GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Maqedonia e Veriut regjistron 15 viktima nga COVID-19

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Covid-19 në Maqedoni, 490 raste të reja dhe 15 humbje jete në 24 orët e fundit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Maqedonia e Veriut, të premten (10 dhjetor) ka regjistruar 15 të vdekur nga COVID-19 si dhe 361 të infektuar, bazuar në testimin 4.982 mostrave.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Shkup janë regjistruar gjashtë të vdekur, nga tre të vdekur janë regjistruar në Prilep dhe Manastir, dy në Gostivar dhe një në Kumanovë. Sa i përket të infektuarve, në Shkup janë regjistruar 166 persona ndërsa numër më të vogël ka në 27 qytete tjera.

Nga rreth 218,000 persona të diagnostikuar me COVID-19, kanë vdekur 7,710 persona ndërsa raste aktive janë 5,620, apo rreth 3,000 më pak se deri nga mesi i muajit nëntor. Për uljen e numrit të të infektuarve dhe viktimave, flet edhe raporti i fundit i Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas të dhënave, në periudhën 29 nëntor-5 dhjetor numri i vdekurve sillet mes 10 dhe 15 persona, për dallim nga tre muajt e fundit kur kjo shifër ishte mbi 20.

“Rastet pozitive janë të të gjitha moshave, por më të shpeshtë janë ata mbi 60 vjeç ndërsa më pak të prekur janë fëmijët deri në 9 vjeç. Edhe pse numri i pacientëve të rinj është në rënie, ka një rritje të lehtë të numrit të pacientëve të shtruar në spital” thuhet në raportin e Institutit.

Përkundër apeleve të institucioneve shëndetësore, në Maqedoninë e Veriut mbetet i ulët numri i qytetarëve të vaksinuar. Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se me nga dy doza është vaksinuar rreth 39 për qind e popullatës, shifër kjo larg pritjeve të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila disa herë kishte paralajmëruar se deri në mesin e muajit tetor do të vaksinohej gjysma e popullatës dy milionëshe.

Nga Ministria e Shëndetësisë së fundmi kanë nisur fushatën e shpërblimit të mjekëve të cilat arrijnë të vaksinojnë mbi 70 për qind të pacientëve të tyre, apo nga 50 cent për çdo pacient. Për t’u arritur imuniteti kolektiv, sipas Institutit të Shëndetit Publik të Maqedonisë së Veriut, nevojitet vaksinimi i 80 për qind të popullatës./REL

Etiketa: Covid-19Maqedonia e VeriutregjistronViktima

Lajme të lidhura

Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci
Kosovë & Rajon

Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci

20:02 - 11/07/26
“Tym i bardhë” pas takimit, Vetëvendosje dhe LDK pranë marrëveshjes për institucionet e reja
Kosovë & Rajon

“Tym i bardhë” pas takimit, Vetëvendosje dhe LDK pranë marrëveshjes për institucionet e reja

08:50 - 11/07/26
Mbyllet pa rezultat konkret takimi i Albin Kurtit me kreun e PDK-së
Kosovë & Rajon

Mbyllet pa rezultat konkret takimi i Albin Kurtit me kreun e PDK-së

12:32 - 10/07/26
Para
PSG e tejmbushur me yje, francezët fillojnë spastrimet në janar

PSG e tejmbushur me yje, francezët fillojnë spastrimet në janar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën
Aktualitet

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

22:28 - 13/07/26

Protesta e 44-t radhazi kundër qeverisë u mbyll mbrëmjen e së hënës, pasi mijëra qytetarë qëndruan për disa orë përpara...

Lexo më shumë
“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

22:24 - 13/07/26
Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

22:21 - 13/07/26
Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/  “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/ “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

22:06 - 13/07/26
“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

22:01 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com