GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Manipuloi tenderin ekraneve/ Pas denoncimit, Joti i RTSH-së pranon shkeljet

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Manipuloi tenderin ekraneve/ Pas denoncimit, Joti i RTSH-së pranon shkeljet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenderi 11 milionë lekë për blerje ekranesh vizualimi nga RTSH rrëzohet nga Komisioni i Prokurimit Publik. Pak ditë më parë Gijotina.com ka publikuar ankesën e dërguar nga një operator ekonomik në lidhje me këtë tender. Ankimuesi pretendonte se Enkelejd Joti ka vendosur kritere diskriminuese në këtë tender, me qëllim që kontrata t’i jepet kompanisë e cila mund të jetë paracaktuar si fituese.Më 7 shtator 2022, operatori ekonomik “Start Co” SHPK ka paraqitur ankesë në formë shkresore pranë KPP dhe autoritetit kontraktor, duke kërkuar modifikimin e dokumenteve të procedurës së prokurimit objekt-ankimi. Pasi ka evidentuar një sërë kërkesash që cenonin  konkurrencën e lirë.

Fillimisht, RTSH si Autoriteti Kontraktor nuk ka reaguar por pasi i ka bërë kërkesë edhe KPP, duke i vënë në dukje shkeljet e bëra, Joti u zgjua dhe ka reaguar.  Në një përgjigje për KPP ai ka pranuar se kërkesat dhe shkeljet e evidentuara nga ankimuesi qëndrojnë, për këtë arsye do të rishikojë edhe njëherë kontratën si dhe ofertat e paraqitura nga të gjithë operatorët.  Kështu, në vendimin e publikuar me 20 shtator, KPP  i ka kërkuar Enkelejd Jotit që të rishikojë menjëherë në zbatim pjesën e kërkesave të ankimuesit. Ndërsa ka bërë me dije se do të vazhdojnë hetimet për pjesën tjetër të shkeljeve të pretenduara nga ankimuesi.

Shkeljet e evidentuara

Në dokumentin e ankesës të publikuar edhe më herët nga Gijotina.com  tregohet qartë se ky tender është hartuar në kundërshtim me ligjin dhe vlera për 11 milionë lekë ishte e paracaktuar për një nga miqtë e Enkelejd Jotit.

Konkretisht, në ankesë thuhet se, RTSH si Autoritetet Kontraktor në këtë rast kërkon që kompania të dërgojë mallrat e kërkuara brenda një muaji nga dita që është nënshkruar kontrata. Por në fakt me shpjegime teknike dhe sqaruese, ankimuesi shprehet se mallrat e kërkuara janë materiale të cilat kërkojnë përpunim të veçantë dhe të kujdesshëm, prandaj është e pamundur të prodhohen dhe shpërndahen brenda një muaji. Sidomos, në afatin 30 ditë është e vështirë të sigurohet i gjithë materiali i parë i nevojshëm. Prandaj, ankimuesi akuzon drejtorin e RTSH se e ka hapur këtë tender në mënyrë që t’i blejë mallrat ndonjë klient i tij, që i ka këto pajisje stok në magazinë.

“Objekti i kësaj kontrate ka të bëjë me mallra elektronike dhe ekrane vizualimi dhe për këto mallra AK ka caktuar  afat lëvrimi 30 ditë nga data e lidhjes së kontratës. Nisur nga eksperienca jonë në këtë fushë, si dhe nga kontaktet me kompanitë vendase ashtu edhe me ato të huaja që merren me tregtimin dhe prodhimin e këtyre lloj pajisjeve, asnjë kompani nuk mund të sigurojë lëndën e parë për prodhim, e jo më t’i prodhojë dhe transportojë këto mallra brenda kësaj periudhë kohore 30 ditë.

Kjo për arsyen se specifikimet teknike janë të veçanta dhe përmbushja e tyre kërkon prodhim nga e para të pajisjeve. Kjo ngre dyshime të forta se specifikimet teknike janë hartuar të tilla që të jenë favorizuese për një operator ekonomik që këto mallra dhe pajisje i ka të gjitha në gjendje në magazinë dhe janë gati për dorëzim”, shprehet ankimuesi.

“START CO” shpk pretendon se qëllimisht RTSH nuk ka dhënë informacion të saktë, që në vlerësimin e ofertave të ketë pika me të cilat mund të kapet dhe skualifikohen kompanitë e tjera.Dhe këto pika janë pranuar nga KPP dhe tashmë edhe nga vetë kreu i RTSH, Enkelejd Joti Në këtyre mënyrë ai “dashur pa dashur” po pranon se i ka futur duart në këtë tender.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

Etiketa: abuzimeankeseEkraneEnkelejd JotiKPPkryesore2RTSHtender

Lajme të lidhura

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë
Breaking Views

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Berisha tregon prapaskenat për largimin e Nanos: Çfarë zbuloi për Ballukun

Berisha tregon prapaskenat për largimin e Nanos: Çfarë zbuloi për Ballukun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI
Aktualitet

Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

15:51 - 13/11/26

Shqiptari Mateos Jubani është dënuar me 15 vite burg në Britani, pasi u shpall fajtor për përfshirjen në dy sulme...

Lexo më shumë
Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

15:27 - 13/11/26
Nations League/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë

Nations League/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë

15:06 - 13/11/26
Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?

14:52 - 13/11/26
Reforma Zgjedhore, Berisha: Gjiknuri si gangster kërkon të krijojë skenarin e ‘Territoriales’, tenton të diktojë axhendën në mënyrë të njëanshme

Reforma Zgjedhore, Berisha: Gjiknuri si gangster kërkon të krijojë skenarin e ‘Territoriales’, tenton të diktojë axhendën në mënyrë të njëanshme

14:37 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com