GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran vlerësohet në Itali: Heroi i Shqipërisë, por nuk është i pari

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Trajneri i Kombëtares/ Maran vlerësohet në Itali: Heroi i Shqipërisë, por nuk është i pari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arritja e Shqipërisë në Ligën B të Ligës së Kombeve nuk ka kaluar pa u vënë re edhe në Itali.

Paraqitjet e kuqezinjve nën drejtimin e Rolando Maran kanë marrë vëmendje të veçantë në mediat italiane, të cilat i kanë kushtuar hapësirë trajnerit që në vetëm pak muaj në krye të Kombëtares ka arritur të sigurojë një sukses të rëndësishëm.

Disa prej mediave sportive italiane e kanë cilësuar Maran si një “hero të ri të Shqipërisë”, duke vënë në pah rrugëtimin e tij me kuqezinjtë dhe mënyrën se si ka arritur të ndërtojë një skuadër konkurruese. Por përtej rezultatit sportiv, vëmendjen më të madhe e ka marrë edhe fjalimi i tij në dhomat e zhveshjes, pas fitores vendimtare ndaj Bjellorusisë, i cili është bërë viral në rrjetet sociale.

“Rolando Maran, heroi i ri i Shqipërisë”, është titulli që ka zgjedhur një prej mediave italiane për të përshkruar suksesin e trajnerit me Kombëtaren kuqezi.

Duke rikujtuar karrierën e tij në Itali, ku ka drejtuar skuadra si Breshia, Kaljari, Xhenoa dhe Pisa, mediat theksojnë se aventura në Shqipëri i ka dhënë një mundësi të re për të rikthyer emrin e tij në vëmendje.

I emëruar në muajin maj, Maran arriti ta mbyllë grupin e Ligës së Kombeve në vendin e parë, me pesë fitore në gjashtë ndeshje.

Shqipëria regjistroi 12 pikë, duke lënë pas Bjellorusinë dhe Finlandën, të dyja me nga 10 pikë, ndërsa San Marino e mbylli në kuotën zero.

Për mediat italiane, ky është një rezultat që meriton vëmendje, sidomos duke pasur parasysh se Maran nuk kishte pasur më parë eksperiencë në drejtimin e një kombëtareje.

Një rrugëtim që nisi me dy humbje në miqësoret e qershorit, por që më pas mori drejtimin e duhur në ndeshjet zyrtare.

FJALIMI QË U BË VIRAL– Përtej rezultateve në fushë, një tjetër moment ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane. Bëhet fjalë për fjalimin e Maran drejtuar futbollistëve pas triumfit ndaj Bjellorusisë, në momentin kur Shqipëria siguroi matematikisht ngjitjen në Ligën B.

“Çdokush që e do këtë fanellë, nuk mund të mos jetë krenar për ju”, ishte mesazhi i trajnerit për lojtarët e tij.

Një deklaratë që ka përcjellë emocionin e këtij suksesi dhe që është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Edhe “La Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar vëmendje këtij momenti, duke e vënë theksin te fjalët e trajnerit dhe krenaria për fanellën kuqezi.

Një vlerësim që tregon se vëmendja ndaj Maran nuk lidhet vetëm me rezultatet, por edhe me mënyrën se si ai ka krijuar një lidhje me skuadrën dhe përfaqësuesen shqiptare.

TRADITA E ISH-TRAJNERËVE TË BRESHIAS– Një tjetër detaj interesant i evidentuar nga mediat italiane është lidhja e Maran me një histori të mëparshme të sukseseve të trajnerëve italianë në krye të Shqipërisë.

Ai nuk është i pari ish-trajner i Breshias që arrin rezultate me Kombëtaren kuqezi.

Në vitin 2016, Xhani De Biazi udhëhoqi Shqipërinë drejt kualifikimit historik në Kampionatin Europian, ndërsa katër vite më parë Edi Reja arriti gjithashtu ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Tashmë, në këtë listë është shtuar edhe emri i Rolando Maran, i cili ka fituar vëmendjen e mediave në vendin e tij pas suksesit me kuqezinjtë.

Një fillim pozitiv për trajnerin italian, që pas ngjitjes në Ligën B synon ta çojë Shqipërinë drejt objektivave edhe më të mëdhenj në vazhdim.

 

 

 

Etiketa: Italimarantrajneri i Kombetaresvleresim

Lajme të lidhura

UEFA Development U15/ Shqipëria e nis me fitore, goli i Qirjazit vendos ndaj Irlandës së Veriut
Sport

UEFA Development U15/ Shqipëria e nis me fitore, goli i Qirjazit vendos ndaj Irlandës së Veriut

20:48 - 19/11/26
Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton datën, “Mbrëmja Gala Topi i Artë 2026” do të zhvillohet më 11 janar 2027
Sport

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton datën, “Mbrëmja Gala Topi i Artë 2026” do të zhvillohet më 11 janar 2027

18:37 - 19/11/26
Xherdan Shaqiri zbulon prapaskenat e festës me shqiponjë ndaj Serbisë në Botërorin 2018: Kishte shumë presion
Sport

Xherdan Shaqiri zbulon prapaskenat e festës me shqiponjë ndaj Serbisë në Botërorin 2018: Kishte shumë presion

17:39 - 19/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trajneri i Kombëtares/ Maran vlerësohet në Itali: Heroi i Shqipërisë, por nuk është i pari
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran vlerësohet në Itali: Heroi i Shqipërisë, por nuk është i pari

21:44 - 19/11/26

Arritja e Shqipërisë në Ligën B të Ligës së Kombeve nuk ka kaluar pa u vënë re edhe në Itali....

Lexo më shumë
Diaspora në Tiranë më 28 nëntor, qytetari: Ta bëjmë Nëntorin e Tretë

Diaspora në Tiranë më 28 nëntor, qytetari: Ta bëjmë Nëntorin e Tretë

21:23 - 19/11/26
Tensione te Kryeministria/ Policia shoqëron protestuesit, përshkallëzohet situata pas përplasjeve

Tensione te Kryeministria/ Policia shoqëron protestuesit, përshkallëzohet situata pas përplasjeve

21:20 - 19/11/26
Pas tensioneve dhe marshimit në Tiranë, protesta vijon e qetë para Kryeministrisë

Pas tensioneve dhe marshimit në Tiranë, protesta vijon e qetë para Kryeministrisë

21:13 - 19/11/26
Përplasje te Kryeministria/ Policia shtyn protestuesit dhe hedh spraj lotsjellës, një qytetar nuk ndihet mirë

Përplasje te Kryeministria/ Policia shtyn protestuesit dhe hedh spraj lotsjellës, një qytetar nuk ndihet mirë

21:00 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com