GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Manjani i bën thirrje Ahmetajt: Shpërtheje kapakun e pusetës më të qelbur

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Manjani i bën thirrje Ahmetajt: Shpërtheje kapakun e pusetës më të qelbur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka bërë një thirrje Arben Ahmetajt që mos të heshtë, por ta shpërthejë këtë skemë dhe të vijë sot në parlament e të hapë kapakun e pusetës më të qelbur të këtij pushteti.

Postimi:

E shoh kështu këtë kërkesën për heqje imuniteti ndaj Ahmetajt:

E ruajtën momentin kur Ahmetaj të ishte jashtë shteti. Fiks në atë moment çojnë kërkesën në parlament, madje me shënimin të jetë seancë e mbyllur.

Pikërisht këtu qëndron thelbi i hallit, te MBYLLJA e seancën. Pra mbyllja e gojës.

Beni ka kohë që thotë “unë do flas dhe do marr me vete të tjerë”.

Ndaj për t’u siguruar që ai nuk flet, i japin shansin të largohet në arrati. Por edhe po foli, të paktën të jetë e mbyllur gjëja.

Obsesion patologjik është fjala. Kush e ka këtë obsesion SPAK?

Natyrisht që jo.

E ka Ai…

Ndaj i ka ofruar largimin nga vendi. Kështu drejtësia bën punën e vet e qetë, parlamenti vendos si dele,ai vetë qetësohet, Beni nuk provon burgun. Populli duartoket udhëheqjen.

Pra win-win-win.

Prandaj i sugjeroj Arben Ahmetajt ta shpërthejë këtë skemë dhe të vijë sot në parlament e të hapë kapakun e pusetës më të qelbur të këtij pushteti.

Arben Ahmetaj është dëshmitar i çdo qindarke transaksion që ka ndodhur në këtë vend. Nuk janë vetëm inceneratorët që kanë ndodhur këtu, por ka plot e plot, miliarda të shpërndara e rishpërndara sipas një axhende të kontrolluar nga lart. Beni është dëshmitari kyç i kësaj veprimtarie ekzekutive, politike e kriminale.

Ai qartësisht do t’i mbyllë gojën Benit. Beni duhet të zgjedhjë të flasë apo ta mbyllë gojën.

Nëse ka për të folur sot është dita. Nesër nuk i duhet më askujt se çfarë thotë ai ,sepse të gjithë nuk do ta besojmë më.

Sot dhe këtu, në zemër të problemit e ka mundësinë. Nesër e as nga emigrimi nuk ngjit më asgjë.

Përballja është burrnia, jo ikja.

Ikja apo kyçja e gojës e bën atë fajtor, biçim litari të kalbur që diçka bëhet sebep për t’u këputur.

Kjo çështje nuk është “kemi prova apo skemi prova”, por kemi burrni apo jo.

Kaq.

Etiketa: AhmetajKryesore1manjani

Lajme të lidhura

‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome
Aktualitet

‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

22:07 - 29/11/26
Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë
Aktualitet

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

21:51 - 29/11/26
Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

21:07 - 29/11/26
Para
Dosja e SPAK për Ahmetajn, Tabaku: Faktoi çdo akuzë të ngritur…

Dosja e SPAK për Ahmetajn, Tabaku: Faktoi çdo akuzë të ngritur...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani
Sport

Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani

22:25 - 29/11/26

Është mbyllur java e 13-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, me pesë përballje që sollën gola, rivalitet dhe ndryshime në renditjen...

Lexo më shumë
‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

22:07 - 29/11/26
Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

21:51 - 29/11/26
Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

21:07 - 29/11/26
Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

20:48 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com