GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Manipulohet tenderi i Fushës së futbollit në Bulqizë, Festime Mjeshtri denoncohet në KPP

12:37 - 02/12/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Në Bulqizë vazhdojnë tenderët dhe vjedhjet në projektin e fushës së futbollit. Që në ditët e para, pasi mori detyrën si kryetar i bashkisë Bulqizë

Në Bulqizë vazhdojnë tenderët dhe vjedhjet në projektin e fushës së futbollit. Që në ditët e para, pasi mori detyrën si kryetar i bashkisë Bulqizë

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Bulqizë vazhdojnë tenderët dhe vjedhjet në projektin e fushës së futbollit. Që në ditët e para, pasi mori detyrën si kryetar i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, në profilin e tij në rrjetin social Facebook, do të postonte disa foto të një eskavatori në fushën e futbollit. Alla lajmëroi nisjen e punimeve për fushën e futbollit, por në fakt filluan pas 2 vitesh, në fund të vitit 2021.

Qysh prej atëherë, fusha e futbollit në qytetin e Bulqizës, e cila ka përfshirë një investim fillestar prej afro 28 milionë lekësh, akoma është në një gjendje të papërdorshme.

Rrethimi i dëmtuar, mungesa e shkallëve për tifozët dhe dhomat e zhveshjes të shkatërruara janë disa nga problemet kryesore që kanë ndikuar në mos funksionimin e saj.

Këto punime sigurisht duhet të ishin mbyllur me projektin e parë, ku u bë ndërtimi i fushës, pasi për të janë dhënë kontribute edhe nga biznesmenë vendas.

Në krye të bashkisë ishte Alla i cili ishte mësuar të abuzonte me tenderët, për këtë arsye përfundoi pas hekurave.

 

Tenderi i ri

Gjithsesi edhe kryebashkiakja e re, Fetime Mjeshtri nuk qëndron pas. Kryetarja menjëherë i është futur korrupsionit me tenderët përsëri me fushën e futbollit.

Për të vazhduar me këtë histori shpërdorimesh, në 9 shtator 2024, Bashkia Bulqizë ka propozuar për ndryshime në buxhetin e vitit 2024 për të adresuar investimet që mbeten të papërfunduara, përfshirë rrethimin e ambientit të fushës së futbollit. Sipas relacionit, fusha e futbollit ka nevojë për një fond shtesë prej 67 milionë lekë për rrethimin e fushës edhe pse vlera e investimit për vitin 2024 ishte planifikuar për 40 milionë lekë.

Tenderi është hapur, por me një vlerë monetare të shtuar.

Konkretisht më datë 24 tetor 2024 është shpallur e hapur “gara” për tenderin me objekt ‘Rrethim i ambienteve të fushës së futbollit të qytetit të Bulqizës’, me fond limit rreth 90  milionë lekë, pra 50 milionë lekë shtesë nga vlera që ishte parashikuar të investohet gjatë vitit 2024.

Denoncimi

Plani për këtë prokurim ishte që të mbyllej gara në 4 nëntor 2024 dhe për 28 ditë që do të zgjasnin punimet, do të lëvrohej dhe fondi prej 90 milionë lekësh. Por nuk eci sipas planit të kryetares, pasi tenderi është denoncuar në Komisionin e Prokurimeve Publike.

KPP nuk ka ngarkuar në sistem dokumentet e ankesës, edhe pse ligjërisht duhet ta bëjë. Por nga të dhënat paraprake ne shohim se denoncimi është bërë nga firma  “SHEHU” me numër nipti J66702707S, e cila pretendon se janë skualifikuar pa të drejtë konkurrentët për të favorizuar një operator të vetëm, që kryetarja Mjeshtri mund ta ketë paracaktuar si fitues.

Sa të kryhet gjykimi nga komisioni për manipulimin e kritereve dhe skulifikimin e padrejtë të pretenduar nga ankuesi, fusha e futbollit në Bulqizë do të vazhdojë të mbetet jashtë funksionit.

Ndërkohë, sipas mediave lokale, gjendja aktuale e dhomave të zhveshjes është alarmante: dritaret janë thyer, dyert janë dëmtuar, dhe pllakat si dhe instalimet elektrike e hidraulike janë shkatërruar. Ky degradim i infrastrukturës sportive, ka bërë që ato të jenë të papërdorshme për ekipin dhe grup-moshat e fëmijëve që luajnë në fushën e futbollit. Në këto kushte, në stadiumin e qytetit nuk është luajtur asnjë ndeshje nga ekipi i futbollit.

 

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet .nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimDenoncimfestime mjeshtriefusha e futbollitKPPLefter Allared flagtender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Paraqitjet e Legjionarëve/ Javë fantastike për kuqezinjtë, 6 gola dhe 2 asiste

Paraqitjet e Legjionarëve/ Javë fantastike për kuqezinjtë, 6 gola dhe 2 asiste

Discussion about this post

TË FUNDIT

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje
Botë

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

15:54 - 22/02/26

Një i ri rreth të 20-ve është qëlluar për vdekje, pasi hyri në perimetrin e sigurisë së rezidencës së presidentit...

Lexo më shumë
Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt në Rrjoll, banorët: Ky oligark po na grabit tokat

Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt në Rrjoll, banorët: Ky oligark po na grabit tokat

15:30 - 22/02/26
Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

15:21 - 22/02/26
Rrëshqitja e dherave në Librazhd, rrezikohet shtylla e tensionit të lartë

Rrëshqitja e dherave në Librazhd, rrezikohet shtylla e tensionit të lartë

15:16 - 22/02/26
‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

14:17 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com