GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Maqedonia e Veriut sërish ‘peng’ i qeverive të Bullgarisë

20:15 - 22/06/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Maqedonia e Veriut sërish ‘peng’ i qeverive të Bullgarisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rrëzimi i qeverisë bullgare të kryeministrit Kiril Petkov, sjell pengesë edhe për vendimmarrjen e heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut. Kujtojmë se votëbesimi është dorëzuar nga GERB. Argumenti i grupit më të madh opozitar ishte “dështimi i qeverisë në politikat financiare të vendit”.

Presidenti duhet të nisë konsultimet me partitë në Asamblenë Kombëtare. Më pas vijon prezantimi i mandatit të parë hetimor përpara forcës më të madhe politike “Vazhdojmë ndryshimin”. Ata kanë shtatë ditë kohë për të mbledhur shumicën. Nëse mandati kthehet, kreu i shtetit sërish nuk ka një afat të caktuar për konsultime. Edhe partia e dytë që do të marrë mandat,  në këtë rast GERB-i, do të ketë shtatë ditë. Nëse e kthejnë mandatin, presidenti Radev do të ketë 7 ditë kohë për të zgjedhur palën e tretë për të tentuar formimin e kabinetit.

Kur shterohen mundësitë, caktohet një qeveri kujdestare dhe deri atëherë, qeveria në dorëheqje do të drejtojë vendin.

Nisur nga procedurat, ekspertët vlerësojnë se zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen së shpejti në gusht, por për shkak të sezonit të pushimeve, votimi pritet të mbahet në shtator ose tetor.

Qeveria e 99-të e Bullgarisë me kryeministër Kiril Petkov u zgjodh më 13 dhjetor të vitit 2021. Para formimit të saj, vendi shkoi në zgjedhje tri herë, një rekord në historinë e Bullgarisë.

Pengesë e madhe ishte dhe bllokada e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, të cilat Sofja kishte vënë veton për mospërputhjen e saj me Marrëveshjen e Fqinjësisë të vitit 2017, gjuhën e urrejtjes, shkatërrimin e monumenteve kulturore bullgare dhe falsifikimin e historisë bullgare.

Qeveria bullgare ka rënë sot, duke humbur mocionin e besimit në parlamentin bullgar me 123 vota pro, 116 kundër dhe asnjë abstenim.

 

 

Etiketa: BullgariseMaqedonia Veriutpengqeverive

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Miqësoret/ Tirana ndahet në “paqe” me rumunët, as Partizani nuk ia del ndaj sllovenëve

Miqësoret/ Tirana ndahet në “paqe” me rumunët, as Partizani nuk ia del ndaj sllovenëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com