GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Maqedonia merr barazim historik në Belgjikë, nuk e lëshon kreun e grupit

në Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Maqedonia merr barazim historik në Belgjikë, nuk e lëshon kreun e grupit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Portieri Dimitrievski në formë fantastike, mbrojtja shqiptare me Musliun dhe Alioskin e pathyeshme, ndërsa kapiteni Enis Bardhi udhëhoqi skuadrën drejt një barazimi historik 0–0 ndaj Belgjikës për të mbajtur kreun..

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka arritur një rezultat të madh në udhëtim, duke barazuar 0–0 ndaj Belgjikës në Gent dhe duke ruajtur vendin e parë në grupin kualifikues për Botërorin 2026, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Sfida ishte një “betejë” e vërtetë taktike, që ngjante shumë me atë të famshmen ndaj Italisë në Palermo. Belgjika dominoi gjatë gjithë ndeshjes, me mbi 25 gjuajtje drejt portës, por nuk arriti ta mposhtë një Maqedoni të fortë dhe të disiplinuar, me portierin Stole Dimitrievski që shkëlqeu mes shtyllave dhe me mbrojtjen që rezistoi në mënyrë heroike ndaj yjeve të Rudi Garcias.

Trajneri Bllagoja Milevski zgjodhi një formacion të fortë me sistemin 3-5-2, ku në mesin e fushës luajtën Atanasov, Kostadinov dhe kapiteni Enis Bardhi, ndërsa në mbrojtje qëndruan Visar Musliu dhe Ezgjan Alioski, të cilët zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer.

Në minutën e 6-të, Salemaekers u përpoq të fitonte penallti, por arbitri turk Umut Meler e ndëshkoi me karton të verdhë për simulim. Pas disa përpjekjeve të belgëve, në minutën e 18-të Trossard e gjeti rrjetën, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Maqedonia u kërcënua për herë të parë me një goditje të lirë të kombinuar mes Bardhit dhe Elmasit, por mbrojtja belge reagoi në kohë.

Në fillim të pjesës së dytë, trajneri bëri disa ndryshime: Çurlinov zëvendësoi Ashkovskin, ndërsa Millan Ristovski mori vendin e Bojan Miovskit. Belgjika intensifikoi sulmet, por Dimitrievski reagoi tri herë në mënyrë të jashtëzakonshme, duke ndalur çdo përpjekje për gol.

Në minutat e fundit, Isnik Alimi dhe Stefan Despotovski u futën në lojë për të forcuar mesfushën dhe për të ruajtur rezultatin. Plani funksionoi, Maqedonia mbeti e pathyeshme dhe mori një pikë të madhe, ndërsa Belgjika doli nga fusha me zhgënjim dhe tension.

Pas këtij barazimi, Maqedonia e Veriut mbetet në krye të grupit me 12 pikë, e ndjekur nga Belgjika me 11 dhe Uellsi me 10 pikë, që ka një ndeshje më pak. Sfida e radhës për kuqeverdhët do të jetë të hënën, në Shkup, ndaj Kazakistanit, ku do të kërkojnë të mbajnë ritmin e jashtëzakonshëm drejt ëndrrës së Botërorit 2026.

gijotina.com/

Etiketa: Maqedonia e Veriut

Lajme të lidhura

Tirana e etur për t’i treguar “vendin” kampionëve të Egantias, sot luhet edhe Dinamo – Vora
Sport

Tirana e etur për t’i treguar “vendin” kampionëve të Egantias, sot luhet edhe Dinamo – Vora

10:26 - 23/08/26
Lojërat Mesdhetare, Kombëtarja U-21 merr një barazim të çmuar me Italinë në ndeshjen e parë të grupit
Sport

Lojërat Mesdhetare, Kombëtarja U-21 merr një barazim të çmuar me Italinë në ndeshjen e parë të grupit

07:49 - 23/08/26
Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë
Sport

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë

23:22 - 22/08/26
Para
Parashikohen temperatura deri në 36 gradë gjatë ditës së sotme

E shtunë 11 tetor, mot i kthjellët në të gjithë vendin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit të dyfishtë në Greqi
Aktualitet

Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit të dyfishtë në Greqi

11:30 - 23/08/26

Ky është autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë që tronditi Athinën. Bëhet fjalë për 48-vjeçarin shqiptar Altin Allmuça, i...

Lexo më shumë
Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit, trashëgimia historike po shkon drejt zhdukjes

Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit, trashëgimia historike po shkon drejt zhdukjes

11:20 - 23/08/26
Shqiptarët braktisin përfundimisht vendin, afro 900 hoqën dorë nga shtetësia në një vit

Shqiptarët braktisin përfundimisht vendin, afro 900 hoqën dorë nga shtetësia në një vit

11:05 - 23/08/26
CIA hedh poshtë luftën e Trump: Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë

Irani kërcënon me bllokimin e Hormuzit, mesazhi i prerë: Nuk do të kalojë asnjë pikë nafte!

10:46 - 23/08/26
Thellohet tragjedia në Manëz! Ndërron jetë në spital 16-vjeçari Klevis Dervishi, shkon në 4 numri i viktimave

Thellohet tragjedia në Manëz! Ndërron jetë në spital 16-vjeçari Klevis Dervishi, shkon në 4 numri i viktimave

10:34 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com