GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Maqedonia e Veriut mban zgjedhjet parlamentare dhe raundin e dytë të presidencialeve

08:31 - 08/05/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Maqedonia e Veriut mban zgjedhjet parlamentare dhe raundin e dytë të presidencialeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Maqedoninë e Veriut mbahen sot zgjedhjet parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Kutitë e votimit në 3840 qendra votimi janë hapur në orën 07:00 dhe do mbyllen në 19:00, ndërsa të drejtën e votës e kanë mbi 1.8 milion votues, të cilët do të votojnë për 17 parti politike dhe koalicione.

Në zgjedhjet për parlamentin maqedonas, partitë më të mëdha në koalicion me parti më të vogla janë VMRO-DPMNE dhe LSDM, ndërsa shqiptarët shkojnë të ndarë në dy blloqe, Fronti Demokratik me BDI, me në krye Ali Ahmetin, Aleanca për Shqiptarët me Ziadin Sela, Partia Demokratike Shqiptare me Menduh Thaci, dhe partitë e turqve, boshnjakëve dhe romëve.

Ndërsa në bllokun opozitar, VLEN, koalicion i mbishtetur nga Albin Kurti, ku Vetëvendosje ka kandidatët e saj në listën e përbashkët, bëjnë pjesë një pjesë e Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit, me Alternativën e Afrim Gashit, Lëvizjen Evropiane të Izet Mexhitit dhe Besa e Bilal Kasamit.

Për formimin e kabinetit qeveritar nevojiten 61 vota nga 120 vendet në parlament. Në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2020, LSDM mori 46 mandate, por në koalicionin qeverisëse ishin edhe partitë shqiptare me 32 deputetë, ku 15 prej tyre i kishte BDI. Për sa i përket historikut të deputetëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut numri më i madh i shqiptarëve të ulur në parlamentin maqedonas ka qenë në vitin 2002 me 36 deputetë dhe në 2020 me 32 deputetë, ndërsa numri më i ulët në 1994 me 21 deputetë dhe në 1990 me 23 deputetë.

Shqiptarët kanë bërë koalicion 6 herë me VMRO-në dhe 4 herë me LSDM-në. Nga koalicionet me LSDM-në shqiptarët kanë përfituar më siç ishte miratimi i ligjit për gjuhët dhe zgjedhja e Talat Xhaferit kryetar parlamenti dhe kryeministër. Në votimet e të mërkurës marrin pjese rreth 1 milion e 8 mijë votues, ku do të zgjidhet presidenti dhe partia ose koalicioni qe do të drejtojë Maqedoninë e Veriut në sfidën kryesore të këtij mandati, atë të ndryshimeve kushtetuese.

Etiketa: Maqedonia e VeriutZgjedhje

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Familjarët marrin trupin e pajetë të Alma Arrazit, 39-vjeçarja do të prehet në qytetin e Durrësit

Familjarët marrin trupin e pajetë të Alma Arrazit, 39-vjeçarja do të prehet në qytetin e Durrësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com