuroi të dashurës së tij shtatzënë një unazë martese prej ari, të cilën e kishte gjetur në banesë. Pa dijeninë e tij, unaza i përkiste Mane Drizës. Atë natë, Mane kreu një sulm brutal ndaj Stefanit e goditi vazhdimisht viktimën, duke i shkaktuar mbi 120 plagë.

Menjëherë pas vrasjes, ai u largua me avion drejt Italisë, por vrau sërish vetëm 6 muaj më vonë. Mane Driza qëlloi me armë dy burra, Artan Maskajn dhe Albert Blushajn, duke i lënë të vdekur në vend; ai tentoi të vriste edhe një burrë të quajtur Lefter Maskaj, por arma iu bllokua, gjë që i mundësoi këtij të fundit të largohej nga vendngjarja. Policia italiane e gjeti shpejt Mane Drizën dhe e arrestoi të nesërmen, duke i dhënë fund serisë së tij të vrasjeve në disa shtete.

Në dhjetor të vitit 2001, një gjykatë shqiptare e dënoi atë në mungesë me 25 vite burg.

Më pas, në qershor të vitit 2002, një gjykatë italiane e dënoi me 30 vite burg për komplot për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Në vitin 2019, një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar e dënoi gjithashtu me 20 vjet burgim.

Dënimi i tij me burg në Itali pritej të përfundonte në vitin 2026, por në korrik të vitit 2023, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria arritën një marrëveshje.

Mane Driza pritet të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur atje, njëkohësisht, dënimet e mbetura prej më shumë se 20 vitesh burgim të dhëna si nga Mbretëria e Bashkuar, ashtu edhe nga Shqipëria./Newsbomb

 

Etiketa: ekstradimMane DrizaShqiperi

Lajme të lidhura

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?
Breaking Views

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?

23:05 - 28/10/26
“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…
Breaking Views

“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

21:59 - 28/10/26
Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika
Breaking Views

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

20:46 - 28/10/26
Para
“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?
Breaking Views

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?

23:05 - 28/10/26

SPAK i ka komunikuar mbylljen e hetimeve ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, tetë ditë pas komunikimit të 5 akuzave.. procesi përfshin më...

Lexo më shumë
“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

21:59 - 28/10/26
Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

20:59 - 28/10/26
Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

20:53 - 28/10/26
Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

20:46 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com