GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Maqedoni e Veriut: Alternativa do të jetë pjesë e koalicionit qeveritar

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Maqedoni e Veriut: Alternativa do të jetë pjesë e koalicionit qeveritar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Maqedoninë e Veriut, kryeministri dhe kryetari në largim i Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev dhe kryetari i partisë Alternativa Afrim Gashi zyrtarizuan të dielën hyrjen e Alternativës në koalicionin qeveritar. Partia shqiptare do të marrë tre poste ministrash dhe po aq zëvendës ministrash.

“Kemi siguruar shumicën për një qeveri të qëndrueshme dhe për vendime serioze që do t’i mbajnë të qëndrueshme sistemin shëndetësor dhe atë energjetik”, tha zoti Zaev në një konferencë të përbashkët shtypi.

Ai tha se Alternativa do të ketë postet e Ministrave të Shëndetësisë, të Shoqërisë Informatike dhe Administratës publike dhe një ministër pa portofol, ngarkuar me çështjen e diasporës. Zaev bëri të ditur se qeveria do të shtojë disa ministri pa portofol “me qëllim të përballjes me sfidat e brendshme dhe globale”, siç u shpreh ai. Nga Alternativa do të emërohen edhe tre zëvendës-ministra, në Ministritë e Arsimit dhe Shkencës, dhe atë të Kulturës dhe një i tretë që nuk është vendosur ende.

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi tha se në bazë të marrëveshjes për koalicionin qeverisës, qeveria do t’i drejtohet Komisionit Evropian me kërkesë për një ekip të pavarur ekspertësh, të cilët do të kryenin hetim ndërkombëtar në proceset gjyqësore të dyshuara për ndikim politik, siç janë rastet ‘Monstra’, “Alfa’, rasti i Kumanovës dhe vrasja e një fëmije pesëvjeçar.

Partia shqiptare e mori vendimin për t’u bërë pjesë e qeverisë pas një serë bisedimesh me drejtuesin social-demokrat, ndërsa ashpërsoheshin kritikat ndaj saj jo vetëm nga opozita, por edhe në opinionin më të gjerë publik. Alternativa ka sulmuar deri dje politikat e qeverisë, duke e akuzuar për kriminalitet e korrupsion, në veçanti Bashkimin Demokratik për Integrim. Së fundmi ajo u bë pjesë e nismës për rrëzimin e qeverisë, por nuk arritën të siguroheshin 61 votat e nevojshme në parlament.

Alternativa ishte në koalicion me Aleancën për Shqiptarët që nga zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Ajo (Alternativa) ka katër ligjvënës në parlamentin prej 120 vendesh./ Marrë nga VOA.

Etiketa: AlternativakoalicioniMaqedonia Veriutqeveritar

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Tensionohet situata para Kuvendit, hidhen flakadanë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)
Breaking Views

Tensionohet situata para Kuvendit, hidhen flakadanë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)

20:37 - 05/10/26
Takimi Kurti-Hamza: Ngec marrëveshja mbi zgjedhjen e presidentit dhe Ligjin për Specialen
Kosovë & Rajon

Takimi Kurti-Hamza: Ngec marrëveshja mbi zgjedhjen e presidentit dhe Ligjin për Specialen

19:19 - 05/10/26
Para
E harroi Mevlanin, Ledjana në një romancë të re?

E harroi Mevlanin, Ledjana në një romancë të re?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com