GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Manipulohet tenderi, anulohet për herë të dytë gara për Aeroportin e Sarandës

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Manipulohet tenderi, anulohet për herë të dytë gara për Aeroportin e Sarandës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka anuluar për herë të dytë garën e partneritetit publik-privat për ndërtimin e aeroportit të Sarandës. Njësoj si herën e parë, shkak për mos finalizimin me sukses të procedurës është bërë mosparaqitja e asnjë oferte brenda afateve kohore të dorëzimit të ofertave, çka do të thotë se nuk ka pasur investitorë të interesuar.

Ndërkohë gara për dhënien me koncesion të aeroportit të Sarandës u hap në fillim të gushtit, dhe në përpjekje për të siguruar oferta të vlefshme, MIE ndryshoi 2 herë kriteret dhe afatin e dorëzimit të ofertave, duke e zgjatur deri në datën 14 tetor, nga 23 shtatori që ishte fillimisht.

Por gara u rihap në 26 tetor, teksa kompanitë kishin një muaj kohë për dorëzimin e dokumenteve. Pavarësisht këtyre ndryshimeve, duket se asnjë investitor nuk ka paraqitur interes për të nënshkruar një kontratë 35-vjeçare, me një vlerë të parashikuar investimit prej 34.32 milionë euro.

Investimi do të duhej të kryhej nga kompania që do të shpallej fituese në garë, ndërkohë që pas projektimit, ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes, në përfundim të periudhës 35-vjeçare do të bëhej transferimi i veprës aeroportuale pranë organeve shtetërore.

Kujtojmë se kërkesat specifike theksonin nevojën për ndërtimin e një terminali që fillimisht do të akomodonte 130 mijë pasagjerë në vit, ndërsa pas 10 vitesh 700 mijë pasagjerë. Aeroporti i Sarandës do të kishte kryesisht profilin e një aeroporti turistik, që funksionon zakonisht 7-8 muaj në vit, por sipas autoriteteve ai mund të shërbente edhe përtej sezonit për fluturime të brendshme.

Anulimi për herë të dytë i këtij tenderi, hedh dyshimet se Rama, siç ka vepruar me PPP-të e tjera, duket se nuk po kap ofertën e duhur që të shpall fituesin për këtë projekt.

Gijotina.com

Etiketa: aeroportiAnulohetGarakryesore2ManipulohetSarandetenderi

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
“I marrë”, Berisha i përgjigjet Ramës: Ke humbur gjumin, ky revolucion të merr përpara

“I marrë”, Berisha i përgjigjet Ramës: Ke humbur gjumin, ky revolucion të merr përpara

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com